Projekti unazës 'nuk kursen' as shtëpinë e Nexhmije Hoxhës, banesa është shpronësuar

Projekti i ndërtimit të Unazës së Re ka prekur edhe banesën e Nexhmije Hoxhës bashkëshortes së ish diktatorit Enver Hoxha, që ndodhet në lotin e dytë të unazës pranë ish sheshit Shqiponja. Report TV u interesua pranë Bashkisë së Tiranës ku u informua se procesi i shpronësimit të banesës së bashkëshortes së ish diktatorit ka përfunduar.

Tashmë pritet të njoftohen zyrtarisht edhe familjarët e Nexhmije Hoxhës dhe më pas kompanisë së kontraktuar për zhvillimin e projektit në lotin numër dy i hapet rruga për shembjen e banesës së saj të vendosur pranë ish pularisë.

Në katin e dytë të godinës, që prej vitit 1994 ka jetuar Nexhmije Hoxha. Ajo u nda nga kjo jetë në moshën 99-vjeçare, më 26 shkurt të këtij viti.

Report TV mëson se krahas punimeve për zhvillimin e projektit Bashkia e Tiranës vijon punën për shpronësimin e banesave që preken nga ndërtimi i unazës së re.

1592839526_1592834936BANESAENEXHMIJEHOXHES.jpg

Banesa e Nexhmije Hoxhës

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Deja: 22/06/2020 21:14

    SA bukur qe I Jeni keto pamje qe populli I shikon dhe I vlerson politikanet tane demokrate,SA budalla paska qen Enveri ,si nuk paska menduar fare per familjen,SA bukur qe populli e shikon ku Ka jetiar Nexhmije Hoxha,SA me vlera del politika demokratike qe politikanet tane kane cuar femijet jashte ne shkollat me te shtrenjta,dhe nuk dine SE ku to fshehin ku to mbajne leket qe as vete nuk e dine SA kane aq te pasur Jane bere,krenare por kete politike demokratike qe populli kenaqet per forcen dhe perkushtimin e tyre qe kane bere per shkaterrimin dhe varferin qe eshte ulur kembekryw ne shtepit tona,SA krenare eshte populli per juve zoterinje politikane dhe politikane SA shpejt u ngjitet ne majat me te larta,qofshi te nderuar SA Jeni pasuruar,kjo eshte historia we do shkruhet ku vdiq Nexhmija,dhe ku jeton Liria,bravo edhe njehere pergezime per keto pamje te bukura we na jepni per kete realitet por Mo's harroni SE populli do vlersoje dhe nje dite do to marre fatet e tije ne dore kinder kesaje elite te turpeshme politike qe dogjen shkatrruan ,vodhen dhe crane vetem per tu pasuruar.O politikane bravo ju qofte dhe qofshi ju qe Jeni fytyr dhe Shani komunizmin.Ju as vete SE dini SE cfar Jeni por ama miloana e miliona pasuri Jeni,per kete bravo ju qofte.Enveri e kishte mendjen te hapte cerdhe,kopshte,shkolla,universitete,uzina,fabrika,kombinate,paska qene mete vertete budalla njeriu kur nuk asht per vete nuk asht per populli,Enveri paska qen nje Vic,bravo Sali Berisha me kupolen politike SA shume perpara e cove Shqiperine,

    Përgjigju
  • V.F.L.P..: 22/06/2020 17:17

    MERRI PERPARA O EDI RAMA,,MERRE PERPARA QENERINE,, ME KUC E ME MAC,,PRISH ATY NJA 2 MILION SHTEPI E KARAKATINA QE KANE BERE MALOKET...PTU,PTU,,NDYRESIRA....

    Përgjigju
    • Noku: 22/06/2020 22:42

      Ja kshu thoshtw greku per ty kur I mesyve token. Edhe shaje grekun ti.... Neanderthal.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët