PROFIL/ Valdrin Pjetri e nisi karrierën në kohën e Berishës, ishte i pajisur me certifikatë sigurie

Valdrin Pjetri si kandidat i Partisë Socialiste të Shkodrës nuk ishte një zgjedhje e rastësishme. Pjetri ka një karrierë të gjatë ku ka mbajtur poste të rëndësishme në administratën shtetërore.

Ai e ka nisur karrierën që në kohën e qeverisë Berisha në vitin 2010 deri në vitin 2014 kur ka mbajtur detyrën e Administratorit të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (ligji Anti Mafia dhe Financim Terrorizmi)

Në maj të 2018 ai mori postin e kreut të Hipotekave, deri kur ky institucion u shkri në fillim të këtij viti, për t’iu bashkuar Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Pak para zgjedhjeve të këtij viti u emërua prefekt i Qarkut të Shkodrës.

Më herët Valdrin Pjetri ka shërbyer në disa pozicione drejtuese në Ministrinë e Brendshme dhe në Ministrinë e Mbrojtjes, pozicione të cilat të pajisin edhe me një certifikatë sigurie (CSP).

*CSP, është dokumenti zyrtar i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ose i një autoriteti kompetent të sigurisë së një vendi tjetër i cili vërteton nga pikëpamja e sigurisë se një   individ i plotëson kushtet e përcaktuara për njohjen, ruajtjen, administrimin dhe transferimin e informacionit të klasifikuar*

Pra që do të thotë që në momentin e pajisjes më CSP do duhet të ishte kontrolluar edhe historiku i jetës së tij jashtë vendit për t'u evidentuar shkeljet ligjore në shtetin italian.

Karriera e plotë e Valdrin Pjetrit

Nga viti 2010 deri 2014 ka mbajtur detyrën e administratorit të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara në kuadër të ligjit antimafia. Më pas mori detyrën e drejtorit në Drejtorinë e Pronave në Ministrinë e Mbrojtjes.

Ai ka mbajtur edhe pozicionin e kryetarit të Komisionit të Demontimit të Municioneve po në këtë Ministri. Në 2015 u emëruar drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve Mbështetëse në Ministrinë e Mbrojtjes.

Sa i takon formimit profesional, Valdrin Pjetri ka përfunduar studimet për Financë në Fakultetin Ekonomik të Tiranës.

Nga 2012 deri në 2014 ka punuar si pedagog i jashtëm në Universitetin Europian të Tiranës. Pjetri gëzon një diplomë “Kursi i Lartë i Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare” dhe certifikatën “Për Drejtim Strategjik” lëshuar nga Britania e Madhe. Ai është i certifikuar edhe si auditues i brendshëm dhe zotëron gjuhët e huaja anglisht dhe italisht.

Llogaria e Valdrin Pjetrit me shtetin italian

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi publikoi dje disa dokumente sipas tij kartela e nxjerrë nga kuestura e Firences, që tregon se kryebashkiaku i Shkodrës Valdrin Pjetri ka qenë dënuar në Itali me 18 muaj burg dhe një mijë euro gjobë për shpërndarje droge.

Sipas këtyre dokumenteve Pjetri e ka pranuar krimin pas arrestimit në 27 janar 2003 dhe është dëbuar. PD thotë se për shkak të marrëveshjes së pranimit të fajësisë, gjykata urdhëroi pezullimin e dënimit, por në fakt sipas drejtësisë italiane kur dënimi është poshtë dy viteve dhe për herë të parë pezullohet.

Pra kjo do të thotë se Valdrin Pjetri e ka paguar llogarinë me shtetin italian dhe nuk rezulton i shpallur në kërkim. Dënimi që ai ka marrë nuk rezulton as në dëshminë e penalitetit në Itali, vendim ky i marrë nga Gjykata italiane.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 15/08/2019 01:13

    Do te thote se koha e plakut Dobic nga Tropoja Berisha e company nuk kishte kontroll nga asnje gjykate apo institucion qe ta pengonte Berishen e super/ndershem qe ta pajtonte Valdrinin ne punera te ndryshme ,dhe sot nuk e degjojme demokratin komunist berisha te flase or te hape jajme ne digitalin Berisha Lulushi kapet me Edin Kur u punesua Valdrini ne qeverine e asaj kohe te arte ishte edhe Lulushi ne detyra te ndryshme ,po si vejme faj Lulushit se merrej me Rrugen e Arbrit qe kurre sa u fillua dhe su mbarua ,Por 25- miliona dollare humben si kripa ne det ,Lulushi doli i lare atehere kur gjeli bente veze me urdher te Berishes gjykata e fameshme qe sot asnje nga ato bashibozuke nuk marrin pjese me se dolen milionere dhe nuk justifikojne Fitimet ,Por Lulushi doli i LARE DHE I SHPLARE ,Por sot SPAK E KA Lulushin tek pragu i pari or i dyti or i treti I pari o Sala o Iliri ,Lulushi i treti me lule mbreti GOOD LUCK

    Përgjigju
  • redi: 14/08/2019 14:08

    Sipas karrieres qe ka ndjekur Valdin Pjetri ,eshte mbrojtur nga politika qe sot e sulmon me te drejte .A jane kthyer partite politike shqiptare ne cifl8gje te kryetareve te tyre ,duke mos zbatuar zgjedhje demokratike te zyrtareve te tyre.Rama po gabon ne shume raste me figura qe i kane ngel ne dore. PS eshte partia me demokratike ne keto 30 vjet demokratur, dhe nuk i takon kjo situate politike ku kryetari nuk i pyet forumet per te zgjedhurit e saj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Vranësira dhe reshje shiu pasdite, parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe reshje shiu pasdite, parashikimi i motit për sot