Kampusi në Qytet Studenti/ Rama konfirmon Veliajn? Kryeministri: E përfundojmë mandatin tjetër të kryetarit të Bashkisë (FOTO+VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot para studentëve dhe pedagogëve projektin për ndërtimin e Kampusit të ri Universitar në Qytetin Studenti. Rama shoqërohej nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministrja e re e Arsimit. Në fjalën e tij në prezantimin e projektit të Kampusit, kryeministri Edi Rama tregoi se ambicia e tij është që ai të mbarojë brenda mandatit tjetër të kryetarit të bashkisë. Mirëpo në fjalën e tij, Rama e ka lënë evazive nëse kandidatura do të jetë sërish Erion Veliaj.

Brenda këtij mandati të gjitha konviktet do të jenë në situatë katërcipërisht ndryshe dhe ndërkohë, bashkë me Bashkinë e Tiranës do të fillojmë ndërtimin e këtij kampusi dhe brenda mandatit tjetër të kryetarit të bashkisë ne do të përfundojmë kampusin universitar.

Edi Rama, kryeministër

Ndërkohë, Shqiptarja.com ka siguruar edhe një foto pikante nga momenti para se të niste takimi në Godinën "Liria" të Qytetit Studenti. Kryeministri Edi Rama shihet teksa po hyn në këtë takim bashkë me Erion Veliajn. Kryeministri i hedh dorën në qafë ministres, teksa përkrah tij ecën edhe Verliaj, dhe ata vazhdojnë të ecin brenda ku i prisnin studentët dhe jo vetëm, në prezantimin e detajuar të një prej projekteve më të rëndësishme sa i takon Arsimit të Lartë në vend. 

Kryeministri Edi Rama duke i hedhur dorën në qafë ministres dhe kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj 


Lajmi kryesor:

Rama në Qytetin Studenti: Menca që rrëmbeu vëllai i Nishanit dhe pronat që zaptoi PD, penguan projektin e Kampusit Universitar në 2015


/xy/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Pagoi Nuredin Dumanin që t'i vriste gruan, Prokuroria kërkon 6 vite e 6 muaj burg për ish avokatin Alban Bengasin

Pagoi Nuredin Dumanin që t'i vriste gruan, Prokuroria kërkon 6 vite e 6 muaj burg për ish avokatin Alban Bengasin