Jo vetëm Kukësi e Vlora, edhe Korça me aeroport pas 94 vitesh, kushton 25 milionë euro

Jo vetëm Kukësi e Vlora, edhe Korça me aeroport pas 94 vitesh, kushton 25 milionë euro

Plan-projekti për aeroportin e Korçës

Projekti për ndërtimin e aeroportit të Lumalasit kap një vlerë investimi 25 milionë euro, dhe pritet t’i “rikthejë’ Korçës aeroportin pas 94 vitesh. Me financimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe pas kërkesës së këshillit bashkiak të Korçës, tashmë ka përfunduar studimi i fizibilitetit për këtë projekt strategjik për gjithë rajonin e Korçës.

Në kuadër të konsultimeve që janë kryer mes pushtetit qendror dhe atij vendor, parashikohet që ky projekt madhor të realizohet hap pas hapi, pa pasur paraprakisht nevojë për investime të mëdha. Fillimisht ai do të funksionojë për uljen e avionëve të vegjël turistik, për aviacionin e përgjithshëm dhe më pas synohet vendosja e tij në eficencë si një aeroport low cost me linja ndërkombëtare.

Aktorët e angazhuar për ndërtimin e këtij projekti synojnë që fillimisht përmes vënies së tij në funksion për uljen e avionëve të vegjël turistik apo për aviacionin e përgjithshëm të sigurojnë të ardhura që do investohen më pas drejtpërdrejt për zgjerimin e këtij projekti.

Ndërtimi i aeroportit të Lumalasit në Korçë, është një projekt me një ndikim të konsiderueshëm në zhvillimin e turizmit në këtë rajon.

Pas 94 vitesh, tashmë Korça do të ketë sërish një aeroport funksional. Nga viti 1924-1944, Korça kishte aeroportin e vetë funksional, i cili përdorej kryesisht për transportin e brendshëm ajror dhe që siguronte lidhje me Tiranën, Peshkopinë, Shkodrën etj./ATA/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 06/01/2019 16:32

    Aeroporti i Korces fo jete publik apo me hajdutllek me PPP . Behu i drejte zoti Rama dhe me 25 milion dhe vete bashlia Korce mund ta ndertoj dhe ta jete prone te saj . Hiq dore nga PPP se po shkaterron financat publike me vepra qe kushtojne dhjete fushin e kostos reale dhe qe i kthehen popullit kur te amortizohen

    Përgjigju
  • Shqiperia ime: 06/01/2019 15:10

    Une mendoj qe qeveria te ndertoje nga nje aeroport ne çdo qytet te Shqiperise se nuk behet trafik rrugeve,njerezit do udhetojne me avione.Ne jemi edhe brekegrisur por me mendje te madhe.

    Përgjigju
  • Alb: 06/01/2019 14:39

    Rrofsh zoti Rama ...Marshim nga ditet tuaja dhe te politikaneve te tjere qe te mund ta shohim aeroportin mbas 94 viteve

    Përgjigju
    • Historiani: 06/01/2019 16:37

      Lajmi nuk thote se aeroporti do ndertohet pas 94 vitesh. Por i ka munguar Korces prej 94 vitesh. Lexoje lajmin, mos lexo vetem titullin or Alb! Korca ka pasur aeroport ne vitin 1944.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë