Shkaktimi i një aksidenti në rrugë me automjet dhe dëmtimi i një pale të tretë, tashmë do ju sjellë më shumë kosto drejtuesve të mjeteve. Shumë shpejt në komisionet parlamentare pritet të nisin diskutimet për ndryshimet në ligjin “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.
Draft i cili për herë të parë jep mundësinë e përdorimit të sistemit bonus-malus sa i takon sigurimit të detyrueshëm të mjeteve, ku parashikohet që sigurimi të bëhet edhe në bazë risku. Konkretisht nëpërmjet këtij projektligji synohet edhe sigurimi i mjeteve për përgjegjësinë ndaj palëve të treta, që nuk do të jetë i detyrueshëm por që do të jetë në dorën e kompanive që të aplikohet.
Sigurimi ndaj personave që aksidentojmë konsiston në faktin që kompania e sigurimit detyrohet të paguaj edhe për dëmin e automjetit që është dëmtuar nga klienti i tij. Por çfarë është sistemi 'bonus-malus'?
“Sistemi 'bonus-malus' është sistemi për përcaktimin e nivelit të primit të sigurimit të detyrueshëm motorik, bazuar në historikun e dëmeve të siguruarit”, thuhet në projektligj.
Ky është një propozim i hershëm, dhe në rast se do aplikohet nga shoqëritë e sigurimit drejtuesit e mjeteve që shkaktojnë dëme mund të paguajnë prim sigurimi më të lartë, ndërsa ata që nuk shkaktojnë dëme prim më të ulët. Sipas relacionit do të ketë prime të ndryshme për risqe të ndryshme
Nëpërmjet këtij sistemi ku primi do të vendoset në bazë risku synohet që të rritet përgjegjshmëria e drejtuesve të mjeteve. Ndërsa pala e dëmtuar ka të drejtë të paraqesë kërkesën për dëmshpërblim te siguruesi përgjegjës i pronarit të mjetit shkaktar për aksidentin.
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.6%
-
Jo
26.9%
-
Nuk e di
4.6%
Vota total: 2166
Lajme të tjera
-
Cekja i Beratit tregon momentet më të vështira të jetës. Kam shtypur një person me makinë
16 Prill, 15:09
-
Lezhë/ Aksident i 3-fishtë në Shëngjin, 3 të plagosur nga përplasja e fortë
14 Prill, 17:39
-
Prrenjas/ Shoferi i dehur në timon, del nga rruga e përfundon në servis! 4 të plagosur, 24 vjeçarja në gjendje të rëndë! Pamje të makinës së copëtuar (Video)
9 Prill, 15:50
-
Aksident në Kuçovë, vinçi i pret rrugën Golfit 6, një e plagosur
8 Prill, 14:55
-
Zaloshnja: Dy faktorët kryesorë që ndajnë jetën nga vdekja në një aksident rrugor
3 Prill, 13:05
-
DJ shqiptar aksidentohet për vdekje pas koncertit në Itali! Ferrari me 200 km/h përplaset me anësoret dhe bëhet copash (Foto)
1 Prill, 16:56
-
Aksidentohet në Rrugën e Kombit familja me 5 anëtarë nga Kosova, mes tyre dy fëmijë! Shoqërohet shoferi, bëri parakalim të gabuar
30 Mars, 13:44
-
VIDEO/ Aksident te rethrrotullimi i Kolonjës, makina çan barrierat e rrugës dhe fluturon në kanal
29 Mars, 15:25
-
Anulohet votimi i 5 ligjeve në seancën parlamentare të 7 marsit! Nuk kishte kuorum! Korreshi: Fitore e vogël! I pavlefshëm dhe ai investimeve strategjike
29 Mars, 11:37
-
Motori përplaset me makinën në Berat, bëhet copash, shpëton mrekullisht shoferi (VIDEO)
26 Mars, 10:38
-
Pogradec/ Përplas me Benz një makinë, shoferi i dehur merr arratinë, nuk i bindet policisë për të ndaluar
24 Mars, 15:55
-
Durrës/ Aksidentohet për vdekje 20 vjeçari, u përplas sapo doli nga lokali, rruga pa trotuar! Shoqërohet shoferi, makina ishte me shpejtësi
22 Mars, 17:25
Perralla , ka 10 vjet qe e degjojme ..., kompanit e sigurimit jane oligarket me te medhenj, pasurohen me detyrim nga shteti e nuk demshperblejne asgje., Vetem me dallavere te gjyqtareve e avokateve ( qe kerkojne 70%),po more , ndryshe asgje. Ka drejtues mjetesh 30 vjet pa asnje askident dhe vetem paguajne jo pak sic e dini sigurimi eshte mbi 17000 leke??? Shpenzimi me i madh per nje makine sot eshte siguracioni , si mundet ???
PërgjigjuIde shume e mire,cuditem qe nuk e paskeni!Ketu ku jetoj e kemi,por ta ngrene pagesen vetem per nje vit,me pas po nuk pate aksidente, te ulet prape,dhe me e bukura eshte, qe u ngrihet te gjithe paleve te perfshira ne aksident,pavaresisht se kush eshte fajtor.Me e keqja eshte po te plagosesh njeri gjate aksidentit,kushton me shume.Sigurisht qe palet qe nuk jane dakord ,ose vene ne diskutim demshperblimin ,si i ulet,ose i larte,ceshtjen mund ta apelojne,ose te shkojne dhe ne gjyq.
Përgjigju