Projektligji i ri për prokurimet/ APP: Zgjidh konfliktet e interesit, nuk lejohen të jenë pjesë e së njëjtës garë burrë e grua

Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim projektligjin për prokurimet publike, i hartuar që në vitin 2019. Ky projektligj synon të rrisë monitorimin ndaj kontratave si dhe të shmangë abuzimet e të rrisë konkurrencën e drejtë. 

“Ky draft-ligj synonin të përmirësojë kuadrin rregullator në fushën e prokurimit, të lehtësojë pjesëmarrjen në garë të kompanive, të shmang zvarritjet në aspektin e ankimimit, dhe rrisë performancën e implementimin e kontratave”, u shpreh kryetarja e Agjencisë së Prokurimit Publik Reida Kashta.

Pika kyçe e ndryshimeve është edhe shmangia e konfliktit të interesit, dhe nuk do të lejohet që në një garë të marrin pjesë të dy bashkëshortët e deri tek lidhjet farefisnore të shkallës së parë.

“Kemi të sanksionuar në këtë ligj edhe mos cenimin e integriteti për të mos lejuar veprimet korruptive  në procesin e prokurimit. Për herë të parë saktësohet ndalimi i dhënies së kontratave në kushtet kur ofertuesit janë në kushtet e konfliktit të interesit edhe në lidhje farefisnore në shkallën e parë, që nuk e kemi pasur dhe na ka hapur probleme. P.sh edhe kur dy bashkëshort marrin pjesë në garë me kompanitë e tyre, aktualisht nuk është e qartë në ligj ndërsa në projektligjin e ri është qartësuar që ndalohet”, ka sqaruar Kashta.

Ky detaj nuk ka qenë pjesë e ligjit aktual të miratuar në vitin 2006. Ndërkohë drejtoresha e APP Reida Kashta ka sqaruar se kur mund të marrin pjesë në garë personat që kanë detyrime tatimore.

“Kur kompania ka detyrim tatimor deri në 10 mijë lekë për të paguar nuk s’kualifikohet. Nëse një kompani është në një proces gjyqësor me drejtorinë e tatime për detyrime të papaguara por që ende nuk ka një vendim të formës së prerë, ky element nuk do të përdoret për skualifikim, edhe ata operatorë që kanë një marrëveshje për shlyerje me këste të detyrimit nuk do të përdoret si kusht për skualifikim. Të treja këto deri më tani janë përdorur si kusht për skualifikim”, tha drejtuesja e APP.

Procedurat në të cilat do të kalojnë kompanitë që kërkojnë tendera do të jenë në formën e një vettingu të aktivitetit të tyre të mëparshme. Kështu subjektet që kanë abuzuar me një kontratë të mëparshme, janë tërhequr nga nënshkrimi i një kontratat të fituar prej tyre skualifikohen për disa vite nga gara.

“Një operator do të s’kualifikohet për 3 vite nga gara nëse tërhiqet nga nënshkrimi i ofertës deri në 5 herë”, tha në Komision Kashta.

Në draft-ligjin e ri është përfshirë edhe kriteri i kontratave të rezervuara, ku autoritetet kontraktore mund t’u rezervojnë të drejtën e pjesëmarrjes në procedurat e prokurimit publik operatorëve ekonomikë.

“Një risi tjetër është edhe koncepti i kontratave të rezervuara, dhe do të jenë të rezervuara për kompani që kanë në synim të tyre integrimin në proceset e punës persona me aftësi të kufizuara, me kusht që të kenë të punësuar 30 persona nga kjo kategori”, pohoi drejtuesja e APP.

Kashta ka sqaruar edhe ndarjen me lote për kontrata me vlera të mëdha.

“Është bërë e detyrueshme ndarja në lote për të gjithë projektet që kanë një vlerë të madhe. Kështu nxisim kompanitë e vogla dhe të mesme të marrin pjesë në garë”, ka thënë ajo.

Në këtë projektligj të ri është rikthyer kushti për sigurimin e kontratës, pasi sipas drejtueses do të sjellë rritje të përgjegjshmërisë nga operatorët privat.

“Rikthehet në proces sigurimi i ofertës, nuk e kemi pasur deri më tani dhe në praktikë ka rezultuar problematike, kjo sepse operatorët ekonomik kur duan të tërhiqen largohen dhe nuk kanë penalitete. Për të rritur përgjegjshmërinë e tyre, ne kemi kthyer sigurimin e ofertës në 2%”, pohoi Reida Kashta.

er.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës