Projektligji për biokarburantet, kritika nga grupet e interesit

Projektligji për futjen në përdorim të biokarburantit ka çuar në përplasje dhe kritika mes grupeve të interesit dhe anëtarëve të Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese. Shoqata e hidrokarbureve dhe anëtarët e komisionit të veprimtarisë prodhuese vijojnë të diskutojnë projektligjin për futjen në përdorim të biokarburantit, qe është më pak i dëmshëm për jetën e qytetarit. Nëpërmjet këtij projektligji për here të parë i hapet rruga prodhimit dhe përdorimit të biokarburanteve, që prodhohen nga toka dhe bimët. Grupet e interesit janë kundër implementimit që këtë vit. Kreu i Shoqatës së Hidrokarbureve, Luigj Aliaj u shpreh që ligji të vazhdojë në vitin 2025.

'Duhet të fillojë të aplikohet nga viti 2025, për arsye se duhen institucione të veçanta si do të certifikohen kompanitë, përzgjedhja e tokës ku do të prodhohet dhe ku jo. Nëse vendoset në zbatim më pare nuk do të zbatohet’, tha Aliaj.

Po ashtu Aliaj ka propozuar një trajtim të veçantë fiskal pasi çmimi i biokarburantit është 3-4 herë më i shtrenjtë se çmimi që ka nafta.

‘’Duhet të jetë si objektiv një trajtim I veçantë fiskal. Biokarburanti ka një çmim tre deri në katër më të shtrenjtë se nafta. Sot biakarburantet tregtoheshin 1350 euro tonelata, kurse nafta është 480 dollar’’,tha kreu I Shoqatës së Hidrokarbureve .

‘’Pra I bie çmimi në total do të rritet me 20%, sepse ky 10% është 3-4 herë më I lartë se normali’’, u shpreh Peleshi.

Ndërkohë nga ana tjetër deputeti i PS, Andrea Marto, tha se konsumatori do të orientohet përsëri tek karburanti me çmim të ulët. Rruga që propozohet që disa kompani të regëtojnë më shumë dhe disa jo nuk realizohet se ka efekt ekonomik dhe konsumatori do të orientohet tek karburanti që ka çmim më të ulët. Ndër të tjera ka pasur kritika edhe për sistemin që do të përdori Ministria e Infrastrukturës për certifikimin e kompanive që do të prodhojnë biokarburant , atë nacional apo atë ndërkombëtar. Brenda këtij viti 10% e sasisë së karburantit që përdoret për transport sipas projektligjit duhet të jetë biokarburant ndërkohë që aktualisht prodhimi është zero. Kjo vjen si një masë për mbrojtjen e mjedisit dhe uljen e ndotjes së ajrit, mbrojtjen e shëndetit si dhe stimulimin për zhvillim më të mire të bujqësisë dhe pyjeve.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlonjati: 06/02/2020 21:37

    Mirë për jetene e qytetarit eshte e rrezikshme po për jetene fshatarite si eshte?c thote shoku pelesh për rrezikshmerine?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK