Propozimi i ministres së Kulturës, Elva Margariti: Opera të shkëputet nga shteti

Takimi i para pak ditëve me dyer të mbyllura mes ministres së Kulturës, Elva Margariti, drejtoreshës së Teatrit të Operës Zana Çela dhe stafit artistik në godinën e restauruar për performancën të TKOB-së, analizën katërvjeçare e pati vetëm si justifikim. Si çdo vendim që ndryshon fatet e institucioneve të kulturës, edhe kësaj here propozimi i për shkëputjen e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit dhe Ansamblit të Valleve dhe Këngëve Popullore nga Ministria e Kulturës u tha mes rreshtave, si të qe se po i lihej për menaxhim kostumi i “Madame Butterfly” ndonjë fondacioni.

 “TKOB, siç tha dhe drejtoresha Zana Çela, duhet të dalë jashtë skemës së kësaj varësie nga shteti. Në asnjë vend tjetër, jo vetëm në Europë, por dhe në kontinente të tjera nuk gjejmë formula të tilla. Besoj se është momenti me një investim të tillë, që ka bërë qeveria shqiptare, me një rrugë tashmë të hapur dhe infrastrukturë të shtuar që të fillojë dhe të ndryshojë totalisht mendësia e konkurrencës në të gjithë territorin kombëtar dhe kjo pse jo le të jetë shtëpia e parë, që kjo konkurrencë të nis dhe të marr jetë”, shprehet gjatë këtij takimi Elva Margariti, ministrja e Kulturës.

Me mungesën e mirëmenduar të medieve, nën justifikimin e pandemisë Covid 19, dhe me shtrirjen e diskutimit veç mes drejtoreshës dhe ministres së kulturës, artistët në pamundësinë për të shtruar pyetje, mbeten të shqetësuar për të ardhmen e tyre artistike.

"ReportTv" ka kontaktuar drejtoreshën e TOB-it për të kuptuar se nga kush erdhi ky propozim dhe kush e shkaktoi ngërçin e prishjes së binomit MK-TKOB, edhe çfarë synon konkretisht ky propozim? Por, nuk ka asnjë përgjigje.

Ndonëse drejtoreshës me mandat të përfunduar nuk dihet ende nëse i është rinovuar kontrata, në kushte të tilla pritet që për të ardhmen e këtij institucioni të restauruar nga taksapaguesit shqiptarë me më shumë se 1.2 miliardë lekë, që ka qenë në varësi të shtetit për rreth 65 vjet, me buxhet-vjetor rreth 295 milionë lekë, edhe ku ushtrojnë artin e tyre 250 persona (artistë edhe administrata), fjalën e tij në të ardhmen, pse jo ta thotë dhe privati.   

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eva: 25/09/2020 15:22

    Po ai qe blen ose privatizon TKOB ti paguajne edhe artist e instrumentist , kshu qe as artistry nuk ngelin pa pune gjithe ato harqe instrumentiste

    Përgjigju
  • Arber: 24/09/2020 12:35

    Nuk eshte hera e pare qe indtitucione apo objekte mjaft te rendesishme per vendin shkojne drejt privatizimit apo PPP ve, sido qe mund te quhen, pasi ne to eshte investuar ne shuma te konsiderueshme nga shteti. Kjo menyre eshte vjedhje e paster e fondeve publike qe kalon ne favor te " zhvilluesit" te radhes,besoj edhe ky i paracaktuar tashme

    Përgjigju
  • Hasami: 23/09/2020 17:54

    Teatri i Operas quhet Teatri Kombetar i Operas dhe Ansambli quhet Ansambli Kombetar i Kengeve dhe Valleve dhe nuk jane prone as e Elva Margaritit dhe as e Zana Celes qe ti trajtojne sikur ta kene placken e tyre per ta shitur dhe per te ndare fitimin por jane pasuri e kombit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Hyn në fuqi vendimi! Brenda vitit paga mesatare bruto për mësuesit arrin në 104 mijë lekë! Për mjekët e Përgjithshëm 131 mijë lekë dhe infermierët në 87 mijë lekë

Hyn në fuqi vendimi! Brenda vitit paga mesatare bruto për mësuesit arrin në 104 mijë lekë! Për mjekët e Përgjithshëm 131 mijë lekë dhe infermierët në 87 mijë lekë