Rreth 1 miliard lekë më shumë se vitin e kaluar, pritet të jetë buxheti për universitetet publike në vend, pa përfshirë këtu rritjen prej 7% për pagat e pedagogëve.
‘Është rritje në sensin pozitiv të fjalës, sepse më shumë jemi mësuar me ulje sesa me rritje, por për ne konsiderohet e pamjaftueshme.’- tha rektori Artan Hoxha.
Rektori i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha, por dhe rektorët e universiteteve të tjera në komisionin e edukimit u shprehën të pakënaqur me buxhetin e arsimit të lartë duke përmendur punët e parealizuara nga mosalokimi i fondeve.
‘Ka shumë vite që flitet për kampusin e Tiranës, sot është pa një kampus universitar. E projektojmë një herë, dy apo tre here, por nuk ka buxhet të parashikuar për fillimin e punës.’-tha rektori i UT, Artan Hoxha.
‘Unë kam kampus, por e bukura është se atë kampus nuk e përdorin vetëm studentët e rinj , atë kampus e përdor gjithë lagjia , por koston për pastrim, kostot për rrugët e brendshme, për plehrat, ujërat e zeza i paguaj unë vetë me të ardhurat e studentëve.’ - tha rektori i UBT, Fatbardh Sallaku.
‘Ne kemi dy godina jashtë funksionit nga tërmeti. Kjo humbja e kohës u kushton studentëve që ndonjëherë duhet të ulen dhe në shkallë se s’kanë vend tamam për t’u ulur në banka.’- u shpreh Arben Gjata, rektor në Universitetin e Mjekësisë.
Diskutime pati edhe për rriten me 8% e pagës së stafit akademik nga financat e vetë universiteteve, gjë që sipas rektorëve është e vështirë të realizohet.
‘VKM e fundit na obligon për shtimin 8% të pagesë që është normalisht nga të ardhurat. Unë jam ajo kategori rektori që them që edhe unë dua t’ua shtoj pagën mbi 30% . Në qoftë se do bëhet kjo ndarja 8% për të gjithë, unë kam programe që I km pa student, ose me 5 student, ose me 10 student , i bie të marrin 0 nga kontributi i këtyre.’- tha Sallaku, rektor i UBT.
Në total, është parashikuar që për universitetet të jenë në dispozicion 10.4 miliard lekë.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
11.4%
-
Të gabuar
83.8%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 3165
Lajme të tjera
-
Artan Hoxha (presidenti) i shkon poshtë ballkonit Berishës: Lironi Sali Berishën se nuk mban më, duhet të ngrihen gjithë shqiptarët
11 Prill, 11:10
-
Sterilizimi/ Dërgohet për gjykim Beqaj, ish-zv.ministri Rrjepaj, biznesmeni Rrapaj e 6 të tjerë! Ja shkeljet në koncesionin me vlerë 100 mln euro! SPAK: S’u realizuan kushtet e kontratës
30 Mars, 10:11
-
Akademia e Shkencave bën bilancin e 2023, prezanton projektet e këtij viti: Premton të forcojë rolin e saj në arsim, kërkon më shumë vëmendje nga politika
23 Shkurt, 19:53
-
'Honoris Causa' Guvernatorit të Sardenjas/ Media Italiane: Vijojnë hetimet për Arben Gjatën! Reagon rektori i Mjekësisë: Këtë person nuk e kam takuar kurrë
18 Janar, 15:47
-
Si do të rishpërndahet buxheti, institucionet që u hiqen dhe ato që u shtohen fondet
20 Dhjetor 2023, 07:21
-
Hyn në fuqi akti normativ/ 1.4 mld lekë për shpërblimin e shtresave në nevojë për fundvit! Jepen 2 mld lekë për 60 bashki për të larë borxhet
18 Dhjetor 2023, 16:59
-
Rishikohet buxheti/ Bonus 5- 10 mijë lekë shtresave në nevojë! Administrata që punoi për integrimin, merr pagë të 13-të! Qeveria jep 2 mld lekë për bashkitë për të shlyer borxhet
14 Dhjetor 2023, 12:50
-
Marrëveshje bashkëpunimi mes Universitetit të Tiranës dhe Credins bank
13 Nëntor 2023, 09:13
-
Studentët e Mjekësisë rikthehen pas 4-javësh në auditore: Morëm garanci nga rektori, do na mbështesë deri daljen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese
30 Tetor 2023, 08:40
-
Hyn në fuqi akti normativ për ndryshimin e buxhetit 2023! Të ardhurat parashikohet të arrijnë 650 mld lekë! Për rindërtimin 12 mld lekë
23 Tetor 2023, 22:55
-
Studentët e mjekësisë letër rektorit të Universitetit: Asnjë kontratë pa vendosur Kushtetuesja, pedagogët të ndalin presionin
20 Tetor 2023, 13:56
-
Ndryshon buxheti 2023, rishpërndahen 46 mld lekë! Për rindërtimin 12 mld lekë, fermerët përfitojnë 1.8 mld lekë për naftën dhe skemat mbështetëse
18 Tetor 2023, 11:50
A e mbajtet gojen mbyllur kur u ngriten pedagoget? Turp t'ju vije.
Përgjigju