Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e 500 mijë eurove të ish zyrtares Alda Klosi! T'i kalojnë shtetit dhe apartamenti e garazhi e Toyota

TIRANE- Prokuroria e Tiranës i kërkon Gjykatës së Juridsionit të Përgjithësh konfiskimin e pasurisë së ish-shefes së Kabinetit të Arben Ahmetajt, Alda Klosi. Bëhet fjalë për mbi 500 mijë euro cash, një apartament, garazh dhe makinë, pasuri të cilat sipas organit të akuzës "nuk kanë prejardhje të ligjshme dhe u provua se kjo pasuri është krijuar gjatë aktivitetit kriminal"

Shuma prej 500 mijë eurosh u gjetën në janar 2023 gjatë kontrollit në banesën e Rozeta Dobit e cila punonte si sanitare në banesën e Alda Klosit. Fillimisht nga kontrolli i parë që u bë më 6 janar 2023 u gjetën dhe u sekuestrua shuma prej 58.150 (pesëdhjetë e tetëmijë e njëqind e pesëdhjetë) euro.Ndërsa një ditë më pas më 07 janar 2023, ora 19.30, në banesën e saj u gjetën të fshehura në tubin e aspiratorit 404.800 (katërqind e katërmijë e teteqind). 

"Hetimi penal vërtetoi se paratë dhe valuta euro/dollarë të sekuestruara në banesën e shtetasve Rozeta Dobi dhe Havier Dobi, janë vjedhur tek banesa e shtetases Alda Klosi" informon sot (12 prill 2024) prokuroria e Tiranës 

Shkoi të denonconte vjedhjen i zbuluan 500 mijë eurot 
Hetimet nisën në 27 dhjetor 2022 kur prokuroria regjistroi procedimin penal, 12 ditë pasi ish-zyrtarja e lartë, Alda Klosi kallëzoi në polici për vjedhjen e qindra mijëra eurove në banesë në rrugën e Kosovarëve në Tiranë. Nga aktet e hetimit rezultoi se më datë 15.12.2022, rreth orës 14:10, është njoftuar Salla Operative e Policisë Tiranë se në Rrugën e “Kosovarëve", se tek pallati "Orion" është vjedhur banesa e shtetases Alda Klosi 

Në janar 2023 policia arrestoi Rozeta Dobin dhe Havier Dobin, nënë e bir pasi në shtëpinë e tyre u gjetën 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat i ishin fshehur në tubin e aspirimit. Vetë Alda Klosi kishte bërë denoncimin për vjedhjen e 120 mijë eurove, 30 mijë dollarë dhe bizhuterive. Pas arrestimit pastruesja 'e penduar' e drejtësisë tha se 400 mijë eurot i mori në shtëpinë e Alda Klosit. Një muaj më pas, në shkurt 2023 u krye arrestimi i ish zyrtares

Klosi përfundon dënimi, pret gjykimin tjetër 
Më 19 mars 2024 gjykata e Tiranës deklaroi fajtore për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë ish-shefen e kabinetit të ish-ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave, Arben Ametaj duke e dënuar atë me  2 vite e 6 muaj burg. Ndërkohë sanitarja Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi u shpallën fajtor për 'vjedhje me pasoja të rënda" në bashkëpunim dhe u dënuan konkretisht me 7 dhe 5 vite burg. Për të tre të akuzuarit u aplikua gjykimi i shkurtuar duke përfituar uljen e 1/3-ës së dënimit.

Më 4 prill 2024 Alda Klosi përfundoi dënimin me 20 muaj dhe aktualisht është në masë arresti shtëpie pasi po hetohet për akuzen e dytë të pastrimit të parave dhe mosdeklarim të pasurisë dhe deklarim të rremë. 

Dosja II
 Ndaj të pandehurës Alda Klosi, është ngritur akuza për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë, i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i K. Penal dhe është dërguar kërkesa për gjykim me datë 09.10.2023. Sipas prokurorise edhe apartamenti/garazhi i blerë në vitin 2019 nga ish – bashkëshorti i Klosit,nuk janë të justifikuara

Sa më sipër, organi i prokurorisë konkludon se shuma e parave të sekuestruara në banesën e Rozeta Dobit dhe apartamenti/garazhi i blerë në vitin 2019 nga ish – bashkëshorti i saj Alda Klosi, janë fshehur dhe nuk janë deklaruar në ILDKPKI. Këto pasuri nuk janë të justifikuara, pasi nuk mbulohen me të ardhura të ligjshme dhe derisa nuk janë të deklaruara, nuk provohet ligjshmëria e tyre.

Në këto kushte, brenda afatit gjashtë mujor, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm,Tiranë, paraqiti kërkesën për konfiskim dhe kalimin në pronësi të shtetit të pasurive

Pasuria që Prokuroria kërkon ti konfiskohen Alda Klosit
- Shuma monetare 368.000,00 (treqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë) Lekë, 15.600,00 (pesëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind) USD dollarë amerikanë, 462.950,00 (katërqind e gjashtëdhjetë e dy mijë e nëntëqind e pesëdhjetë) Euro, sekuestruar për llogari të procedimit penal nr. 9220/2022 dhe arkëtuar në llogarinë e Prokurorisë në bankën “Credins Bank”, sipas mandateve përkatëse datë 10.01.2023;
-  Apartament me sipërfaqe 85.09 m2 të shfrytëzueshme me numër pasurie 6/572+1-35, ZK 8210, Vol. 42,Fq 127 pasuri e ndodhur në Tiranë, në pronësi të Alda Klosit
- Garazh me sipërfaqe 14.06 m2 të shfrytëzueshme me numër pasurie 6/572-G 16 ZK 8210, Vol 42,Fq 74 pasuri e ndodhur në Tiranë, në pronësi të  Alda Klosit
- Autoveturë Toyota Rav 4, me targa AA170ZY, Nr. Shasie JTMBB31V50D109772, në pronësi të Alda Klosit. 

(Kliko këtu për dokumentin e plotë)

S.G/N.Xh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • poli: 12/04/2024 14:40

    merrjani te 7 shtepite..hajdutes..

    Përgjigju
  • Timi: 12/04/2024 11:11

    Keshtu duhet te behet me te gjithe qe kane futur duart ne pasurine publike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Ministri më i ndershëm i të gjitha kohërave ka qenë Erion Braçe', deputeti i PS 'shpërthen' në të qeshura

'Ministri më i ndershëm i të gjitha kohërave ka qenë Erion Braçe', deputeti i PS 'shpërthen' në të qeshura