Programi i qeverisë nesër në
Kuvend, PD kundër:Duam kohë

Programi i qeverisë nesër në<br />Kuvend, PD kundër:Duam kohë
TIRANE - Nisin përplasjet e para mazhorancë - opozitë që në seancën e dytë të sesionit të ri parlamentar. Partia Demokratike nuk pranon që nesër të nisë diskutimi në Kuvend i programit të qeverisjes Rama.

Pas mbledhjes së parë të konferencës së kryetarëve për Parlamentin e ri, të dretjuar nga Ilir Meta  kryetari i grupit të PD-së Edi Paloka deklaron se nuk është rënë dakord me kreun e grupit të PS-së Gramoz Ruçi për kohën e shqyrtimit të programit.

Edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha pas mbledhjes së grupit PD e quajti të papranueshme dhe akuzoi mazhorancën e re se po kërkon tìi mohojnë opozitës një të drejtë minimale.

“Sot zhvilluam mbjedhjen e parë të konferencës së kryetarëve, për të diskutuar çështjen thelbësore që është paraqitja e programit të qeverisë dhe debatet që do të bëhen mbi këtë program. Dua të informoj se në këtë mbledhje Ruçi këmbënguli që debati të zhvillohet që nesër, pra paraqitja e programit të qeverisjes të zhvillohet që nesër.  Unë duke pasur parasysh rregulloren dhe precedentët i kërkova që Grupit PD t’i jepet një kohë më e gjatë të njihet me programin, pasi ne nuk kemi ende në dorë programin e qeverisë të përgatitemi e të zhvillojmë debatin më të rëndësishëm për një Parlament. Në këtë mënyrë të gjithë qytetarët të njihen me qëndrimet e të gjithë palëve lidhur me atë që është momenti më i rëndësishëm. Ruçi në mënyrë më absolute dhe me arrogancë të plotë deklaroi që nuk është në tagrin e PD dhe të askujt për të vendosur se kur do të bëhet debati. Eshtë në tagrin e kryetarit të Parlamentit dhe Presidentit. Ju kemi thirrur vetëm për të vendosur orarin- denoncoi sot në mesditë Paloka duke shtuar se "Këto janë metova të vjetra pavarësisht se sot u fol për tolerancë. Cdo gjë që u paraqit sot ishte e vjetër”.

Paloka shtoi se kishte informuar grupin në lidhje me çka ishte diskutuar edhe në konferencën e kryetarëve. Duke e cilësuar të papranueshme dhe arrogante sjelljen e kreut të grupit parlamentar të PS-së, Paloka u shpreh se PD ishte gati të merrte vendime ekstreme nëse nuk do të ndryshonte qëndrim.
 
“Informova grupin. U diskutua çështja dhe vendimet. Si do të reagojmë, vendimi do të merret në vazhdim. Mund të ketë prapë takime. Do i bëj të qartë vendimin e grupit që është e papranueshme një gjë e tillë dhe nëse Ruçi do të vazhdojë me qëndrimin e  tij arrogant, jemi gati të marrim edhe vendimin më ekstrem.” Tha Olldashi duke përsëritur edhe një herë çfarë i kishte thënë kryetari i grupit Parlamentar i PS-së në mbledhjen e Konferencës së kryetarëve.

“E tha copë nuk ju kemi thirrur për t'ju pyetur, jeni këtu për të caktuar orarin. Nëse do vazhdohet kështu jemi gati të marrim edhe vendimin më esktrem”- mbylli fjalën e tij  Paloka.

BASHA: META T'I MBAJE PREMTIMET QE SAPO THA
Menjëherë pas tij edhe Basha e quajti të papranueshme dhe akuzoi mazhorancën e re se po kërkon ti mohojnë opozitës një të drejtë minimale.

“Akoma pa u përmbyllur procedura e konstituimit të Parlamentit, qytetarët dhe opozita e tyre në Parlament po përballen me një kulturë të vjetër komunikimi, tentativë për të shkelur parimet e sapopremtuara të transparencës ndaj qytetarëve.
Duke filluar në shkeljen e debatit fillestar, atë të konstitumit të qeverisë. Kjo është mazhoranca e cila në opozitë ka kërkuar dhe ka marrë deri në 10 ditë kohë për ligje të thjeshta, sot i mohon qytetarëve për të dëgjuar një debat dhe rrahje mendimesh.  Nuk ka asnjë shpjegim tjetër sesi në mënyrën më absurde ata që kanë marrë vendime shumë më të thjeshta sot janë të pagatshëm dhe i mohojnë opozitës kohën më minimale që ka qenë praktikë për çdo Legjislaturë për tu njohur me programin qeverisës. “

Ai i bëri thirrje Metës t'i qëndrojë besnik premtimeve që dha në Kuvend seancën e sotme pas betimit të tij si krytar i Kuvendit.
 
“I bëj thirrje kryetarit Ilir Meta t’i qëndrojë besnik fjalëve që dha në Kuvend dhe të rivendosë nëse jo një standard të ri të përmirësuar sikundër premtoi.Të paktën standardin e zbatuar deri tani duke i dhënë kohën e nevojshme Parlamentit dhe opozitës për t’u njohur me programin. Kjo situatë është e papranueshme dhe do të marrim të gjitha masat që na takon si përfaqësuese e denjë në Kuvendin e Shqipërisë”- tha Basha. 

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të dënuarit në Vlorë peticion deputetëve të Kuvendit: Miratoni amnistinë penale

Të dënuarit në Vlorë peticion deputetëve të Kuvendit: Miratoni amnistinë penale