Prokuroria i ktheu Ilir Xhakjas
furgonin-tank të blinduar për luftë

Prokuroria i ktheu Ilir Xhakjas <br />furgonin-tank të blinduar për luftë
TIRANE- Furgoni që shikoni në foto u sekuestrua në oborrin e vilës së Ilir Xhakjas, është një makinë civile e modifikuar mjeshtërisht duke u kthyer në një mjet ushtarak të gatshëm për luftë. Është një stil i nisur nga kartelet meksikane të drogës, që marrin furgona të ngjashëm madje dhe maune dhe i modifikojnë në ato që në meksikë quhen "monstrat shkatërruese" ose "tanket e karteleve".
furgoni tank i ilir xhakja
(Foto: Furgoni i blinduar i sekuestruar ne shtepine e Ilir Xhakja )
Ky furgon u sekuestrua për të dytën herë mbrëmjen e së enjtes në shtëpinë e Xhakjas sëbashku me një tjetër automjet tip BMV të blinduar, ndërsa automjeti i tretë i blinduar i Xhakjas u sekuestrua në momentin e arrestimit të tij. Ishte një fuoristradë Nissan me targa amerikane ngjyrë e zezë. Por furgoni duket se përbën dhe mjetin më të "dashur" për Ilir Xhakjan. Ai është tërësisht i derdhur në çelik, me dritare kornizë me ekstra-xham të montuar nga brenda dhe goma mishi. "E sekuestruam edhe në vitin 2007 këtë makinë por e mbajtëm një vit e gjysmë këtu në komisariat dhe erdhi prokurori dhe solli urdhrin për t'ia dorëzuar", - tregonin dje policët e komisariatit të Durrësit.

 Pasi i pyet policët se si ka mundësi që prokurori kërkon t'i kthehet dikujt një automjet i tillë i blinduar policët përgjigjen: "Nuk është thjesht automjet i blinduar, por është tank, bën të paktën 80 mijë euro ai lloj modifikimi. Ajo makinë mund të kryejë vetëm një punë, të bëjë goditje dhe vrasje. Për të tjerat pyetni vetë prokurorët dhe gjykatësit".
(Shkrimi u botua ne Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet