Justifikon pasurinë, prokurorja Anila Leka kalon me sukses Vettingun, rikonfirmohet në detyrë

Prokurorja e Prokurorisë së Përgjithshme, Anila Leka, ka kaluar me sukses filtrat e Vettingut. Pas këtij vendimi të KPK-së, Leka rikonfirmohet në detyrë. 

Komisioni e Pavarur i Kualifikimit konkludoi se prokurorja justifikon pasurinë dhe është e aftë profesionalisht. Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive dhe vetë Komisioni i Vettingut arritën në konkluzionin pas hetimit të thelluar, se Leka ka burime të ligjshme pasurie dhe nuk ka kryer deklarim të rremë.

ILDKPKI ka sjellë raport për Anila Lekën për deklarim të saktë, pasuri të justifikuar, nuk ka deklarim të rremë. Pas kësaj bëmë hetim të thelluar. Leka ka apartament në Tiranë me sipërfaqe 91 m2, apartament në Golem 74 m2 me vlerë 3 milionë lekë, llogari bankare, bono thesari, gjendje cash 11 mijë e 500 dollarë. I ati i prokurores ka 7500 dollarë, ndërsa e ëma 9000 dollarë gjendje cash, nga dëmshpërblimi si ish të dënuar politikë. 

Raporti i KPK për prokuroren Anila Leka

Anila Leka është kandidate nga radhët e prokurorëve për anëtare të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ina: 07/06/2019 16:02

    I vetmi njeri qe duhet te drejtoje Prokurorine e Pergjithshme ne Shqiperi dhe te ktheje besimin se mund te vihet ne vend drejtesia!

    Përgjigju
  • Naimi: 06/06/2018 10:03

    E cuditshme shumica e gjyqtareve dhe prokuroreve femra e kalojne Vettingun!

    Përgjigju
    • Kot: 06/06/2018 12:52

      Shif ndryshimin qe pesoj japonia pas luftes 2, duke e vendos femren ne shume pozicione kyce te jetes. Le te themi ca duam ne meshkrujt, ne mund te ndertojme i pallat me fuqi qe femra nuk e ben dot apo mund te jemi inxhinera me te zot se nje femer. Po kur vje puna te drejtesia, ekonomia, politika, arsimi un personalisht do zgjidhja nje femer.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Barcelona 'prezanton' epokën Xavi 2, Laporta: Ekipi ka nevojë për stabilitet! Trajneri: Kemi harmoni me presidentin dhe Decon

Barcelona 'prezanton' epokën Xavi 2, Laporta: Ekipi ka nevojë për stabilitet! Trajneri: Kemi harmoni me presidentin dhe Decon