Pronarët të painformuar, edhe sot lokalet në Tiranë të hapura, policia vetëm i këshillon

Të premten kryeministri Rama njoftoi se masat për COVID-19 gjatë fundjavës do të jenë të njëjta me ato të javës së kaluar, por duket se koha e pakët në dispozicion për të marrë lajmin ka sjellë ngatërresa.

Gjatë një vëzhgimi të bërë nga Report TV gazetari Merin Maçi u shpreh se deri në orën 11:00 shumica e lokaleve në kryeqytet, që është zonë e kuqe, kanë qenë të hapura. Për këtë arsye policia e Tiranës është vënë në lëvizje duke konstatuar këto subjekte.

Për arsyen thelbësore se nuk kanë qenë të informuar është bërë këshillimi i tyre dhe nuk janë gjobitur sipas aktit normativ, por bëhet me dije se në rast se konstatohen sërish hapur do të merren masa administrative, siç është gjoba 1 milion lekë të reja gjobë.

Sakaq zona e Liqenit vijon të jetë e mbyllur për shkak se ka qenë një nga vendet me problematike në javët e fundit. Ndërsa në Tiranë sot duket si një ditë e zakonshme, me qytetarët të cilët kanë vërshuar në rrugë pavarësisht se deri në orën 10:00 lejohen pensionistët, e më pas nga 11:00-17:30 do të jenë për prindërit me fëmijë deri në 14 vjeç.

Sakaq bie në sy se qytetarët në shumicën e rasteve nuk i respektojnë masat për COVID-19.


Lajmi kryesor:

Fundjavë e re me rregulla të vjetra! Lokalet hapen, policia i mbyll, pronarët: Rama e dha urdhrin vonë


Ne.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës