Protesta e Astirit, ambasada amerikane paralajmëron qytetarët e saj

Protesta e Astirit, ambasada amerikane paralajmëron qytetarët e saj

TIRANË- Ambasada Amerikane ka paralajmëruar qytetarët e saj që të shmangin zonën e 'Astirit', për shkak të protestave. Siç ka bërë në çdo protestë të zhvilluar në Shqipëri, së fundmi atyre të opozitës, Ambasada Amerikane i ka bërë thirrje të gjithë shtetasve të saj që ndodhen në Shqipëri të shmangin vendin e grumbullimit të protestuesve.

"Protestat vazhdojnë përgjatë Unazës së Re dhe zona të tjera të qytetit kundër projektit për zgjerimin e Unazës së Re. Orari i protestave ka ndryshuar dhe janë planifikuar që të zhvillohen nga ora 06:30-07:30. Ambasada Amerikane këshillon qytetarët që të shmangin këtë zonë.

Personeli i Ambasadës së SHBA-së dhe anëtarët e familjes janë drejtuar për të shmangur të gjitha pikat e grumbullimit dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdimësi. Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj. Monitoroni mediat lokale për përditësime”, shkruan Ambasada Amerikane.

Protesta e banorëve të Astirit ka nisur rreth një vit më parë, të cilët kanë dalë kundër projektit për zgjerimin e Unazës së Re, ku parashikohet shembja e shtëpive të tyre për zgjerimin e rrugës.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

3 orë debate, PS braktis Komisionin Hetimor të Shëndetësisë! Vokshi: Po pengojnë hetimin

3 orë debate, PS braktis Komisionin Hetimor të Shëndetësisë! Vokshi: Po pengojnë hetimin