Prokuroria e Përgjithshme: 10 arsyet pse dështoi zbatimi i ligjit anti-mafia, u hetuan korrierët, jo kokat e krimit

Krahas bilancit negativ të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, Raport Tv, duke iu referuar dokumenteve arkivore të Prokurorisë së Përgjithshme, publikon edhe arsyet e identifikuara nga Prokuroria që kanë çuar në dështimin e zbatimit të ligjit antimafia të vitit 2009. Në raportet vjetore për kriminalitetin dhe zbatimin e ligjit antimafia, Prokuroria e Përgjithshme thekson se bashkëpunimi ndërinstitucional me agjencitë e përfshira në zbatimin e ligjit antimafia nuk ka qenë në nivelin e duhur sa i përket cilësisë së referimeve. Gjithashtu, në raportin e fundit për kriminalitetin, atë të vitit 2018, organi qendror i akuzës thekson se ka pamjaftueshmëri të kapaciteteve për kryerjen e verifikimeve dhe hetimeve për zbulimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria e krimit. 

Në raportet e mëparshme, thuhet se indiciet për të nisur hetimet pasurore kanë qenë vendime të autoriteteve të huaja të drejtësisë në ngarkim të shtetasve shqiptarë të përfshirë në aktivitete kriminale. Por, më gjerësisht, arsyet e dështimit të zbatimit të ligjit anti-mafia, prokuroria i ka trajtuar në një raport të vitit 2012, kur thotë se hetimet pasurore nuk janë të plota, nuk përfshin të gjithë rrethin e personave të parashikuar në urdhra dhe ligj si dhe nuk analizohen elementet që mundësojnë hetimin, si periudha e veprimtarisë kriminale, koha e krijimit të pasurive, burimet nga janë krijuar pasuritë etj. Janë regjistruar çështje te hetimit pasuror pa përmbushur kriterin bazë për regjistrimin e dosjeve, ku veprat penale dhe pasuritë e paligjshme nuk i atribuohen askujt. Gjithashtu, Prokuroria e Përgjithshme, në analizën e saj thotë se policia dhe prokuroria kanë kryes verifikime dhe hetime pasurore pa u koordinuar. 

Janë dërguar materiale në prokurori për shqiptarë që banojnë jashtë vendit, për aktivitetin e tyre kriminal dhe pasurisë, pa dokumentacionin që vërteton veprimtarinë e tyre si dhe kanë munguar referimet për pasuritë e fshehura tek persona të tretë. Prokuroria e Përgjithshme flet për një dështim të prokurorive të rretheve për zbatimin e ligjit anti-mafia, ku mungojnë hetimet proaktive, janë hetuar vetëm korrierët e drogës që nuk kanë prona, por jo bosët e vërtetë të trafiqeve. Ka një volum të madhe të përgjimeve telefonike dhe ambientale, si dhe autorizime për hetime të posaçme, por nuk ka rezultate. Dështimi i zbatimit të ligjit anti-mafies është një nga arsyet se pse qeveria miratoi dy javë më parë aktin special normativ për goditjen e njerëzve të krimit përmes bllokimit të pasurive, izolimit fizik dhe sanksioneve ekonomike. 

Arsyet sipas prokurorisë se pse ka dështuar ligjit anti-mafia 
1.    Bashkëpunimi ndërinstitucional jo në nivelin e duhur. 

2.    Pamjaftueshmëri të kapaciteteve për kryerjen e verifikimeve dhe hetimeve. 

3.    Hetimet pasurore nuk janë të plota, nuk përfshin të gjithë rrethin e personave. 

4.    Gjatë hetimeve nuk analizohet periudha e veprimtarisë kriminale koha e krijimit të pasurive dhe burimet nga janë krijuar pasuritë. 

5.    Shumica e hetimeve kanë ardhur pas vendimeve të autoriteteve të huaja të drejtësisë 

6.    Janë regjistruar çështje te hetimit pasuror pa përmbushur kriterin bazë që parashikon Kodi i Procedurës Penale. 

7.    Policia dhe prokuroria kanë kryes verifikime dhe hetime pasurore pa u koordinuar. 

8.    Janë referuar dosje pas dokumentacion që implikojnë personat e përmendur. 

9.    Prokuroritë e rretheve nuk kanë kryer hetime proaktive. 

10.    Janë hetuar vetëm korrierët e drogës që nuk kanë pasuri, por jo bosët e trafiqeve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës