Aleanca për Teatrin zhvendoset në Shkodër për peticionin! Qytetarët pa maska e distancë fizike! Vëllezërit Budina: Do ringremë simbolin e lirisë

Aleanca për Teatrin zhvendoset në Shkodër për peticionin! Qytetarët pa maska e distancë fizike! Vëllezërit Budina: Do ringremë simbolin e lirisë

Foto nga firmosja e peticionit në Shkodër

Para Teatrit Migjeni në Shkodër, Aleanca për Teatrin zhvilloi tubimin sensibilizues dhe mbledhjen e firmave për peticionin për rindërtimin e teatrit aty ku ishte, ashtu siç ishte. Shkodra është qyteti i tretë pas Tiranës e Durrësit, për firmosjen e peticionit. Në mbështetje të kësaj kauze kanë ardhur shumë qytetarë dhe artistë shkodranë, të cilët kanë hedhur firmën e tyre në peticion në mbështetje të Aleancës, mes të cilëve ishte dhe aktori Zef Deda.

Nën logon "Demokracia nuk është dhuratë, demokracia është kusht' në orën 17:00 aktivistë , artistë dhe qytetarë u mblodhën para teatrit Migjeni duke iu bashkuar thirrjes sensibilizuese po bën Aleanca dhe që do të vijojë qytet më qytet.

Ajo që vihet re është prania e madhe e njerëzve pa asnjë mbrojtje, të dyndur në turma dhe pa maska e distanca fizike. Nuk duhet të harrojmë se Shkodra është ende një zonë e kuqe dhe me rrezik potencial për të rritur infeksionin e COVID-19.

Të pranishëm në protestë ishin edhe vëllezërit Robert dhe Edmond Budina, të cilët u shpehën e do të ringrenë sërish tempullin e lirisë dhe demokracisë.

"Ne jemi rrugëve që ta ringremë atë teatër, të ngremë tempullin e demokracisë dhe qytetarisë shqiptare. Të jemi të gjithë së bashku për të treguar se jemi të gjithë qytetar dhe të bashkuar", tha Edmond Budina.

Dhe për Robert Budinën teatri duhet të rikthehet si simbol i protestës në mënyrë që brezat e ardhshme të kuptojnë se populli mund të fitojë mbi pushtetet.  

Ndërsa aktori Zef Deda ka puthur godinën e teatrit Migjeni për t'u treguar të gjithë se kultura dhe arti nuk preket pasi janë shpirti i kombit.

Një ditë me parë Aleanca ishte në Durrës përpara Pallatit të Kulturës, ku zhvilloi një tubim sensibilizues dhe u mblodhën firma për peticionin për rindërtimin e teatrit. I pranishëm në tubimin në Durrës ishte edhe regjisori Robert Budina, ndaj të cilit nisi dhe një procedim penal për tubim të paligjshëm. Gjatë një interviste për Report TV, Budina tha se do të zhvillohet një tur sensibilizues në të gjithë Shqipërinë, që  të vrasin frikën e krijuar nga dhuna e pushtetit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:17
Edmond Budina: Do ringremë sërish tempullin e lirisë, vetë Michele Placido e cilësoi shembjen turp

Regjisori Edmond Budina tha se prej 2 vjetësh ata kanë mbrojtur teatrin nga tiranët që erdhën ë shembën në mes të natës. Ai tha se ai teatër do të ngrihet sërish si simbol i lirisë dhe demokracisë. Budina përmendi dhe një telefonatë me aktorin e njohur nga shqiptarët si Komisar Katani, i cili i kishte thënë se shembja e tij ishte një turp i madh.

"Jemi këtu për të ngritur këtë ndjesi kombëtare dhe të bëhemi të gjithë bashkë për të vënë në qendër kulturën tonë, paqen dhe jo dhunë e drogën apo mafien. Jemi këtu për të dhënë një shembull qytetari. Ne nuk zaptuam teatrin, por e çliruam atë. Ata tinëzisht e shkatërruan natën të njëjtën gjë do të bënin që në 24 korrik, por nuk i lejuam. Kam folur personalisht me aktorin Michele Placido dhe më tha trup i madje që po shembet ai teatër. Gjesti i tyre donte të godiste simbolin e lirë, të demokracisë dhe për këtë ne jemi rrugëve që ta ringremë atë teatër, të ngremë tempullin e demokracisë dhe qytetarisë shqiptare. Të jemi të gjithë së bashku për të treguar se jemi të gjithë qytetar dhe të bashkuar", tha Budina.

Ora 18:56
Budina: Teatri dëshmori i parë simbolik i demokracisë, simbol i protestët (VIDEO)

Regjisori Robert Budina ka folur para qytetarëve që e pritën së Shkodër për të firmosur peticionin duke thënë se teatri duhet të rikthehet si simbol i protestës në mënyrë që brezat e ardhshme të kuptojnë se populli mund të fitojë mbi pushtetet. Budina bëri thirrje për formim qytetar dhe mendimit opozitar në mënyrë që populli të ketë në dorë politikën dhe jo anasjelltas. Ai tha se teatri dëshmori i parë simbolik i demokracisë.

"Për ta rikthyer teatrin aty ku ishte, siç ishte, po bëjmë një peticion që do ja çojmë të gjithë palëve të interesuar për të rikthyer Teatrin Kombëtar aty ku ishte. Shembja e Teatrit Kombëtar nuk ishte vetëm halli ynë por dhe i juaji. Ne kemi 2 vjet e tre muaj që luftojmë për të mbrojtur kulturën dhe trashëgimin dhe kuptuam se me problemet që kishte shoqëria shqiptare ishte e pamundur të mbronim teatrin, prandaj dhe sulmi makabër i qeverisë ndodhi sepse ne themi  thellësi të mangët në demokracinë shqiptare. Vetëm kultura mund të ishte termometri i një demokracie që nuk funksionon. Ne nuk kemi përdoru kurrë një gjuhë përçarëse, por gjuhën e kulturës, artit dhe fjalës dhe jo anës. Ka një sensibilizim të jashtëzakonshëm për këtë që ka bërë kryeministri shqiptar, jo vetëm në Shqipëri por në tërë kontinentin europian. Teatri kombëtar ishte dëshmori i parë simbolik i demokracisë. Rikthimi i teatrit nuk ka të bëjë me çmendurinë e dy artistëve, por me rikthimin e simbolit të protestës duke e lënë aty do i tregojmë brezave se ne fitojmë mbi pushtetet. Ne kemi nevojë për ju dhe kemi nevojë që të firmosni peticioni. Kemi hapur një çështje juridike pasi kemi një tentativë për vrasje nga kryeministri, i cili filloi të shembte godinën në momentin kur ne ishim brenda. Duhet t'i heqim atyre të gjitha alibitë se jemi të përçarë. Ne duhet t'i kërkojmë llogari kujtdo që vjen në pushtet, formoni qytetari , mendimin e mençur, mendimin opozitar në çdo moment, vetëm atëherë do fitojmë dhe politika do jetë një mjet në duart e qytetarëve. Kjo është detyra jonë më e vështirë", tha Budina.     

Ora 18:30
Aktorja e teatrit 'Migjeni' Rita Gjeka: Teatri është prishur pa firmën por me udhëzimet e Edi Ramës (VIDEO)

Aktorja gjithashtu edhe drejtoresha e tetarit migjeni, Rita Gjeka ka falenderuar të gjithë aktorët që qëndruan aty për dy vite e gjysmë duke e mbrojtur Teatrin. Ajo tha se është shembur pa firmën e Edi Ramës, por me udhëzimet e tij.

"Ju falenderoj që keni ardhur për të mbrojtur një kauzë që ka të bëjë me shpirtin e njeriut. Falenderoj ata që mbrojtën Teatrin edhe për ne për 2 vite e gjysmë kur ne hanim e pinim në shtëpitë tona. Edi Rama që duket si i zoti është burri më burracak. Tetari është prish pa firmën e tij por vetëm me udhëzimet e tij, ai e di se i ka me i ardh marre nesër prej fëmijëve të vet me thënë që kam prish Teatrin. Iu shoftë fara Edi Ramës!", tha Gjeka.

Ora 18:28
Zef Deda puth godinën e teatrit Migjeni: Kam punu me shpirt (VIDEO)

Aktori Zef deda ka marrë fjalën në podiumin e vendosur nga tubimi paqësor i organizuar ditën e sotme në Shkodër. Ai është shprehur se e majta ka luajtur në mënyrën më vandale e më tradhtare me njerëzit dhe fatin e teatrit. Deda u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të mblidhen dhe ta çojnë në këmbë teatrin. Zef Deda ka puthur godinën e teatrit Migjeni për t'u treguar të gjithë se kultura dhe arti nuk preket pasi janë shpirti i kombit.

"Motra dhe vëllezër shkodranë, artistë, nuk ka forcë në botë që mund ta luajnë themelin e saj, ata luajtën në mënyrën më vandale, më tradhtare sepse po të ishim ne, ju artistë shkodranë që bëmë revolucionin  në fillim, po të ishte trimi i fortë prej Gjirokastër, po të ishte vlonjati, korçari aty gjithë natën, nuk guxojnë nën syzet e diellit natën të një oficeri ushtrie i zgjedhur aty apostafat për të mbrojtur të majtën, komunista, paedukatë, ajo mafie me të gjitha në strukturën  e saj më e tmerrshme e shkatërroi. E gjithë rinia jonë do të ikë nga këtu. Le ta çojmë në këmbë teatrin ta ruajmë pasi bëri histori për 70 vite.  437 vjeçe është salla e teatrit të Shekspirit, siç ka qenë para atyre viteve sepse e mbajnë në këmbë. Edhe teatri në Vjenë ku ka luajtur i madhi Aleksandër Moisiu, e ,mbajnë në këmbë i rikonstruktojnë. Pse s'u mbaka në këmbë një sallë që  ka gjithë gjakun e njerëzve që kanë punuar aty, mafia moniste do të përfitojë pistë. Çohu popull në këmbë se ta morën teatrin, ta thyen kulturën, ta thyen kulturën. Ju do Zefi fort kam punu me shpirt. Aleanca për Teatrin të mbështetet, populli të vendosi demokracinë. Me Monizmin pluralist duam të shkojmë në Europë, por s'shkojmë dot. A jemi gjallë, a jemi në këmbë apo të shkojmë të pimë nga një gotë raki e të themi hajt mo ca më duhet kjo punë. Artistat janë fryma, shpirti jeta e një populli, rroftë arti!", tha Zef Deda.

Ora 17:24
Qytetarë e artistë në Shkodër firmosin peticionin, të grumbulluar pa maska e distancë fizike (VIDEO)

Para Teatrit Migjeni në Shkodër, Aleanca për Teatrin po zhvillon tubimin sensibilizues dhe mbledhja e firmave për peticionin për rindërtimin e teatrit aty ku ishte, ashtu siç ishte. Shkodra është qyteti i tretë pas Tiranës e Durrësit, për firmosjen e peticionit.

Në mbështetje të kësaj kauze kanë ardhur shumë qytetarë dhe artistë shkodranë, të cilët kanë hedhur firmën e tyre në peticion në mbështetje të Aleancës.

Ajo që vihet re është prania e madhe e njerëzve pa asnjë mbrojtje, të dyndur në turma dhe pa maska e distanca sociale, a thua koronavirusi u zhduk dhe është një histori e së shkuarës. Nuk duhet të harrojmë se Shkodra është ende një zonë e kuqe dhe me rrezik potencial për të rritur infeksionin e COVID-19.

Ora 17:22
Aleanca për Teatrin zhvendoset në Shkodër, mes tyre edhe aktori Zef Deda (VIDEO)

Aleanca për Teatrin është zhvendosur në Shkodër, ku mes aktivistëve është parë edhe aktori i mirënjohur shkodran Zef Deda. Ai i është bashkuar thirrjes sensibilizuese dhe firmosjes së peticionit që po bën Aleanca për të ndërtuar edhe një herë nga e para Teatrin në vendin që ka qenë dhe në formën e mëparëshme.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sifi: 24/05/2020 12:05

    Zef Deda ne 100 flamur thote se e majta ka lujt rol vandal per teatrit.Por mire mor artist i famshem ate godine te bukur qe ti puth sit per show ,kush e rikonstruktoi ?E dhathta jote apo e majta ?Bukshkale nuk duhet me qene .Godina teatrit kmbetar ushte knstruksion tallashi dhe jo su teatri Mgjeni qe e kshte konstruksionin te mrekullueshem .Prandaj Zef leni artistet me fame boteire Budina be delirin e vet.Kshin dy vjet e gjysem dhe nuk ben nue referendum po e mbashn peng per politik

    Përgjigju
  • Tosi: 24/05/2020 12:04

    Ik o Edmond hajdut Budina se le nam . I denuar nga gjykata per vjedhje del dhe ben moral. Le nam , ms cfare te drejte ti do imponosh projektin e ri te Teatrit. Ik se sta fut njeri ty, jeni mjerane

    Përgjigju
  • Xhixhua: 24/05/2020 09:07

    Beni Tubime madheshtore po leri te kaloje Korona njehere se pas tubimit madheshtor mund te te beni nje tjeter tubim ke infektivi

    Përgjigju
  • Iris: 24/05/2020 01:49

    /TIRONCI/-Shko bej nje kurs ne histori,lere teatrin se ai do behet I ri.Sa per sqarim mbi tank u hodh VOJO KUSHI.

    Përgjigju
  • Ilo: 23/05/2020 22:58

    Po mite per interest tuaja personale mire ne "GOMERET" u perfshime por ne Shkoder, Lac, Durres etj cfare problemi Kane apo hajde ta bejme si politikanetqe e Kane perdorur kete popull per gati 100 vite.

    Përgjigju
  • Hajrullahu: 23/05/2020 22:33

    Lajmi i fundit: Edmond Budingun e ka marre ne telefon vete John Wayne edhe i ka shprehur indinjaten per prishjen e teatrit

    Përgjigju
  • AltinTop: 23/05/2020 22:05

    Shkodra ka kohe qe i ka mbet ora 12...

    Përgjigju
  • Genti: 23/05/2020 20:56

    Pse aktor eshte Luftari...

    Përgjigju
  • Tironci: 23/05/2020 20:33

    Dukesh aktivizuar heronjt e heshtur te tirones ose Me troc njesiti gueril I tirones Me MYSLYM PEZEN qe te ndalonte skavatorin si QEMAL STAFA siper tankut dhunes duhet ti pergjigjesh Me dhune I PA HARRUAR TEATRI KOMBETAR vdekje shkateruesve te teatrit

    Përgjigju
  • Shkodra: 23/05/2020 19:34

    Ik ore Budina, qerohu teatri do behet do s'do ti. Kush te pyet ty, apo erdhe per ndonje cope. Yt..........

    Përgjigju
  • Usa: 23/05/2020 19:12

    …KETA QE PO FIRMOSIN ATE LETER HIGJENIKE JANE ATA BIJE ... QE NUK LEJUAN HOMAZHE NE TEATER MIGJENI PER TE MADHIN TANO BANUSHI...

    Përgjigju
  • Muhameti: 23/05/2020 18:59

    Sa shume pjesmarres paska pasur! Ne Fier mos hajdeni fare se nuk ju pret njeri se keni fyer dy ikona te artit te ketij qyteti Luftar Pajen dhe Pellumb Kullen.

    Përgjigju
  • Tosi: 23/05/2020 18:27

    Mos u lodh kot o hajdut Edmond Budalla Budina se dhe ne ishujt Fixhi po shkove do e marin vesh qe je nje hajdut dhe teatri i ri do behet si do shumica ne pushtet dhe jo aleanca e pseodoartisteve hajdute, juriste Arbana hajdute dhe roja i godines bordello 80 vjecare Neritan Licaj.

    Përgjigju
  • Toni: 23/05/2020 17:52

    Të dashur injorantë dhe dështakë! Duhet të kuptoni që kufoma e kalbur e Teatrit(tashmë e varrosur),nuk ngjallet me peticione! Sa më shpejt ta kuptoni këtë aq më shpejt do kërkoni kauzën e rradhës për të bërë opozitë(të dështuar)!

    Përgjigju
  • Obobo na mbyti shpellaria: 23/05/2020 16:27

    Ore doni s doni ju me hir ose me pahir Teatri i ri do te ndertohet.

    Përgjigju
    • Elvira: 24/05/2020 10:21

      Po me plas shpirti! Shoh nje popull te gozhduar pas bukes se perditshme, te karantinuar nga frika,te neperkembur nga e drejta, te shfrytezuar ne palc per nje cope buke. Shoh nje popull te mpire nga kujtesa ,te demoralizuar nga demokracia e shitur ! Shoh nje Shqiperi te bere cope ne pasurite e saj te grabitura . Shoh nje toke te perdhunuar ne virgjerine e saj natyrore. Shoh burime te dhunuara.Njerez qe perndicen kur thone te vertetat.Shoh fjalen e lire qe burgoset me gjoba e mbyllje,shoh njerez ne Insitucionet e te burgosurve e internuarve qe sapo thone te vertetat largohen.Gjithkund vetem njerez te c,moralizuar , te rame pertoke nga nytesia por te patinuar nga pamja ,pa rudha me nderhyrje trupi , fytyre sikur trupi i tyre te mos ishte ne dinjitetin e Zotit! Kudo ku merret nje rroge, perfitim kane vetem njerez te pamoral,indiferente,qylgji,te pa ze ,vetem per te bere show jane te paret. Kemi makina luksi ne njerez panjerezi, dyqane luksi per te nenshtruarat e te pispillosurat dhe lista pa fund per buken e perditshme. Shoh Kosoven martire te marre mendsh nga te njejtet qe skane as fe as atdhe.,por lekun kane padron . Me dhemb shpirti per Herojt e Teatrit Kombetar per sakrificen e tyre te jashtzakonshme , te gjate per te mbrojtur at pak dinjitet qe ikishte mbetur ne kete vend . Zhduku nje memorie ky i pashpirt ! Shoh nje polici e administrate sherbetore te nje njeriu qe s,i ka mbet gja tjeter prej njeriu,vec dhunues i popullit te tij , qe s,ka kurgja te perbashket me popullin e tij. Ai ka tradhetuar cdo interes kombetar. Shoh te gjith perfaqesuesit e shteteve e te Europes qe heshtin e bejne sehir e kur populli don te ngrihet per te rrezuar kete sistem mafioz kriminal na thot jeni jashte rregullave demokratike.E per gjemen qe ben Edi Rama me banden e tij e ata qe rrine prapa tij ne fshehtesi, heshtin! Ku je ambasadore e Amerikes ku je me fjalet qe iu drejtove popullit shqiptar ku je Amerike,ku je Europe ? A nuk po shihni , a nuk po degjoni se c,behet ne Shqiperi ? .Ky i pashpirt ben cfare te doje me shqiptaret e pasurite e Shqiperise sikur te ishin te nenes e ju heshtni e nuk nderhyni! A mos jeni armiqte e maskuar te Shqiperise e Kosoves?! Pse Sazani nga zone ushtarakepse u be zone turistike ? Pse ne pandemi behen e zhbehen ligje ? C,far nguti emergjence pati nderhyrja naten per teatrin ? Ma shpjego o i madhi Kadare? A je zgjuar ti krenaria kombetare? Apo ke humbur ne iluminim (LLeshin ia pate sugjeru kaloresit si president?) Cfare mantel kenii veshur o krenaria e kombit?! Supozohet se figura e presidentit perfaqeson Unitetin Kombetar . Ku jeni ju ish president , nuk ndiheni se ju ka caktu komoditet rilindja -vdekje e rames? Po ju Meta ,pse nuk e thirrni popullin per te shperndare parlamentin ilegjitim, qeverine ilegjitime, zgjedhjet ilegjitime? Kushtetuta eshte per te mbrojtur te drejtat themelore te njeriut,cfare mbroni te gjith ju ? Cfare eshte kushtetuta pa te drejtat themelore te saj ? Pergjigju popullit tim Juri Kim , pse heshtje varri zonja qe vjen nga demokracia ? Per cfare ju sherben ju dhe Europes njeriu i nates befasise se nates qe shkel te drejta dhe ka uzurpuar cdo institucion ? Cfare leksione demokracie mund te na jepni ju kur heshtni para ketij udheheqesi nate pa fe,pa atdhe? Po ju more socialiste pse heshtni? Identifikoheni edhe ju me te ? Asnje fjale askush nuk flet:Jeni heshtje varri se vetem ashtu keni qene e jeni! S,kam kujt t,i drejtohem mbi kete dhe ! Dhimbjen time te pamate po ta drejtoj ty o Hyj! Po me plas shpirti! Kerkoj DREJTESINE TENDE!

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Brenda vitit paga mesatare bruto për mësuesit arrin në 104 mijë lekë! Për mjekët e përgjithshëm 131 mijë lekë dhe infermierët në 87 mijë lekë

Brenda vitit paga mesatare bruto për mësuesit arrin në 104 mijë lekë! Për mjekët e përgjithshëm 131 mijë lekë dhe infermierët në 87 mijë lekë