PD dhe policia përplasje për lejen e protestës së 16 Shkurtit

PD dhe policia përplasje për lejen e protestës së 16 Shkurtit

TIRANE-Dy ditë para tubimit të paralajmëruar përpara Kryeministrisë, Policia e Tiranës ka refuzuar lejen për protestë pa afat të Partisë Demokratike. Selia blu në kërkesën drejtuar policisë kërkonte që leja për tubim që nis në orën 11:00 të jetë pa një afat të përcaktuar se kur do të mbarojë. Por, kërkesa është kthyer me argumentin që të specifikohet orari se kur do të mbyllet tubimi para selisë së qeverisë, ndërsa lë afat orën 24:00 të së shtunës.

Ndërkohë që një tjetër problem në kërkesën për leje të dorëzuar nga PD-ja janë edhe koordinatat.  PD kërkoi leje për protestën në katër rrugët që rrethojnë Kryeministrinë, bulevardin “Dëshmorët e Kombit” tek sheshi para Kryeministrisë, lulishtja tek Piramida dhe te rruga “Ismail Qemali” në krah të Kryeministrisë.

Por, sipas selisë blu, policia e Tiranës ka refuzuar lejen në koordinatat e kërkuara nga PD-ja me argumentin se hapësira tek “Lulishtja tek Piramida' dhe te rruga “Ismail Qemali” do të jetë territor ku do të dislokohen shërbimet e policisë dhe të Gradës së Republikës. Për PD-në, argumenti i policisë është i pabazuar në ligj dhe i pashpjegueshëm, pasi policia sipas tyre nuk mund të caktojë vendet ku do të bëhet protesta.

Policia e Shtetit pak ditë më parë shprehu shqetësimin se në protestë mund të përfshihen individë me precedent penal që kanë për qëllim destabilizimin e vendit, ndërsa SHBA, BE-ja dhe përfaqësi të tjera diplomatike në Shqipëri i kanë bërë thirrje opozitës që të shmanget dhuna.

Letra e PD drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranës

Deklarata e Partisë Demokratike për lejen për protestën
Në përputhje me Ligjin për Tubimet, Partia Demokratike ka njoftuar Policinë e Shtetit për zhvillimin e tubimit më datë 16 Shkurt 2019, ora 11.00, në sheshet dhe vendkalimet publike “Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Sheshi përpara Kryeministrisë, Lulishtja tek Piramida dhe Rruga Ismail Qemali”. Policia e Shtetit, në kundërshtim me ligjin dhe për arsye politike, ka njoftuar ndryshimin e vendit të protestës, duke mos lejuar zhvillimin e saj edhe tek “Lulishtja tek Piramida dhe Rruga “Ismail Qemali”.

Sipas ligjit, Policia nuk ka asnjë autoritet ligjor për të vendosur vendin e zhvillimit të protestës. Partia Demokratike nuk pret leje nga Policia e Shtetit për zhvillimin e tubimit, sepse ajo është një e drejtë kushtetuese e opozitës dhe qytetarëve. Kjo është arsyeja se përse ligji parashikon njoftimin e Policisë dhe jo kërkesën për leje.

Qëndrimi i Partisë Demokratike i është bërë i njohur zyrtarisht Policisë së Shtetit, duke i kujtuar se ka përgjegjësi ligjore për të siguruar mbarëvajtjen e protestës, në vendet e njoftuara nga Partia Demokratike. Policia e Shtetit po vepron nën urdhrat politik të Edi Ramës, i cili, i frikësuar nga bashkimi popullor, po ndjen vetminë e tij politike. Duke garantuar qytetarët për protestën e 16 Shkurtit, Partia Demokratike ka marrë të gjitha masat për sigurinë e protestuesve dhe ushtrimin prej tyre në mënyrë të ligjshme dhe pa asnjë pengesë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bruno: 15/02/2019 05:28

    Dikur kur PD ishte ne pushtet ishte e ndaluar te qarkullohej ne grup me shume se 3 persona.

    Përgjigju
  • Robshi: 14/02/2019 21:03

    Uroj te jete Po aq paqesore sa 21 janari

    Përgjigju
  • Emigranti: 14/02/2019 19:51

    Vendin e protestes,kohen e saj,menyren e veprimit e percakton ai subjekt qe e organizon nje tubim te tille dhe jo policia . Ajo ka per detyre te zbatoje ligjin per tubimet dhe jo te behet mbeshtetje e njeres pale kunder tjetres. Po mbajti anesi do te behet me keq me pas nga iritimi i turmave. Besoj se nuk do te kete dhune,megjithese dhuna ka qene e mbetet nje problem ne radhe te pare per parlamentin ku dhuna e kartonit eshte mbi interesin e popullit. Shumica voton me urdher PARTIE dhe jo me arsyetim te ligjeve apo dekreteve,keshtu dhe opozita eshte e detyruar te veproje me te njejten monedhe. O Politikane ju lutem mos e ndani popullin me dysh ,ne dhe ata se te dy palet nuk kane mire. Mblidhni mendjen se jemi drejt nje lufte civile. Mblidhuni dhe vendosni me te miren per popullin e shume vuajtur.

    Përgjigju
    • EDISONI: 15/02/2019 08:01

      Emigranti, ligji thote tekstualisht keshtu (lexoje mire nenin 6, piken 1/a): TUBIMET NË SHESHE DHE VENDKALIME PUBLIKE Neni 5 Njoftimi i Policisë së Shtetit 1. Në rast tubimi në sheshe ose vendkalime publike, organizatori dhe drejtuesi janë të detyruar të njoftojnë me shkrim shefin e komisariatit të policisë jo më vonë se tri ditë para datës së zhvillimit të tubimit. 2. Njoftimi me shkrim duhet të përmbajë: a) identitetin dhe adresën e drejtuesit dhe të organizatorit të tubimit; b) qëllimin e tubimit; c) datën, vendin, orën e fillimit dhe të përfundimit të tubimit dhe itinerarin e tij (nëse ka të tillë); ç) numrin e përafërt të pjesëmarrësve dhe numrin e personave ndihmës në mbarëvajtjen e tubimit; d) personat që do të flasin në tubim. 3. Në rast se njoftimi me shkrim nuk i përmban elementet e parashikuar në pikën 2 të këtij neni, ai i kthehet për plotësim organizatorit dhe drejtuesit të tubimit, të cilët duhet ta riparaqesin atë të plotësuar jo më vonë se 24 orë para kohës kur do të zhvillohet tubimi. Neni 6 Detyrimi i policisë 1. Shefi i Komisariatit të Policisë, brenda 24 orëve nga marrja e kërkesës sipas pikës 2 të nenit 5 ose brenda 8 orëve nga marrja e kërkesës sipas pikës 3 të nenit 5 të këtij ligji, me vendim të arsyetuar duhet: a) t’i komunikojë organizatorit ose drejtuesit të tubimit NDALIMET dhe KUFIZIMET e mundshme ose KUSHTET e tjera, duke përshirë edhe numrin e personave që do të ndihmojnë në mbarëvajtjen e tij; b) t’u japë një kopje të urdhrit zyrtar për caktimin e oficerit të policisë që do të jetë përgjegjës për të ndihmuar e vëzhguar zhvillimin e tubimit. 2. Shefi i Komisariatit të Policisë njofton me shkrim drejtuesin e pushtetit vendor dhe prefektin për zhvillimin e tubimit.

    • Koha e Sale pordhes ka vdekur: 14/02/2019 21:53

      Ik ore pirdhu, shikoni endra me sy hapur "Koha e Sale pordhes ka vdek", Tiranes i hani M*utin, ka vdek ajo kohe, Shteti sot eshte shtet dhe do ju tregoj vendin vandaleve, duro dhe shiko .....

    • Ligjet i dine ata qe japin lejet jo ti nje cope emigrant: 14/02/2019 21:48

      Ore "Kompetent" kete ligjin qe thua ku e lexove, vendin ti e propozon dhe Policia ta aprovon, se cfsre do te bejne ata ti si admirues ityre te ngelesh ta shikosh te shtunen. Policia nuk do ti vrase por as do ti lejoje te bejne sic duan te bejne. Shiko punen atje ku je dhe paguaj renten, punet e tjera i dine ata qe dine ligjet.

    • O koklesh: 14/02/2019 21:25

      ket propaganden shqupiste dhe dy gishtat e tu futi ne b.th dhe munohu te fershkellesh.

  • Boomerangu: 14/02/2019 19:19

    ..ju qe doni me djeg jeni Pjella Shkaut..,edhe ma keq se Cetniket Serb..Harram..,me Bashic e Berishovic ..Kushtet che Rendin e vendos Polizia..

    Përgjigju
  • Liu të Qiu: 14/02/2019 19:05

    O MUTI viçidolit malokët të ruajn hajdarin e ti të ha mutin o qenef analfabet .

    Përgjigju
  • Sifi: 14/02/2019 18:15

    Kwrkesa e PD ,per proteste pa afat dhe jasht cdo kontrolli per teritorin ku do te protestohet ,eshte thirrje per destabilizim , prandaj policia te kryej detyren ne baze te ligjit, ndryshe shumica e shqiptareve do ti japi pergjighen qe duhet falangave te PD . Nuk ka me tolerm me rendin kushtetues .

    Përgjigju
  • Ujku i Vicidolit: 14/02/2019 17:44

    Birisha ka medjeg Tiranen.Si skutha tirandit kane ik prej dragojve te malokerise

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Ulje temperaturash, ndërsa pasditja sjell reshjet e shiut, parashikimi i motit për sot

Ulje temperaturash, ndërsa pasditja sjell reshjet e shiut, parashikimi i motit për sot