Pronari dyshon se ka ende trupa nën rrënoja, sot rinisin kërkimet te 'Mira Mare' në Durrës

Pronari dyshon se ka ende trupa nën rrënoja, sot rinisin kërkimet te 'Mira Mare' në Durrës

Hotel 'Mira Mare' që u shemb në Durrës

Sot do të rinisin sërish kërkimet në hotelin 'Mira Mare' në Durrës pasi pronari i këtij objekti pretendon se poshtë rrënojave ka ende njerëz.

Pavarësisht se nga ekzaminimi me sensorë dhe ekipet franceze me qen dhe mjete të tjerë ka rezultuar se poshtë rrënoja nuk ka trupa të tjerë përveç atyre që janë nxjerrë, pas këmbënguljes së pronarit sot do të ketë sërish kërkime.

Pas kërkimeve që do të bëhen duke filluar nga paraditja e sotme nëse do të bien pretendimet e pronarit të hotelit do të fillojë zhvendosja me ekskavator e inerteve.

Nga hotel 'Mira Mare' u nxorën të pajetë dy trupa Eviola Broshka që ishte balerinë dhe baristi Sotiraq Misha, ndërsa u shpëtua Adriatik Bode, që ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, raporton gazetari i Report Tv Arsen Rusta.

Tashmë pritet për t'u parë nëse poshtë rrënoja ka trupa të tjerë të pajetë që mund të kenë qenë në hotelin pesë katësh që u shemb.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:58
Pronari dyshon për persona të tjerë nën rrënoja, Çako për kërkimet tek hotel 'Mira Mare': Çdo rast  do vlerësohet (VIDEO)

Drejtori i Emergjencave në Ministrinë e Mbrojtjes, Haki Çako, teksa vëzhgonte prishjen e hotel Vila Verde në Durrës, ka folur edhe për situatën tek hotel Mira Mare, që është rrafshuar nga tërmeti.

Sipas raportimeve në gërmadhat e këtij objekti do të rinisin kërkimet pas këmbënguljes së pronarit të hotelit të shembur. Nga ana tjetër Çako, ka thënë se të gjitha rastet do të vëzhgohen me kujdes, duke lënë të kuptohet se për çdo pretendim do të merret parasysh dhe do të punohet nga ekspertët e huaj dhe shqiptarë.

"Do ta vlerësojmë rastin. Nuk ka rezultuar të ketë persona. Por verimet do të jenë shumë të kujdesshme. " tha Çako,  për kërkimet tek hotel Mira Mare.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Remzia: 30/11/2019 23:15

    BENI BENI prape hotele ne plazh te durresit se jua rregullon termeti prape hotelet,,,kesaj radhe tha ai sizmiologu amerikan do jete 10 BALLE ,,TERMET SHKATARRIMTAR,,TE GJITHA NDERTESAT RREZOHEN....EDI RAMA MOS LEJO ME ASNJE LEJE NDERTIMI NE DURRES,,E PLAZH,,SE DO VDESIN ME MIJERA VETA PASTAJ,,AMAN MJAFT KEMI PESUAR....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë