Protesta e Berishës, Braçe-Bardhit: Mos bëj propagandë, po ndërhyn në një skenë krimi! Prokurorët i ke aty dhe krimet janë në prova

Protesta e Berishës, Braçe-Bardhit: Mos bëj propagandë, po ndërhyn në një skenë krimi! Prokurorët i ke aty dhe krimet janë në prova

1610130642_Screenshot1.jpg

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar për protestën e zhvilluar sot nga ish-kryeministri Sali Berisha për të marrë selinë e PD. Braçe shprehet se se Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka ndërhyrë në një skenë krimi ku prokuroria dhe policia nuk ka mbaruar punë akoma. Më tej, Braçe deklaron se Bardhi do që t’i tregojë gazetarëve se krimin e ka kryer Berisha në shtëpinë e demokratëve ndërsa shton se krimet nuk janë propagandë, por krimet janë në prova dhe prokurorët i ka aty.

“Këta dhe ligji janë dy gjëra të papërputhshme. Sekretari i Përgjithshëm ndërhyn në një skenë krimi. Ky dhe gjithkush duhet të kuptojë se krimet nuk janë propagandë, krimet janë në prova, ju tregohen prokurorëve dhe prokurorët i ka aty. Minimi i ligjit nga kushdo është krim.”-shkruan Braçe në rrjete sociale.


Lajmi kryesor:

Basha fton gazetarët në selinë e PD, policia nuk i lejon se hetuesit po mbledhin provat! Gazment Bardhi: Janë vegël e Ramës! Prokuroria merr serverin e kamerave


  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Qatip Osmani optimist: Përmbysim Egnatian brenda 90 minutave dhe shkojmë në finalen e Kupës

Qatip Osmani optimist: Përmbysim Egnatian brenda 90 minutave dhe shkojmë në finalen e Kupës