Protestat në Maqedoni, analisti: Kanë rikthyer thirrjet anti-shqiptare! Propozimi francez është në procedurë parlamentare, janë ngritur grupet e punës

Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, Shkupi u përfshi nga protesta të dhunshme nga opozita kundër propozimet francez për negociatat, ku 47 policë u  palgosën, ku 11 prej tyre kanë përfunduar me lëndime të rënda dhe dy policë janë në gjendje më kritike.

I ftuar në Reprt Tv për të folur rreth ngjarjeve më të fundit ishte analistin dhe gazetari nga Maqedonia e Veriut, Seladin Xhezairi. Në emisionin "Sot Live në Shqipëri" me gazetarin Andi Kapxhiu, ai u shpreh se përveç dhunës së përdoru gjatë protestës , shqetësuese është rikthimi i thirrjeve anti-shqiptar, sikurse kanë qenë të pranishme më herët në protestat e partisë më të  madhe opozitare VMRNO DPMNE-së, e cila sipas analistit ajo po dëmton vetë imazhin e saj.

"Ka pasur elemente të dhunës ku janë hedhur gurë në drejtim të parlamentit .Organizatorët, partia e VMRNO DPMNE-së dhe e Majta e cilësuar si pro-ruse , kanë hedhur akuza duke bërë përgjegjëse qeverinë e Kryeministrit Dimitar Kovaçevskit dhe Ministrin e Brenshëm Oliver Spasovskin. Është përsëritur skenari i protestave të mëparshme , ku janë përdorur thirrje anti-shqiptare dhe sharje kundër shqiptarëve. Kjo tregon se VMRNO DMNE nuk ka hequr dorë nga 'karta' e disponimit anti-shqiptar', u shpreh analisti Xhezairi.

Analisti Xhezairi thotë se nën trysninë amerikane, opozita do të tërhiqet nga këto qëndrime të dhunshme.  

"Për shkak se përmasat e protestave kanë qenë të mëdha nuk  mund të përcaktohet se kur propozimi mund  të kalojë .Nga njëra opozita kërkon zgjedhjet e parakohshme , ndërkohë pozita  thotë se nuk duhet tëvihen në në pikëpyetje elemnetet të cilët cënojnë elemntet kulturorë dhe gjuhësor (për të cilat opozita pretendon). Për shkak të lementëve të dhunës të manifestuar në protestën e djeshme, nën trysnisë amerikane ata do duhen të tërhiqet nga këto qëndrime", tha analisti Xhezairi.

Ai tha se aktualisht propozimi është në procedurë parlamentare në Maqedoninë e Veriut ku jan nggritur dhe grupet e punës.

"Mazhoranca ka shumicën e thjeshtë , aktualisht propozimi  është në procedurë parlamentar, janë ngritur grupe  punës me iniciativë të VMRN DPMN-së , ku do të ketë përfaqësues të gjithë deputetët e grupeve parlamentare ", tha analisti Xhezairi.

Analisti Xhezairi shton gjithashtu se kalimi i propozimit francez po dhe zvarritja e procesit varet jo vetëm për shkak të situatës së brendshme në vend, po lidhet dhe me faktin se çfarë do të ndodh në Bullgari, vendi do të zgjedhë kabinetin qeveritar apo do të shkojë në zgjedhje.

"Do duhet të pritur në vazhdim deri në fund të javës, shumica do të jetë pro propozimit francez, për shkak të zhvillimeve dhe në Sofje, pasi dhe atje ende nuk dihet nëse vendi do të shkojë apo jo në zgjedhje", thai ai.

Mbrëmë ishte dita e katërt e protestës që eskaloi para Kuvendit. Këto protesta po mbahen kundër propozimit francez që mundëson heqjen e vetos bullgare për Maqedoninë e Veriut dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Përmes propozimi francez i cili arriti në Maqedoninë e Veriut më 30 qershor synohet të tejkalohen dallimet mes Shkupit dhe Sofjes për çështjen e gjuhës dhe të kaluarës historike me këtë dhe zhbllokimin e procesit integrues.

Bullgaria tashmë dy vjet, përmes vetos, e ka bllokuar fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut, me këtë edhe heqjen e pengesës për Shqipërinë drejt rrugëtimit në procesin integrues në Bashkimin Evropian.

S.C/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës