Projekti për furnizimin me ujë 24 orë për lushnjarët në fazën e dytë (VIDEO)

Ka nisur faza e dytë e punimeve për rehabilitimin e ujësjellësit të qytetit të Lushnjes. Në këtë projekt përfshihet dhe vendosja e ujëmatësve individualë, si për abonentët familjarë ashtu edhe për bizneset. Gjatë ditës së sotme Ministrja e Infrastrukturës dhe energjisë Belinda Balluku ka ndjekur nga afër punimet.

'Një nga 5 kolonat e strategjisë është përmirësimi i ujit të pijshëm për të gjithë qytetet dhe zonat rurale. Tashmë sot me këtë ndërhyrje ne arrijmë të ofrojmë ujë të pijshëm 24 orë për 85% të qytetarëve me një shërbim më cilësor dhe depo të kontrolluar .Ne do vijojmë të japim përkrahjen tonë për bashkitë. Investimi përmes performancës së ndërmarrjes është pozitive pasi ndihet ndryshimi", tha Belinda Balluku

Projekti për rehabilitimin e ujesjellësit në Lushnjë me një fond prej 4 milion euro është mbështetur nga qeveria gjermane dhe zvicerane. Nga këto punime do të bëhet e mundur furnizimi 24 orë me ujë të pijshëm për 52 mijë banorë të qytetit të Lushnjes.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023!  ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023! ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira