Prokuroria 'merr kohë' për 31 të arrestuarit e dosjes 'tërmeti'

Prokuroria 'merr kohë' për 31 të arrestuarit e dosjes 'tërmeti'

TIRANË - Dy ditë pas dhjetëra arrestimeve për abuzimet me ndërtimet që u nxorën në pah pas tërmetit të 26 nëntorit, Prokuroria e Tiranës ende nuk ka dorëzuar në gjykatë masat e sigurimit personal që do të kërkojë ndaj 31 të arrestuarve. Një ditë më parë, prokuroria, teksa sqaroi me detaje shkeljet e konstatuara në radhët e zyrtarëve të pushtetit vendor dhe të ndërtuesve, tha se të enjten të akuzuarit do të dilnin para gjykatës për masën e sigurisë, por burime për Report Tv nga Gjykata sqaruan se masat ende nuk kanë ardhur si kërkesë e prokurorisë. Disa nga të arrestuarit kërkojnë lirimin e menjëhershëm, pasi siç janë shprehur avokatët e tyre, nuk ka prova që ata janë shkaktarë të dëmtimeve nga tërmeti që i kthyen objektet në të pabanueshme. Masat e sigurisë pritet të zhvillohen në seancë ditën e premte.

Mes të ndaluarve janë edhe ish-kryekomunari i Farkës, Fatbardh Plaku dhe ai i Kasharit, Besnik Fuçia, si dhe shefi i Urbanistikës në Vorë, Luan Beta, dhe Adhurim Qehahaj, ish-shef i Urbanistikës në Bashkinë e Durrësit.  Ata dyshohen të kenë favorizuar ndërtime jashtë kritereve apo lejeve të lëshuara, për ndërtime të një cilësie të dobët, duke ndërhyrë në strukturë me hollimin e  bazamenteve mbajtëse të tyre. 

Pas Vorës, Kasharit dhe Farkës, hetimet do të vijojnë për bashkinë e Kamzës dhe të ish-komunës së Dajtit, ku prokuroria do të marrë në dorë të gjitha dosjet e objekteve të shpallura të pabanueshme në këto zona.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta hap google, i shpjegon Monikës ‘nepotizmin’: Partitë politike nuk mund të jenë biznes familjar

Meta hap google, i shpjegon Monikës ‘nepotizmin’: Partitë politike nuk mund të jenë biznes familjar