Pronat te Kepi i Rodonit/ Tre javë pas dorëzimit, biznesmeni lirohet nga qelia, detyrim paraqitje

Kundrejt garancisë pasurore, Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për biznesmenin Lush Osmani, i cili me kërkesë të prokurorisë ishte shpallur në kërkim si i dyshuari përfshirë në skemën mashtruese të tjetërsimit të 68 mijë metra katrorë tokë pranë Kepit të Rodonit.

Fillimisht, organi i akuzës kishte kërkuar masën e ndalimit të tij, por pas vetëdorëzimit të Osmanit, pronar i kompanisë “Shpresa.al”, togat e zeza po me kërkesë të prokurorisë e lanë atë  në “Detyrim paraqitje”. Report Tv mëson se biznesmeni Lush Osmani është vetëdorëzuar në Policinë e Durrësit tre javë më parë, fakt ky i mos bërë publik prej tyre.

Pronari kompanisë “Shpresa.al” dyshohej nga prokuroria se është përfituesi kryesor i një skemë të tjetërsimit të 68 mijë metrave katror tokë shtetërore pranë Kepit të Rodonit. Në megaoperacionin e bërë më 25 Tetor të këtij viti, policia arrestoi 18 persona, e ndërsa 3 të tjerë u shpallën në kërkim. Mes të arrestuarve ishte edhe Ardian Iljazaj, ish drejtori i Hipotekës së Durrësit, e ndërsa për pjesën më të madhe të arrestuarve gjykata caktoi arrest shtëpie e detyrim paraqitje.

Mes të arrestuarve ishin edhe juristë, hartograf, topograf e specialistë të cilët duke shpërdoruar detyrën kanë tjetërsuar tokën shtetërore pa frut në tokë are, e më pas ua kanë shpërndarë personave të ndryshëm kundrejt përfitimit. Mbi të arrestuarit rëndonin disa akuza si “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi” dhe “Grupi i strukturuar kriminal, të kryer në bashkëpunim”.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Java e pushimit na ka shërbyer', Orges Shehi: Detyrim vendi i dytë? Maksimumin për klubin çdo sekondë

'Java e pushimit na ka shërbyer', Orges Shehi: Detyrim vendi i dytë? Maksimumin për klubin çdo sekondë