Shehi për 'Report Tv': Koalicioni po ecën mirë! Rama-Meta zigzage, por s'shoh 'prill të dytë'

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehiu tha në "Report Tv" për gazetarin se koalicioni me LSI po ecën mirë edhe pse Monika Kryemadhi nuk është dukur gjatë pandemisë dhe presidenti Meta nisi 'një flirt' tëri me qeverinë. Shehi tha se për opozitën kushdo është i mirëpritur në koalicion përveç Ramës, ai është vija e kuqe.

Në lidhje me 'dashurinë' e re mes Presidentit dhe kryeministrit duke rritur aludimet për një prill të dytë, Shehi tha se nuk beson se ka një gjë të tillë, por dhe nëse ndodh nuk ka asgjë të keqe. Sipas tij Rama-Meta gjithmonë kanë pasur zigzage, por dhe pajtime mes tyre.

"Nuk shikoj, edhe nëse ka ndonjë gjë të keqe. Presidenti dhe kryeministri duhet të kenë një raport konstruktiv institucional. Rama-Meta kanë pasur zigzaget e tyre, janë puqur, janë ndarë...ne si opozitë kemi linjën tonë lineare", tha Shehi.

Në lidhje me propozimet e Ilir Beqaj për ulje të rrogave dhe pensioneve suplementare, Shehi i cilësoi si tallje që kryeministri Rama bën me shqiptarët që në fund të dalë heroi që shpëtoi popullin nga ulja e rrogave dhe pensioneve.

"Kjo është një lojë e Edi Ramës që të dalë në gazeta e të tallet se ai shpëtoi popullin nga ulja e rrogave dhe pensionet.Mjafton të heqin një koncesion dhe s'ka nevoje për qindarkat. Kush nuk e kupton këtë tallje është budalla", tha Shehi.
Sa për protestat, Shehi tha se opozita nuk ka kërkuar asgjë të tillë dhe qëllimi i saj është mbrojtja e qytetarëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:14
Propozimet e Beqajt, Shehi: Tallje e Ramës! Anuloni koncesionet, mos kërkoni qindarka në rroga e pensione

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehiu tha se propozimet e Ilir Beqaj për ulje të rrogave dhe pensioneve suplementare në fakt nuk janë fare propozime te tij por një tallje që kryeministri Rama bën me shqiptarët që në fund të dalë heroi që shpëtoi popullin nga ulja e rrogave dhe pensioneve.

Shehi hodhi akuza ndaj Beqaj se deri dje shkatërroi shëndetësinë me koncesione e sot kërkon qindarka nga rrogat dhe pensionet.

"Ky është një teatër e Edi Ramës nuk është sa e Beqajt. Ai është një vegël qorre. Ky njeriu që ka dhënë koncesionet e shëndetësisë dhe shkatërroi atë,  sot del dhe na përkon qindarka nga pensionet suplementare. Kjo është një lojë e Edi Ramës që të dalë në gazeta e të tallet se ai shpëtoi popullin nga ulja e rrogave dhe pensionet. Fatkeqësisht kemi arritur në këtë nivel qeverisje. Si rrogat dhe pensionet janë qesharake çfarë do i ulin me. Mjafton të heqin një koncesion dhe s'ka nevoje për qindarkat. Kush nuk e kupton këtë tallje është budalla", tha Shehi.

Ora 18:51
'Një prill i dytë Rama-Meta', Shehi: Kanë pasur zigzaget e tyre

Sa për një 'prill të dytë' mes Ramës e Metës, Shehi tha se nuk shikon asgjë të keqe pasi Rama e Meta kanë pasur zigzaget dhe pajtimet e tyre.

"Nuk shikoj, edhe nëse ka ndonjë gjë të keqe. Presidenti dhe kryeministri duhet të kenë një raport konstruktiv institucional. Rama-Meta kanë pasur zigzaget e tyre, janë puqur, janë ndarë...ne si opozitë kemi linjën tonë lineare", tha Shehi.

Ora 18:43
Opozita e tradhtuar nga Meta? Shehi: S'e kemi njohur për kryetar tonin

I pyetur nëse opozita ndihet e tradhtuar nga roli i Presidentit në këtë moment pandemie, Shehi tha se opozita nuk ndihet e tillë, pasi nuk e ka njohur ndonjëherë presidentin për kryetar të opozitës, përkundrazi e kanë mbështetur kur ai ka dalë në mbrojtje të Kushtetutës.

"Jo! Kush ka një vizion demokratit, nuk e përdor fjalën tradhtuar. Ne e kemi mbështetur dhe do ta mbështesim presidentin, sa herë të mbrojë kushtetutën. Ne nuk ndihemi të tradhtuar, se nuk kemi menduar se Presidenti është kryetari i opozitës, opozita e ka dhe goxha të mira, Presidenti të jetë mbi palët. Ai ka luajtur një aksion të vetin, e ka gjykuar kështu. Nuk e kemi njohur ndonjëherë presidentin për kryetar të opozitës", tha Shehi.

Ora 18:35
A po funksionon koalicioni me LSI? Shehi: Për ne vija e kuqe është Rama

Në lidhje me funksionimin e koalicioni të opozitës me LSI, Shehi tha se deri më tani ka ecur dhe se në koalicion është i mirëprit kushdo, kurse vijë e kuqe për opozitën është vetëm Edi Rama.

"Deri tani ka funksionuar dhe unë uroj që të funksionojë. Ky është një koalicion i madh, ka parti të qendrës së djathtë, të qendrës së majtë, ka individë, grupe biznesi, sindikata. Në një situatë krize kaq të madhe. Zgjedhjet lokale nuk kemi marrë pjesë, krizë drejtësie, sot jemi pa gjykatë Kushtetuese, krizë mediatike, gjysma, treçereku janë nën thundrën e Ramës. Vija e kuqe për ne është bashkëpunimi me Ramën. Kush është kundër Edi Ramës për ne është i mirëpritur. Nëse vazhdon me këtë rrugë edhe për pak muaj dhe me këtë lloj shteti që i ka treguar të gjitha limitet e veta, kjo nuk është më çështje thjeshtë e opozitës, por e gjithashtu edhe e shqiptarëve. Shqiptarët duhet t'i vënë gishtin kokën ose do rrëzohen në një humnere që nuk do ta ngrenë kokën dot më", tha Shehi.

Ora 18:30
Shehi: Opozita nuk ka kërkuar protesta, Shqipëria do të dalë copë copë me Ramën

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi u shpreh në Report Tv se opozita nuk ka në plan protestat, por mbrojtjen e qytetarëve. "Jo! Jo! Opozita nuk ka kërkuar protesta, Basha ka bërë një program me 5 pika për të zgjidhur situatën. Kjo është një situatë e rëndë dhe ditën kur të dalë copë copë Shqipërinë, kështu si po e dhunon Rama do të dalin të gjithë të humburit, socialistët të parët se kanë bizneset. Opozita nuk ka kërkuar protesta.

Ka mbajtur qëndrim të butë krahasuar me Europën. Kemi kërkuar që të ndjekë një linjë normale, si vendet e tjera, sa i përket regjimit shëndetësor, të shkojë të bëjë tamponet. Kemi 70 ditë brenda dhe janë bërë 7 mijë tampone, sa një fshat në Itali. Me këto rezultate që ka ky, nuk ka pse e shtyn gjendjen e jashtëzakonshme. Edhe opozita nëse do të marrë një Shqipëri të rrënuar nuk ka mundësi për ringritje" tha ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 1 DOPJO MER JAHU: 01/05/2020 11:37

    Dashi havas me nji dopjo e me një paçe plonc derri dash gabzheri po na bo politik ky hipolit. O çfar tmerri është SHQIPRIA me politikan si dashi hajvan e nard vesh gjat ndoka e flamuri pa bisht Shqiprin e kan bo Kabul që gjith Shqiptarve ja kan ngul pingul.

    Përgjigju
  • mjekrroshi: 01/05/2020 10:34

    o dash pa mjekerr ke qen nji m3t pijaneci i neveritshem tani je nji m3t me mjekerr legen lyrash. ik or trap e futi raki me plonca se ate di ti.i harrove pazarlliqet qe beje kur ishe ne qeveri ti mor koqe dashi?po kur ka ngelur opozita ne dore te lulkes me ty e nard trapin e mul gomarin ed rama do talli menderen me ju e ben cte doje se nuk ka kundershtare te vertete e njerez qe duan me gjith mend te miren e vendit...o te dhjefsha mjekrren ty

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 30/04/2020 22:11

    Je gernete xhaje

    Përgjigju
  • Nje Pijanec Ordinere .: 30/04/2020 19:31

    Qe paguhet nga Taksat e Ppullit,,dhe ky vetem Raki i Ben..

    Përgjigju
  • Sifu: 30/04/2020 18:58

    Dash shume mire qe denon koncensionet e Rames dhe je shume te drejte ,por meqe je ppozitar dhe ish zv.kryeminister i harrove qindra koncensione te Saliut apo ato jane me efektivitet ekonomik.Dash koncensionet ipen per vepra ku shteti nuk ka para dhe i ben privati me parate e tija dhe mbas nje khe ja kthen shtetit.Koncensionet shqiptare vijne ere te ndyre korrupsioni ,ku qeveritaret ndajne parate me privatet

    Përgjigju
  • Populli: 30/04/2020 18:45

    Ilir Beqja I ka shpetuar SPAKUT nga duart dhe kakaris si gjeli maj plehut ndaj urgjentisht ti vihen byzylyket per vjedhjet qe ka kryer ky kriminel

    Përgjigju
  • andi: 30/04/2020 18:33

    o dasho po qenke k*** fare ju kurdis i gjati si lodra nuk eshte pune rakie kjo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Basha i përgjigjet Metës: Ishe nxitësi kryesor i djegies së mandateve, hodhe gurin e fshehe dorën! Pazarxhi, përballu me drejtësinë

Basha i përgjigjet Metës: Ishe nxitësi kryesor i djegies së mandateve, hodhe gurin e fshehe dorën! Pazarxhi, përballu me drejtësinë