Protesta e dhunshme e PD para bashkisë, arrestohet militanti! Shikoni momentin kur i maskuar hedh molotov drejt bashkisë (VIDEO + EMRI)

Një person është arrestuar ndërsa 6 të tjerë janë në hetim në gjëndje të lirë pas dhunës së ushtruar dje para bashkisë së Tiranës gjatë protestës së thirrur nga Partia Demokratike e Sali Berishës dhe Partia e Lirisë e Ilir Metës.

Shqiptarja.com dhe Report Tv mëson se ai është Bledar Krasniqi, 39 vjeç dhe siguron videon e momentit kur ai me fytyrë të mbuluar hedh 2 copa molotovë drejt godinës së bashkisë së Tiranës. Një tjetër ia ndez. 

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, arrestoi në flagrancë shtetasin:

Bledar Krasniqi 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Prishja e qetësisë publike", "Goditjet për shkak të detyrës", "Shkatërrimi i pronës me zjarr", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse", dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".

Gjithashtu, procedoi në gjendje të lirë shtetasit E. P., 24 vjeç, D. P., 62 vjeç, R. D., 20 vjeç, I. T., 49 vjeç, K. K., 43 vjeç, dhe P. O., 66 vjeç, për veprat penale "Prishja e qetësisë publike", "Shkatërrimi i pronës", dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik" informoi sot policia e Tiranes.

Video u sigurua nga gazetari Sokol Dema. 

Protesta e opozitës për dorëheqje të Erjon Veliajt pritet të rikthehet sërish më 21 qershor.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kaçaniku: 28/06/2024 12:50

    Janë 1001 arsye për të protestuar por nuk ka asnjë arsye për të shkatërruar pronën shtetërore dhe atë publike.... Duhet të protestohet por jo të shkatërrohet. Rroftë SHQIPËRIA

    Përgjigju
  • Eti: 15/06/2024 17:59

    Ma cfar pjellash verioret, si mo bur e shitke veten kaq left, dhe behesh kontigjent I Durim Bamit, a e kupton sa te jeni ne kete te Pd asnjeher sdo fitoni

    Përgjigju
  • Arbër: 15/06/2024 17:37

    Plaseni në burg qelbësirën. Këta maskarenj dhe rrugaçë nuk kan vënd mes njerëzve. Vëndi i tyre është në burg.

    Përgjigju
  • Linda: 15/06/2024 17:13

    Nga mbiemri duket si nga veriu pavarsisht se eshte banues ne Tirane dmth grupi i banditeve te organizuar Berisha +Meta bashkpunon me terroristet e veriut qe besojn se Shqiperin do ta shkaterrojn prap do ti vene flaken dhe do grabisin me dokumenta te fallsifikuara bregdetin shqiptar sic bene kur ishte Berisha ne pushtet! Asnje leshim nuk duhet te kete per kete grup kriminal te armatosur qe udhehiqet nga krimineli Elbasanit Gazmend Bardhi!

    Përgjigju
  • Ledina: 15/06/2024 16:30

    Gjykatat shqiptare (konkretisht ajo e Tiranes) duhet t'u jape fund krimeve mjedisore qe po kryhen perpara nje institucioni te rendesishem sic eshte bashkia e kreyqyteti te Shqiperise. Na vjen turp nga miqte amerikane qe nuk e kuptojne pse digjen gomat?!

    Përgjigju
  • gjergji: 15/06/2024 10:37

    E nevojshme dhe e domosdoshme veprimi i policis me dore hekurt e konform ligjeve te shtetit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: Dorëzimi politik përballë një vendimi juridik

Alban Daci: Dorëzimi politik përballë një vendimi juridik