Propozimi për të kthyer Kishën në Xhami, Imzot Frendo: Vendimi nuk i shërben ruajtjes së parimeve të së drejtës ndërkombëtare

Propozimi për të kthyer Kishën në Xhami, Imzot Frendo: Vendimi nuk i shërben ruajtjes së parimeve të së drejtës ndërkombëtare

Kryetari i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, Imzot George Frendo

Kryetari i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, Imzot George Frendo ka reaguar në lidhje me heqjen e statusit muze kishës së Shën Sofisë dhe propozimit për ta kthyer në xhami. Frendo përmes një deklarate thotë se UNESCO e ka dënuar këtë akt duke shprehur keqardhjen për këtë vendim për të cilin nuk ka pasur diskutime paraprake duke qenë se objekti është në listën e trashëgimisë botërore. Ai thekson se ky vendim nuk i shërben vlerave të bashkëjetesës dhe të ruajtjes së disa parimeve të së drejtës ndërkombëtare.

Reagimi i plotë i George Frendo

Tirana, më 12 korrik 2020

KTHIMI I KISHËS SË SHËN SOFISË NË XHAMI

Kthimi i Kishës së Shën Sofisë në Xhami funksionale nga ana e Turqisë ka krijuar shumë habi dhe keqardhje në botë.

UNESCO e ka dënuar këtë akt duke shprehur keqardhjen për këtë vendim për të cilin nuk ka pasur diskutime paraprake duke qenë se objekti është në listën e trashëgimisë botërore. Edhe shumë autoritet të tjera fetare e kulturore e kanë dënuar këtë vendim duke shprehur keqardhjen e tyre.

Sot në lutjen e Engjëllit të Tënzot Papa Françesku ka shprehur dhimbjen e tij të thellë për këtë akt.

Ky vendim nuk i shërben sigurisht atyre vlerave të bashkëjetesës dhe të ruajtjes së disa parimeve të së drejtës ndërkombëtare. Duke qenë se Hagia Sofia i përket trashëgimisë botërore do të duhej të merreshin vendime të bashkëndara e ai objekt të mbetej i tillë, i hapur dhe i vizitueshëm nga të gjithë e duke u përkitur të gjithëve. 

Imzot George Frendo

Arqipeshkvi i Tiranë-Durrësit

Kryetari i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alniku: 13/07/2020 11:54

    kisha katolike duhet të lutet për heroin ton Kombëtarë GJERGJ KASTRIOTIT MEQË NUK E KTHENI KOKËN PAS TASH ZOTI TJU NDIHMOJ, e harruat kalorësin e Krishtit e lat të mjeruar e të copëtuar gjakun e tij tashti mendoheni edhe njëherë.

    Përgjigju
  • Enco: 13/07/2020 00:38

    Nga u be kishë kjo ? Hera e fundit qe hagia sophia ka qënë kishë ka qënë para 600 viteve ,Po bënë 600 vjet xhami .

    Përgjigju
    • Altin: 13/07/2020 08:04

      Po ca rendesie kane vitet, shtepia e Zotit eshte shtepia e Zotit pergjithmone...por nuk eshte ky debati. Debati eshte qe ajo ishte muze pjese e trashegimise boterore ne unesco, nuk i perket me vetem shtetit turk, i perket pasuri gjithe botes. Kur ishte muze aksesohej nga te gjithe, e ben xhami e futen vetem turqit. Turqia ka mbi 85 mije xhamia, gjysmen i ka bosh ne stamboll, pse te shkaterroje kete pasuri te madhe duke e bere xhami funksionale prap. Keto jane lojrat e erdoganit per tu perplasur me boten e te fitoje vota ne turqi sepse i ka rene reputacioni.

  • 0987: 12/07/2020 22:03

    Erdogani ne Tirane duhet shpall PERSON NON GRATA.

    Përgjigju
    • Loku: 13/07/2020 07:50

      Non Grata per punen e Sofise mo?!

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Tempulli' deri tani u sekuestruan mbi 1600 kg drogë, Balla: Do vijojmë

'Tempulli' deri tani u sekuestruan mbi 1600 kg drogë, Balla: Do vijojmë