'Propaganda nuk mbron", Vokshi denoncon rastin e mjekes së prekur: Të shpërndahen mjetet mbrojtëse

'Propaganda nuk mbron

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale denoncon rastin e një pjestari të personelit mjekësor të Mirditës, që sipas saj është prekur me COVID-19 pasi nuk kishte mjeke mbrojtëse, të cilat mungojnë.

Sipas Vokshit në këtë rast nuk vlen propaganda, ndërsa është urgjente që të bëhen menjëherë testet për personat që ky pjestarë i personelit ka patur.

Postimi i Albana Vokshit

1. Një tjetër person në stafin e spitalit të Mirditës është prekur nga COVID -9. Arsyeja? Asnjë masë mbrojtëse për ta.

Pse nuk shpërndahen veshjet, maskat, dorezat që erdhën nga Turqia e u propganduan me të madhe nga Ministrja? Ato nuk duhen vetëm për shoën e Kryeministrit e të Ministreve në Rinas.

Propaganda nuk i mbron mjekët, infermierët, stafin mbështetës.

2. Më e keqja është se deri më tani asnjë test nuk është bërë për familjarët apo kontaktet që ka pasur personi i prekur, ndërkohë që javën e fundit ka pasur probleme shëndeti e ka bërë vizita me mjekë të tjerë në spital.

Ndërkohë që qytetarëve po ju hiqen vec me urdhër të “liderit të drejta themelore e po binden të izoluar në shtëpitë e tyre, Qeveria duket se nuk po bën detyrat e saj:

- Për të mbrojtur stafin mjekësor, duke shpërndarë në mënyrë urgjente mjetet mbrojtëse për të gjithë personelin e spitaleve dhe qendrave shëndetësore (mjekësor dhe mbështetës);
- Për të kryer testet e nevojshme cdo familjari, kontakti të të prekurve, të ndjekë rastin në mënyrë qe ta izolojë e ta trajtojë.

Ministria e Shëndetësisë të lërë propagandën, e t’i përvishet punës me seriozitet.

Koha nuk pret sa të mbarojne shfaqjet në ERTV. Shëndeti dhe jeta e cdo mjeku dhe cdo qytetari është e shtrenjtë!

#MbroStafinMjekësor
#MbroQytetarët
#MbroJetën

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 30/03/2020 03:02

    Z.Vokshi mos beni akuza pa ditur hollesite. Ne bote punonjesit e shendetsise kane humbur jeten edhe kur kane patur mjete mbrojtese.Asgje nuk eshte garantuese 100%.

    Përgjigju
  • FYTYR BURRI I SHËMTUAR: 29/03/2020 19:13

    Kjo albana vokshi me fytyrën si b*th lope është hajdutja numur 1 e parti kak pd. E kjo hajdute pise fundërrin del e bërtet : kapeni hajdutin kapeni se un spo vjedh gjo e më është nxir jeta se un s'roi dot pa vjedh. Pty b**e që qelbesh er.

    Përgjigju
  • Ver Llapa: 29/03/2020 16:24

    Hyp Albana eja ta heq ka*avirusin

    Përgjigju
  • Ilo: 29/03/2020 15:41

    Te gjobitet Kryeministri dhe Mond Stojku per cdo rast me nga 700000 leke gjobe dhe te ju mbahen nga paga se mbeten duke gjobitur njerzite gjore edhe pse dalin te blejne buke ,

    Përgjigju
  • ky ku ishte??: 29/03/2020 15:37

    nuk na del virusi por kemi dhe kete.ky kishte kohe pa dale dhe pa na i shpifur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin