Prostitucion, trafik lëndësh narkotike dhe vrasje, OFL i kërkon llogari për pasurinë 'Baronit të drogës' dhe dy personave të tjerë

Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar në Kurbin dhe në Lezhë, ku i është dërguar formulari për të deklaruar pasurinë tre personave, të akuzuar për shfrytëzim prostitucioni, trafikim të lëndëve narkotike dhe vrasje.

I pari në listë është Gëzim Çelaj, i njohur edhe si "Baron Dorge", i cili sipas policisë është i dënuar për veprën penale  “Shfrytëzim prostitucioni”.  Ai është i dënuar për trafik droge nga Krimet e Rënda, por vijon të jetë i lirë. Për të Prokuroria për Krime të Rënda do të niste në vitin 2014 dhe do të njoftonte se kishte krijuar dyshime se ai së bashku me Valentin Tufën  të cilësuar si “tezja e kokainës”, kishin krijuar kontakte me shtetas të ndryshëm shqiptarë në Shqipëri, Kosovë e SHBA, për të trafikuar lëndë narkotike kokainë, nga vendet e Amerikës Latine, në drejtim të Kosovës, Shqipërisë e më tej, në vendet e Bashkimit Europian. Asokohe, në kohë reale, policia shqiptare organizoi operacionin për arrestimin e personit “kyç” të këtij trafiku, Gëzim Çelës.

U bënë kontrolle në banesën e tij në Fushë-Kuqe, të Laçit, si edhe në apartamentin e tij, në Tiranë, por nuk u bë e mundur gjetja dhe arrestimi i tij.

Sipas Prokurorisë, nga kontrolli në banesën e Gëzim Çelës në Fushë-Kuqe, u gjetën dhe u sekuestruan 207 kg lëndë narkotike kanabis, 5 kg lëndë narkotike heroinë, lëndë përzierës për lëndën narkotike, si edhe 13 armë luftarake.

Ndërsa në banesën që Çela posedonte në Tiranë, u gjetën rreth 143 mijë euro, një pistoletë, si edhe një sasi lënde narkotike, heroinë.

I njohur si “bosi i trafikut të drogës” që vinte nga Turqia, përmes Bullgarisë, Maqedonisë e Shqipërisë, drejt Kosovës dhe vendeve Perëndimore Çela i akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine para vitit 1997, ka qenë oficer i Forcave Speciale.

I dytë që do duhet ti përgjigjet OFL-së është Arben Prendi banues në Lezhë, i dënuar me 9 vite burg për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.Ka qenë pjesë e një operacioni antidrogë të goditur nga policia në vitin 2016. Ky rrjet trafiku drejtohej nga Jurgen Molla dhe Prendi kishte rolin e korrierit, që bënte transferimin e drogave kryesisht nga Kosova në Shqipëri. 

Personi i tretë është Perikli Marku banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Gëzim Çelaj dhe Arben Prendi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatosi: 05/06/2020 18:04

    E pabesueshme !!! Ketu ne Lezhe kemi vellezrit Selaj qe kane krijuar perandori nga droga, dhe nuk u preken qofte njehere, keta sigurisht qe prokurorine e kane blere me kohe, por paskan blere edhe OFL. dhe sa per te bere nje xhiro ne Lezhe keta te OFL i futen disave qe jane ne miniature ne krahasim me vellezrit Selaj qe vetem Viktor Tushes i kane dhene te pakten nje milion euro per te ndertuar pallate ne Lezhe. kjo eshte Shqiperia.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Do ngrihet Dhoma Ekonomike Kombëtare! Rama tregon objektivin: Synojmë të rrisim deri në 4 miliardë euro investimet e huaja! Garanci sovrane për fasonerinë

Do ngrihet Dhoma Ekonomike Kombëtare! Rama tregon objektivin: Synojmë të rrisim deri në 4 miliardë euro investimet e huaja! Garanci sovrane për fasonerinë