Meta si Berisha, shpërfill Shtetin për çështjen e sigurisë ditën e samitit të BE në Tiranë: Më 6 dhjetor në Bulevard, vetëm Rama cenon sigurinë

TIRANË- Sali Berisha dhe Ilir Meta duket se po shpërfillin shtetin sa i takon një çështje shumë të rëndësishme, sigurisë kombëtare në një ditë historike për Tiranën kur do të mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor.

Deri më tani, Meta nuk e kishte bërë të qartë qëndrimin e tij për protestën e thirrur nga Sali Berisha më 6 dhjetor, por sot konfirmoi se do t’i bashkohet edhe Partia e Lirisë. Nga Varrezat e Dëshmorëve, ku bëri homazhe për 78-vjetorin e Ditës së Çlirimit të Shqipërisë, Meta theksoi se më 6 dhjetor të do të jenë para kryeministrisë për të protestuar, ndërsa sipas tij do të jetë thjeshtë një tubim paqësor.

I pyetur për përgjigjen e dhënë nga policia se nuk mund të zhvillohet protesta në Bulevard pasi cenohet siguria kombëtare, Meta u shpreh se i vetmi këtu që cenon sigurinë është kryeministri Edi Rama. Sipas tij, i vetmi qëllimi i kësaj proteste është që të ti japin një mesazh BE-së për gjendjen në të cilën vendin ndodhet. Madje sipas Metës, kjo nuk është vetëm një protestë, por edhe një mundësi falënderimi për liderët e BE-së për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

"Siguria në Shqipëri është nën kërcënimin e mafias në pushtet dhe kurrsesi të qytetarëve të lirë. Së dyti nuk është protestë ndaj kryetarit të bashkisë, pasi bileta e tij është pa kthim më 14 maj, por është njoftuar manifestim pro europian që e gjithë Shqipëria dëshiron të japë mesazh mirënjohje për vendimin me rëndësi edhe gjeopolitik të BE, për të nxitur Shqipërinë dhe vendet e tjera që të ecin në rrugën e integrimit europian. Në Shqipëri nuk ka asgjë dhe s’duhet të ketë asgjë më të rëndësishme se kushtetuta dhe mbi kushtetutën është populli europian i Shqipërisë. Dhjetori është muaji i demokracisë. Manifestim paqësor. Dhjetori është muaji i demokracisë dhe Europës", tha Meta. 

Ndonëse, Policia e Shtetit i ka refuzuar kërkesën e Rithemelimit për të zhvilluar protestën më 6 dhjetor në Bulevard me argumentin se cenohet siguria kombëtare, Berisha ka shpërfillur duke theksuar se do të mblidhen para Kryeministrisë dhe do të derdhen në sheshe, ndërsa qëndrimit të tij ju bashkua sot edhe Ilir Meta. Pas refuzimit nga Policia edhe bashkia refuzoi mbajtjen e protestës në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit', ndërsa i sugjeroi Rithemelimit që ta mbajnë protestën në sheshin 'Skëndërbej'. Berisha, iu përgjigj përmes një deklarate për mediat, duke i kërkuar bashkisë që të mos përzihet në këtë çështje.

Sipas dokumentit të siguruar nga Shqiptarja.com policia i bën me dije të gjitha rrugët të cilat janë caktuar si perimetri i sigurisë dhe brenda këtij perimetri nuk lejohet organizimi i protestës, por që mund të zhvillohet në një vend tjetër. Ndërkohë që Shqiptarja.com ka mësuar gjithashtu se Godina e Kryeministrisë është edhe ajo pjesë e Perimetrit të Sigurisë edhe për shkak të një ‘Plani B’ për organizimin e një Samiti kaq të rëndësishëm, në rast se do të dështonte për arsye të ndryshme plani i parë, ai në Hotel Marriot.

SI.E./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • MINUSHE: 30/11/2022 14:35

    MOS FOL NE EMER TE SHQIPTAREVE, JO NUK DUAM PROTESTE DHE NUK JE TI QE NA E SJELL DHE MBRON DEMOKRACINE NE KETE VEND, E KUNDERTA KA NDODHUR.

    Përgjigju
  • Ratio Bati: 29/11/2022 17:34

    O RATI po ti si besnik i Salës dhe i lalës do dalësh të protestosh që Sale të sjedhin demokraci o RATI KACI. Se Sale do boj prap Firma piramidale, so lejon fol e xanme, so boj Universität Kristall, që ti dhe shokët e tu me 7 klas shkoll Universitäten ta boni tamam si Nard Ndoka me 7 vjeçare pa shkoll të mesme e me Universität. E kshu që dhe ti o RATI ke mundësi me u bo ministër i punës të jote o RATI RROTA.

    Përgjigju
  • Vera: 29/11/2022 16:57

    Keta te dy sharabajgat as nuk e kan dasht ndonjehere ket popull e ket atdhe. Ju ka interesu pushteti vetem per te mbush xhepat. Keta me gjithe sojin e femijet e tyre jetojne ne lluks te papare si brenda dhe jashte vendit. Keta jane te paret qe kane shpopulluar vendin me femijet e tyre sa ne Londer, Austri...Cfare duan ti tregojne Europes keta funderina? Cfare u mungon akom?. Perse o popull nuk dalim ti presim me tufa lulesh keta miq qe duan te na fusin me zor ne Europe ku kemi kerkuar prej kohesh. Rruga e Shqiperise eshte e hapur, Europa i njohu mire sherbetoret e rusit me fakte tronditese...Do shohim cudira me keta te dy...

    Përgjigju
  • Rati: 29/11/2022 15:49

    Ore Meta si kshu ti, sfidoke Shtet-Rampallen??? Oburra te gjithe patronazhistet ketu te komentojne. Ponai Mero cben valle???

    Përgjigju
  • Jeti: 29/11/2022 13:39

    Injoranti Saliu doli dhe njehere tjeter te na prishi pune e te mos ecim perpara

    Përgjigju
  • Goni: 29/11/2022 13:38

    Ja pra ta shohin injorantet qe i shkojne pas Saliut,se ky sdo qe te ecim perpara

    Përgjigju
    • Lexues: 29/11/2022 17:24

      E ke degjuar besoj se dhe sufllaqexhijnte kane nje liste me vete dhe qe eshte bere publike...gjej nje pune ose debato me argumente jo me injorance

  • tosi: 29/11/2022 13:24

    iliri tani eshte bere personaxh qesharak bashk me shoqen e vet moniken se te dashur e dime te gjithe ke ka hahahahaha

    Përgjigju
  • titi: 29/11/2022 13:23

    dhe ne kete dite kaq te bukur per shqipetaret meta dhe berisha jan gati te shatrojn vendin

    Përgjigju
  • koli: 29/11/2022 13:23

    car lloj idiotash mund te jeni qe te beni nje proteste ne diten me me rendesi per shqiperine qe presim nje samit te tille

    Përgjigju
  • Karafil Metaj: 29/11/2022 12:43

    O Ilir Meta e vërteta në populli Shqiptar të kemi par me zë e me figur që ti je mut bur. Je filmuar duke vjedhur me një të rën të lapsit 700.000 euro. E si mendon ti që Shqiptarët jan idjot e do ndjekin një hajdut nga mbrapa ? ? ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Kristen Stewart është gati të ketë një fëmijë më të fejuarën e saj

Kristen Stewart është gati të ketë një fëmijë më të fejuarën e saj