Protesta e 6 dhjetorit/ Çollaku: E gabuar, vjen nga një frustrim i brendshëm! Gjonaj: E turpshme që thirret nga ish kryeministri në ditën më të rëndësishme

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka deklaruar se protesta e 6 Dhjetorit e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha, vinte nga një frustrim i deputetëve të opozitës të cilët e shikonin samitin e BE-së në Tiranë si një vlerësim për qeverinë ‘Rama’. Ndërsa ish ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj i konsideroi thirrjet e Berishës si deklaratat më antishqiptare të bëra ndonjëherë.

I ftuar në emisionin “Pa Protokoll” me gazetaren Anduela Ndreu në Report TV, Çollaku tha se protesta e 6 dhjetorit rrezikonte të krijonte keqkuptime në sytë e partnerëve ndërkombëtarë. Ai tha se nuk qëndronte teza se opozita donte t’u tregonte liderve të BE-së situatën në Shqipëri, pasi këta të fundit kishin miratuar raporte tepër kritike ndaj qeverisë.

"Unë mendoj se kjo është një protestë e gabuar. Të protestsosh kundër Edi Ramës dhe kësaj qeverie vlen çdo natë dhe çdo ditë por nëse ka një ditë kur është e panevojshme të protestosh kundra një samiti apo kundër aktorëve që në thelb po mbështesin gjithçka që PD ka kërkuar prej vitesh. Samiti konsolidon procesin e Berlinit si e vetmja rrugë për Ballkanin Perëndimor. Samiti shuan ‘Open Balkan’. Një samit i tillë mirëpritet jo të dalësh ta protestosh. Në çdo vend të Europës ka protesta të tilla në samite të tilla. Por në asnjë vend të botës nuk ka qenë një parti politike që e bën këtë. Këtu po proteston një opozitë që synon të marrë pushtetin. Përmes bllokimit të samitit.

Unë nuk mendoj se Berisha apo kolegët e tjerë janë anti-europianë, por duke protestuar në këtë ditë rrezikojnë të krijojnë keqkuptime serioze. Në bindjen time edhe nga komunikimi publik, unë mendoj se kjo do bëhet nga një frustrim i brendshëm i kolegëve tanë të opozitës. Ata kanë idenë se përmes këtij samiti po mbështetet qeveria. Nuk është e vërtetë kjo gjë. Nuk ka asnjë lloj përkëdhelje nga partnerët tanë europianë dhe amerikanë. Ne kemi bërë opozitë me raporte të prodhuara nga BE dhe Bundestagu, a nuk e njohin ata situatën këtu? Ndonjëherë na kanë kaluar edhe ata me kritika ndaj qeverisë. Teza që t’ua bëjmë të ditur nuk qëndron. Unë mendoj se në thelb të kësaj proteste është frustrimi që mbase vjen nga një mungesë komunikimi i kolegëve të mi. Ky samit nuk bëhet për të mbështetur Edi Ramën por për një mesazh të fortë gjeostrategjik. Atëherë kundra kujt proteston PD atë ditë? Prandaj ua thashë që është momenti i gabuar”- përfundoi Çollaku.

Ish Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha se ishte e turpshme të dëgjoje një ish kryeministër që fliste për një protestë në ditën më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë.  Ajo shtoi se protesta bëhej për interesa personale ndërsa u bëri thirrje mediave që të bllokonin thirrjet e Berishës pasi sipas saj rritsin destabilitetin në vend.

“Është deklarata më antishqiptare që mund të kem dëgjuar ndonjëherë dhe aq më tepër nga një ish kryeministër, ish president që është e turpshme ta dëgjosh të flasë për një protestë në ditën më të rëndësishme. Protestat janë të ligjshme pavarësisht se thirren për interesat personale. Duke qenë non-grata nga dy shtete dhe të kesh kurajon të nxisësh përçarje pë një vend që aspiron të jetë anëtar i BE është absolutisht e paimagjinueshme në vitin që jemi. Protesta mund të jetë shenjë demokracie, por e para kush e thërret dhe më pas në çfarë dite thirret?

Ka ditë plot dhjetori, ka pasur ditë plot nëntori por kjo është një ndëshkim që ky subjekt i bën Shqipërisë në momentin më të bukur të saj. Për mua do ishte një mënyrë që vetë media këtyre lajmeve t’u bëjë një bllokim sepse rrisin destabilitetin në vend. Unë uroj që shqiptarët të tregohen të mençur si gjithmonë dhe të mos dëgjojnë thirrjet e një personi non-grata”- u shpreh Gjonaj.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

I riu nga Kosova arrestohet në Tiranë, dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur! I shpërndau videon në rrjete sociale

I riu nga Kosova arrestohet në Tiranë, dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur! I shpërndau videon në rrjete sociale