Program për fëmijët të njohin rregullat e sigurisë rrugore, Balluku: Do rrisim qytetarë të kujdesshëm

Program për fëmijët të njohin rregullat e sigurisë rrugore, Balluku: Do rrisim qytetarë të kujdesshëm

“Këndi lëvizës i Trafikut”, është projekti i organizuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, në kuadër rritjes së sigurisë rrugore. Kjo nisëm ka për qëllim edukimin dhe nxitjen e fëmijëve për të pasuruar njohuritë lidhur me rregullat e trafikut rrugor. Ku projekt u prezantua në shkollën “Konferenca e Pezës” në Tiranë, ku e pranishme ishte Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Ajo theksoi rëndësinë që fëmijët të njohin   rregullat e qarkullimit rrugor dhe respektimi i tyre që në vogëli, ndërsa shtoi se kjo nisëm do të prezantohet dhe në shkollat e tjera të Tiranës, por edhe të Shqipërisë.

'Viti 2020 është shpallur viti i sigurisë rrugore dhe ne zgjodhëm shkollën “Konferenca e Pezës” për të ndarë me fëmijët të gjitha rregullat e trafikut rrugor. Duke mësuar fëmijët që në moshën e hershme me rregullat e trafikut rrugor, me ndjeshmërinë e tyre për sa i përket gjithçkaje që ndodh në rrugët e vendit, ne do të rrisim qytetarë më të mirë, qytetarë që nesër nuk do të bëjnë aksidente në rrugët e Shqipërisë, qytetarë që do të jenë të kujdesshëm kur kalojnë në semafor, apo qytetarë që do rrisin fëmijë edhe më të mirë nga këta që ne po rrisim sot. Stafi pedagogjik i shkollës “Konferenca e Pezës” është një staf i shkëlqyer dhe shumë mbështetës për sa i përket këtij projekti kaq të rëndësishëm për sigurinë rrugore. Fëmijët janë shumë të interesuar dhe ndoshta klasa të tilla, jashtë shkollore, mund të zhvillohen dhe në ditët në vazhdim. Ne jemi të kënaqur nga pjesëmarrja, fëmijët ishin entuziastë, kanë kërkuar që të kenë informacione dhe më tepër për sa i përket trafikut rrugor, akseve rrugore në Republikën e  Shqipërisë, por sigurisht dhe sigurisë rrugore e cila është çështje kryesore të cilën ne po trajtojmë në të gjitha shkollat e Tiranës”, nënvizoi Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, falënderoi Bashkinë e Tiranës për mbështetjen e dhënë në këtë nismë, si dhe partnerët e tjerë, Kryqi i Kuq dhe Auto Club Albania. Projekti i Sigurisë Rrugore, “Këndi lëvizës i Trafikut”,  është zhvilluar më herët edhe në 5 shkolla të tjera të Tiranës ndërsa pjesë e tij janë bërë afro 600 fëmijë të grupmoshës 8 - 12 vjeç.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Me kërkesë të Rithemelimit, mblidhet sot Sekretariati i Etikës: Anuloni votimin e 7 marsit, ligjet u kaluan pa kuorum

Me kërkesë të Rithemelimit, mblidhet sot Sekretariati i Etikës: Anuloni votimin e 7 marsit, ligjet u kaluan pa kuorum