Propozimi francez për negociatat me BE, protesta të dhunshme në Maqedoninë e Veriut, 47 policë të plagosur

MAQEDONI E VERIUT- Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, Shkupi u përfshi nga protesta të dhunshme deri në orët e vona të opozitës kundër propozimet francez për negociatat. 47 policë janë plagosur, ku 11 prej tyre kanë përfunduar me lëndime të rënda dhe dy policë janë në gjendje më kritike.

Policia u sulmua me sende të forta, fishekëzjarre, koktej molotovi, ndërsa situata më kritike ka qenë para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Protesta e dhunshme nisi dje në orën 19:00, fillimisht para Qeverisë, duke vijuar më pas tek Ministria e Jashtme ku po ashtu ka pasur sulme me sende të ndryshme, ndërsa situata ka dalë nga kontrolli para Kuvendit. Turmat e protestuesve u shpërndanë rreth orës 22:30.

Në të njëjtën kohë, protestuesit hodhën gurë, vezë, sende hekuri, pllaka bekatoni, kokteje molotov, kosha plehrash dhe mjete piroteknike, si ndaj godinave të institucioneve ashtu edhe ndaj punonjësve të policisë, raporton INA.

Policia si kundërpërgjigje ka arritur të shpërndajë protestuesit, ndërsa një pjesë e tyre janë arrestuar.

Në klinikën për sëmundje kirurgjikale “Shën Naum Ohridski” janë paraqitur tre policë të lënduar lehtë nga protestat që u mbajtën para Kuvendit. Pjesëtarë të policisë nga terreni kanë deklaruar se përveç tre pjesëtarëve të lënduar të MPB-së, është dëmtuar edhe një veturë e policisë.

Mbrëmë ishte dita e katërt e protestës që eskaloi para Kuvendit. Këto protesta po mbahen kundër propozimit francez që mundëson heqjen e vetos bullgare për Maqedoninë e Veriut dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Përmes propozimi francez i cili arriti në Maqedoninë e Veriut më 30 qershor synohet të tejkalohen dallimet mes Shkupit dhe Sofjes për çështjen e gjuhës dhe të kaluarës historike me këtë dhe zhbllokimin e procesit integrues.

Bullgaria tashmë dy vjet, përmes vetos, e ka bllokuar fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut, me këtë edhe heqjen e pengesës për Shqipërinë drejt rrugëtimit në procesin integrues në Bashkimin Evropian.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:56
Protesta e dhunshme në Maqedoni, Talat Xhaferri publikon pamjet nga thyerja e xhamave të institucioneve (VIDEO)

 

Kryetari i Kuvendit në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferri, ka publikuar pamjet nga zyrat e Kuvendit të cilat janë dëmtuar pas protestës së dhunshme një ditë më parë në Shkup, ku kundërshtohet propozimi francez për negociatat.

‘Pasojat nga sjellja e mbrëmshme е egërsuar para Kuvendit. Pranoj dhe mbështes të drejtën e secilit në protestë, të shprehjes së qëndrimit. Vazhdimisht dhe fuqishëm e dënoj huliganizmin, dhunën, nxitjen e urrejtjes sepse ato nuk janë zgjidhja.’- shkruan Xhaferri.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin