Progres-raporti i KE/ Rama: I vetmi udhërrëfyes për ne, gjykuesi më i drejtë dhe i paanshëm! Bllokimet nga vendet e BE, për politikë! Soreca: Duhet përparim në çështjen e vettingut dhe lirinë e fjalës

TIRANË-Dukej si një 'Deja Vu' konferenca për shtyp e Kryeministrit Rama dhe ambasadorit të Bashkimit Europian në vendin tonë Luigi Soreca. Për të disatin raport progresi radhazi Komisioni Europian thotë thuajse të njëjtat fjalë për Shqipërinë duke konkluduar se duhen hapur sa më parë negociatat me Shqipërinë por problemet e brendshme të vendeve anëtare e pengojnë këtë.

Të njëjtën gjë theksoi edhe Rama në komunikimin e tij me mediat, teksa nuk harroi të nënvizonte serish se pavarësisht faktit nëse hapen apo jo negociatat Shqipëria do të vijojë rrugëtimin e saj drejt zhvillimit pasi detyrimin e Shqipërisë evropiane ia kemi brezave të rinj.

Rama tha e KE është partneri më i drejtë dhe më i paanshëm në gjykimin dhe vlerësimin e progresit të vendeve dhe çdo bllokim që vjen nga vendet e BE është vetëm për politikë.

Në të njëjtën linjë ishte edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca. Ai tha se  raporti konfirmoi edhe një herë se Shqipëri ai ka plotësuar të gjitha kushtet dhe se konferenca e parë ndërqeveritare duhet të mbahet brenda vitit. Ai tha se vendi ka bërë përparim me luftën ndaj korrupsionit dhe reformën në drejtësi, por ka ende punë për të bërë me procesin e vettingut dhe shtyrjen e aftit të tij si dhe me lirinë e shprehjes së lirë.

Një ditë më parë Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi tha se Shqipëria i ka përmbushur kushtet për të hyrë në BE. Komisioneri ka theksuar se Shqipëria ka arritur rezultate të dukshme me reformat.

Report Tv publikoi dje progres raportin për Shqipërinë, ku edhe në këtë raport KE rekomandon hapjen e  negociatave për Shqipërinë, pasi i ka plotësuar kushtet. Reforma administrative territoriale është një tjetër pikë e prekur në Raport ku theksohet se duhet të vijojë decentralizimi i pushtetit lokal dhe të bëhet më shumë për autonominë dhe financat e bashkive. KE thotë se Shqipëria ka shënuar përparim në forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe ka bërë përparim të mirë në luftën kundër krimit të organizuar, duke shënuar rezultate të mira në këtë drejtim.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:20
Agjencia për median, Rama-organizatave: Keni mbushur botën me alarme, më sillni një argument që vlen dhe do ta shkrij

 

Kryeministri Rama ka sfiduar disa organizata që kanë alarmuar institucionet ndërkombëtare për krijimin e Agjencisë për Media dhe Informim. Rama i ftoi për bisedë dhe tha se nëse ata gjejnë një argument të qenësishëm kundër ai do të marrë vendimin për shkrirjen e kësaj agjencie.

"A e dini ju çfarë është Agjencia? Modestisht mendoj se nuk e keni idenë se për çfarë flisni kur ngrini këtë shqetësim. Jam i gatshëm t'ju pres të 6 organizatat tuaja dhe ju të pyesni e ne t'ju llogari. Në fund do të kuptoni se kjo Agjenci është krejtësisht e kundërta nga ajo që ku mendoni. Është një mekanizëm për të garantuar transparencën maksimale në raport me ju. Nëse ju hasni një problem në një institucion dhe të merrni informacionin e duhur t'i drejtoheni këtij institucioni dhe ai t'ju ndihmojë.  Tjetra që dua t'ju them është se përpara se të flisni shqipen me qeverinë tuaj mbushni të huajt me alarme në anglisht.  Mbasi ju të sillni një fakt, një shembull, një arsye që bën sens Agjencia do të shkrihet. Në të kundërt ju duhet t'i shkruani të gjithë njerëzve që keni alarmuar që 'na falni por e kishim'", tha Kryeministri.

Ora 10:12
3 kërkesat për të ndryshuar kushtetutën nga PD, Soreca: Kuvendi është foltorja ku do të zhvillohet dialogu e negociatat

Ambasadori i BE-së inkurajon dialogun mes palëve politike në vend, sa i përket tre propozimeve të PD-së për ndryshime kushtetuese.

‘Kemi vijuar të përmendim dialogun dhe konsensusin politik. Kuvendi është Foltorja ku bëhen diskutimet, dialogu dhe negociatat duhet të ndodhin. Ne inkurajomë të dyja palët të ulen në tryezë e të diskutojnë temat që janë për diskutimi. Nëse do të na kërkohet për asistencë do të shohim nëse kjo gjë është e mundshme dhe do ndihmojmë në spekterin politik siç kemi bërë gjithmonë.’- tha Soreca.

Ora 10:06
Rama: Jam krenar për patronazhistët, pa ta do ishim kthyer në një 'Foltore' dhe jo forcë fituese

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar edhe një herë punë e patronazhistëve duke u shprehur krenar për ta, edhe pse në progres raportin e KE kishte shqetësim për përdorimin e të dhënave personale. Rama tha se në bazën e të dhënave të PS nuk ka të dhëna personale që dëmton qytetarët, megjithatë ai tha se çështja po hetohet. Ai tha se falë patronazhistëve PS doli forcë fituese në të kundër do të ishte kthyer në një 'foltore'.

"Unë jo jam krenar për patronazhistët, por jam edhe më krenar pasi pa ta nuk do të ishim  një forcë e pathyeshme por do të ishim një foltore. Raporti flet për pretendime që po hetohen dhe as për patronazhistë dhe as për socialistë. Ne nuk kemi pasur në bazën tonë të të dhënave numrin e kartës pasi nuk na duhen por këto çështje le të hetohen deri në fund nuk ka problem.  Do kishim marrë jo 74 por 77 nëse shumë nga ata që na votuan nuk do ishin ngatërruar në fletën e votimit", tha Rama.

Ora 09:58
Kritikat për lirinë e medias/ Rama: S'jam dakord, liria e shpifjes këtu është në nivelet më të larta! Por do përshtatem

 

Për Kryeministrin Rama kritikat për lirinë e medias në progres raportin e Komisionit Europian nuk qëndron.

"Lidhur me lirinë e medias është një mundësi shumë e mirë për t'ju thënë se si ne duhet të adoptohemi në përpjekjen për tu bërë pjesë e kësaj familjeje. Unë nuk jam dakord me atë që thotë raporti që liria e mediat është në pikëpyetje. Nëse ka një vend ku mund të thuash çfarë të duash dhe s'të hyn gjemb në këmbë është Shqipëria. Pavarësisht që unë s'jam dakord përgjegjësia ime është se në këtë familje ka disa koncepte dhe mënyra të të parit të gjërave që ne duhet t'i bëjmë tonat. Unë këtë e kam filluar nga vetja. Unë te ai raporti nuk kam asnjë gisht, bashkë ne me gazetarët s'kemi pasur asnjë problem. Këtë 'Antishpifjen' ne nuk e kemi çuar përpara, se kuptoj pse shfaqet si problem. Liria e shpifjes këtu është në nivelet më të larta të mundshme.  A është kjo liri e medias? Për mua jo por do të adaptohemi", tha Rama në konferencën për shtyp me ambasadorin Soreca.

Ora 09:49
Soreca: Shqipëria ka përmbushur kushtet, konferenca ndërqeveritare të mbahet brenda 2021! Duhet të përparoni me vettingun dhe zgjatjen e afatit të tij

Ambasadori i BE, Luigi Soreca  tha se raporti konfirmoi edhe një herë se Shqipëri ai ka plotësuar të gjitha kushtet dhe se konferenca e parë ndërqeveritare duhet të mbahet brenda vitit 2021. Ai tha se vendi ka bërë përparim me luftën ndaj korrupsionit dhe reformën në drejtësi, por ka ende punë për të bërë me procesin e vettingut dhe shtyrjen e aftit të tij si dhe me lirinë e shprehjes së lirë.

"Vlerësimi është i drejtë i situatës në Shqipëri në lidhje me rrugëtimin e saj drejt BE, ia dhanë meritat aty ku i takojnë dhe i janë bërë kritika aty ku kërkohet më shumë vëmendje. Në raport thuhet se pavarësisht sfidave, Shqipëria ka vijuar me përparimet për reformat e prekshme. Shqipëria i ka përmbushur kushtet dhe Konferenca e parë ndërqeveritare duhet të mblidhet para fundit të vitit, po bëhet punë intensive me drejtuesit e BE.

Në fushën e studimit të ligjit ka pasur rezultate konkrete me reformën në drejtësi dhe Shqipëria ka bërë përparim në luftën kundër korrupsionit. Liria e fjalës, sulmet verbale dhe fushata baltosje kundër gazetarëve nuk duhet të vijojnë dhe duhet bërë më shumë për pavarësinë e rregullatorit të medias. Vetë-rregullimi i mediave online duhet të sigurohet dhe qeveria duhet të angazhohet për të siguruara ndryshimet të mundshme për rregullimin e mediat në përputhje me Komisionin e Venecias. Fusha kyçe ku priten përparime janë procesi i vettingut dhe zgjatja e tij dhe lufta kundër krimin e korrupsionit pasi së pari janë në interesin strategjik të qytetarëve", tha Soreca.

Ora 09:47
Propozimet e PD-së për ndryshimet kushtetuese, Rama: Jam i hapur për diskutime drejtpërdrejt, duam t'i japim një shans të plotë dialogut

Kryeministri Edi Rama thotë se është i hapur për të diskutuar me opozitën për tre amendamentet që synojnë ndryshimet e kushtetuese. të cilat i ka propozuar një ditë më parë Partia Demokratike, ku është fokusuar për vettingun e politikanëve, reformën territoriale dhe reformën zgjedhore.

‘Nuk është etikë të komentoj këtu këto propozime, duke pasur parasysh se kemi dhënë disponim total për t’i diskutuar në mënyrë serioze në procesin e dialogu që duhet të ushqehet me vullnet të mirë mes palëve. Nuk dua të jap opinione para se ti jap këtij dialogu një shans real dhe të kemi fuqi që t’i ballafaqojmë . Cilësia e një bashkëjetese, në çdo instancë nuk përcaktohet nga sa shpesh biem dakord por nga mënyra se si nuk biem dakord. Tjetër është të mos biesh dakord duke u ushqyer me frymë konstruktive ndërveprimin dhe tjetër duke u kapur për flokësh. Dëshiroj që t’i japim një shans të plotë dialogut. Opozita ka bërë 3 propozime, ne kemi detyrën që t’u japim mundësinë këtyre diskutimeve pa dëmtuar këtë proces diskutimi duke dhënë paraprakisht opinione përfundimtare. Jemi gati, por t’i diskutojmë drejtpërdrejt, jo me pasqyra.’- tha Rama.

Partia Demokratike do të depozitojë sot në Kuvend, tre amendamentet që synojnë ndryshimet në kushtetutë që përfshijnë një reformë të re zgjedhore dhe territoriale, si edhe vettingun e politikanëve. PD e nis fillimisht me propozimin për ndryshim të pikës 3 të nenit 45 që në thelb e vë theksin te vettingu i politikanëve. PD propozon që të përjashtohen nga e drejta e për t’u zgjedhur shtetasit që janë dënuar me burgim, me vendim përfundimtar të formës së prerë, për kryerjen e një krimi, ose shtetasit që kanë kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar, ose pasuri të pajustifikuar ligjërisht, sipas rregullave të përcaktuara me ligj të miratuar me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm i propozuar nga PD është ai që zhbën ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut 2020. Lulzim Basha me propozimet për ndryshime në pikën 1 të nenit 68 ka vendosur koalicionet në Kushtetutë duke 'marrë mësim' nga ajo që i ndodhi në zgjedhjet e kaluara; "Kandidatët për deputetë mund të paraqiten vetëm nga partitë politike, nga koalicionet e partive, si dhe nga zgjedhësit”, thuhet në propozim.

Partia Demokratike gjithashtu rikthen hartën e vjetër territoriale pasi në ndryshimet në nenin 108 të Kushtetutës thotë se "Komuna dhe bashkia janë njësi bazë të qeverisjes vendore. Komunat përfshijnë vetëm territore rurale, ndërsa bashkitë përfshijnë kryesisht territore urbane dhe vetëm pjesërisht territore rurale. Ato kryejnë të gjitha detyrat vetëqeverisëse, me përjashtim të atyre që me ligj u jepen njësive të tjera të qeverisjes vendore”.

Ora 09:34
Rama: Na i hapin apo jo negociatat ata që s'duan ne nuk ndalemi, Europën e ndërtojmë në vendin këtu

 

Duke nënvizuar për të disatën herë se raporti i progresit është dokument udhërrëfyes, ndërsa të gjitha të tjerat janë pa asnjë lloj vlerë, pasi grupe të ndryshme bëjnë deklarata që janë të lidhura me çfarë hallesh kanë ata në vendin e tyre dhe nuk krahasohen me objektivitetin e Komisionit Europian, Kryeministri Rama nënvizioi se Shquipëria do të ecë përpara pavarësisht hapet apo jo negociatat.

"Dua të them se së pari raporti e vulos objektivisht se Shqipëria vjen nga një proces zgjedhor i padiskutueshëm në pikëpamje të integritetit dhe të përputhjes me standardet dhe rekomandimet e OSBE-ODIHR. Ka ecur me reformat e shtetrrethimit dhe të konsolidimit të proceseve demokratike. Reforma në administratën publike përsëri referohet si një proces që përparon, ashtu edhe për luftën kundër krimit të organizuar. Të drejtat e njeriut rikonfirmohen si vlera më e madhe. Barazia gjinore vlerësohet. Përpjekjet tona për ta përafruar kuadrin legjislativ me BE-në vihen re dhe vlerësohen. Progresi për një ekonomi funksionale tregu është evident. Këto janë disa nga pikat kyçe. Raporti i Progresit nuk është thjesht një dokument që bën vlerësime pozitive por edhe që nxjerr në pah sfidat dhe problemet që duhen adresuar. Shqipëria nuk është sot një vend që mund të bëhet sot anëtare me të drejta të plota të Bashkimit Europian edhe sikur të donin ata që nuk duan. Në mbyllje dua të them që ne nuk do të ndalojmë me përpjekjet tona në bazë nëse hapen po jo negociatat. Ne e bëjmë për fëmijët tanë që të jetojnë në një vend me të njëjtën cilësi si në Bashkimin Europian.

Ora 09:31
Rama: Raporti i progresit udhërrëfyes për ne! KE është gjykuesi më i drejtë dhe i paanshëm, bllokimet nga vendet e BE, për politikë

Kryeministri Edi Rama tha se Ke rikonfirmoi edhe një herë se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet për nisjen e negociatave dhe se ky raport është një udhërrëfyes për Shqipërinë. Rama tha e KE është partneri më i drejtë dhe më i paanshëm në gjykimin dhe vlerësimin e progresit të vendeve dhe çdo bllokim që vjen nga vendet e BE është vetëm për polikë.

 "Raporti i KE është një tjetër në një vrazhdë të disa të tjerëve tani më, ku KE rikonfirmon edhe njëherë që Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për të nisur formalisht negociatat dhe për të ndërmarrë diskutimin e anëtarësimit. Dua të theksoj se ne gjejmë te KE një partner të drejtë dhe të paanshëm, një partner rigoroz që e vlerëson progresin duke u bazuar në hulumtimin e fakteve në terren dhe për këtë arsye do e përsëris edhe sot nuk ka në asnjë kryeqytet të vendeve anëtarë një strukturë e ngjashme apo që të mund të konkurrojë për nga cilësua e hulumtimi dhe për nga drejtësia e gjykimin delegacionin e KE dhe të BE këtu në vendin tonë. Kur dëgjojmë pranë ditëve të vendimmarrjes të një vendit të BE se prit kështu e ashtu kjo është polikë. Raporti i Progresit është për ne udhërrëfyes", tha Rama.

Ora 09:30
Nikolla takim me Sorecen, i dorëzoi Progres-Raportin e KE për Shqipërinë: Gati për mbajtjen e Tryezës së Parë Ndërqeveritare brenda vitit

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti Ambasadorin e BE-së, z. Luigi Soreca, i cili i dorëzoi Progres-Raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë.

Progres Raporti përmban vlerësime pozitive, konfirmon se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe rekomandimet e Komisionit dhe Këshillit Evropian dhe është gati për mbajtjen e Tryezës së Parë Ndërqeveritare brenda vitit 2021.

“Progres Raporti dhe vlerësimet pozitive që përmban si edhe rekomandimi për mbajtjen e Tryezës së Parë Ndërqeveritare brenda vitit 2021 janë të merituara nga Shqipëria. Për integrimin evropian punohet përditë dhe reformat integruese u shërbejnë qytetarëve shqiptarë. Kuvendi do të intensifikojë punën për plotësimin me sukses të të gjitha kushteve dhe do të garantojë legjitimitetin demokratik të procesit të integrimit evropian.”, nënvizoi Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 21/10/2021 03:53

    EDHE TI I RAMA NJESOJ SI PD PO SILLESH...PO VJEDH SA MUNDAESH..TURP..POPULLI KA MARRE RRUGET E BOTES PER SHKAKUN TUAJ...MALLKUAR QOFSHI...

    Përgjigju
  • Tosi: 20/10/2021 13:31

    Ketu, ne Shqiperi, korrupsioni dhe parazitizmi jane ulur kembekryq! Ndarsa fajin e ka veshur si qyrk SPAK dhe e kerkon ne drejtim te paditur. Nje ambasador, demek prej BE-je, i duhet te shprendaje nje raport, ne vend ta dergoje ne rruge zyrtare, me poste. Ben foto e qesendi. Cfare surealizmi makaber.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor