Projektligji/ Financat vendosin kufi për paranë 'cash' tek gjithë bizneset

Projektligji/ Financat vendosin kufi për paranë 'cash' tek gjithë bizneset

Projektligji i ri për faturat tatimore online, që është prezantuar dje nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë dhe drejtoresha e përgjithshme e Tatimeve, përveç ndryshimit të sistemit të raportimit dhe kërkesës që çdo biznes të regjistrojë edhe nënshkrimin e vet elektronik, përmban edhe një kufuzim të sasisë së parasë “cash” që mund të mbahet nga subjektet në arkë.

Klasifikimi
Sipas draftit, për subjektet mikro dhe personat fizikë, maksimumi i arkës do të jetë 150.000 lekë. Këtë detyrim e kanë njësitë ekonomike, që në datën e raportimit nuk tejkalojnë kufijtë e të paktën dy prej tri kritereve të mëposhtme: aktivi të jetë 15 milionë lekë; të ardhurat nga veprimtaria ekonomike (qarkullimi) të jenë 30 milionë lekë dhe numri mesatar i punonjësve gjatë periudhës raportuese, 10. Në fund të vitit 2018, në vend kishte rreth 120 mijë ndërmarrje me më pak se 10 punonjës, duke përjashtuar subjektet bujqësore, ose rreth 94% të totalit të subjekteve jo bujqësore në vend.

Ndërkohë, për subjektet e vogla maksimumi i arkës vendoset në nivelin 500.000 lekë. Njësi ekonomike të vogla janë njësitë ekonomike, të cilat në datën e raportimit nuk tejkalojnë kufijtë e të paktën dy prej tri kritereve të mëposhtme: aktivi, 150 milionë lekë; të ardhurat nga veprimtaria ekonomike (qarkullimi), 300 milionë lekë; numri mesatar i punonjësve gjatë periudhës raportuese, 50.

Për subjektet e mesme drafti parashikon që maksimumi i arkës të jetë 800.000 lekë. Njësi ekonomike të mesme janë njësitë ekonomike, të cilat në datën e raportimit nuk tejkalojnë kufijtë e të paktën dy prej tri kritereve të mëposhtme: aktivi, 750 milionë lekë; të ardhurat nga veprimtaria ekonomike (qarkullimi), 1.5 miliardë lekë; numri mesatar i punonjësve gjatë periudhës raportuese, 250.

Ndërsa për subjektet e mëdha maksimumi i arkës do të jetë 1.700.000 lekë. Njësi ekonomike të mëdha quhen ato njësi, që në datën e raportimit tejkalojnë kufijtë e të paktën dy prej tri kritereve të mëposhtme: a) aktivi, 750 milionë lekë; të ardhurat nga veprimtaria ekonomike (qarkullimi), 1.5 miliardë lekë; numri mesatar i punonjësve gjatë periudhës raportuese, 250.

Detyrimi
Projektligji vendos detyrimin që, në përputhje me kategorizimin e mësipërm, subjektet, në rastet kur e kalojnë shumën maksimale të parasë në arkë gjatë ditës, të paguajë diferencën në bankë jo më vonë se ditën pasardhëse të punës.

Sasia e parasë “cash” që lejohet të mbahet nga bizneset

Subjektet mikro
dhe personat fizikë  deri në 150.000 lekë
Subjektet e vogla    deri në 500.000 lekë
Subjektet e mesme    deri në 800.000 lekë
Subjektet e mëdha    deri në 1.700.000 lekë

Si kategorizohen subjektet sipas madhësisë së xhiros dhe punonjësve
Subjektet mikro dhe personat fizikë janë ato që nuk tejkalojnë kufijtë e të paktën dy prej tri kritereve të mëposhtme: aktivi të jetë 15 milionë lekë; të ardhurat nga veprimtaria ekonomike (qarkullimi) të jenë 30 milionë lekë dhe numri mesatar i punonjësve gjatë periudhës raportuese, 10

Subjektet e vogla janë ato që nuk tejkalojnë kufijtë e të paktën dy prej tri kritereve të mëposhtme: aktivi, 150 milionë lekë; të ardhurat nga veprimtaria ekonomike (qarkullimi), 300 milionë lekë; numri mesatar i punonjësve gjatë periudhës raportuese, 50

Subjektet e mesme janë ato, të cilat nuk tejkalojnë kufijtë e të paktën dy prej tri kritereve të mëposhtme: aktivi, 750 milionë lekë; të ardhurat nga veprimtaria ekonomike (qarkullimi), 1.5 miliardë lekë; numri mesatar i punonjësve gjatë periudhës raportuese, 250

Subjektet e mëdha janë ato, që tejkalojnë kufijtë e të paktën dy prej tri kritereve të mëposhtme: a) aktivi, 750 milionë lekë; të ardhurat nga veprimtaria ekonomike (qarkullimi), 1.5 miliardë lekë; numri mesatar i punonjësve gjatë periudhës raportuese, 250

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bruno: 02/08/2019 17:55

    Te gjithe refugjatet qe vijne kane me shume se 1500 euro. Te gjthe jane ne ilegalitet ?

    Përgjigju
  • loni: 01/08/2019 08:42

    Po subjekt mikro me 30 milion te reja ? Simbas legjislacionit i bie te quhet biznes i madh. Pastaj 150000 lek ne arke ceshte ky limitim absurd perderisa leket e xhiros jane te deklaruara? shum ligje absurde dhe teje mase te shtrenguara deri ne ate pike sa jane te pa zbatueshme ,dhe me siguri behet me qellim eliminimine bizneseve te vogla deri 300 milion te vjetra sipas kesaj ndares.

    Përgjigju
    • Loni remix: 01/08/2019 10:41

      Eshte kufiri i siperm o loni. Nese nuk e kupton synimi eshte qe biznesi te kanalizoje parate ne banke e per rrjedhoje edhe pagesat midis subjekteve te jene ne sistem. Pra o loni te thellohet lufta ndaj evazionit dhe pastrimit te parave. Por ti je i paster akullore nuk ke pse trembesh nga ligji.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Bëjnë paqe? Heidi dhe Romeo puthen dhe përqafohen në oborr

Bëjnë paqe? Heidi dhe Romeo puthen dhe përqafohen në oborr