Protesta e opozitës në 18 prill
Ahmeti: Paqësore, policia u njoftua!

Protesta e opozitës në 18 prill<br />Ahmeti: Paqësore, policia u njoftua!
Liderët opozitar, Haradinaj, Ymeri dhe Limaj janë takuar sërish në selinë e Vetëvendosjes, për të diskutuar rreth protestës së 18 prillit.

Pas takimit në emër të opozitës foli Shpend Ahmeti, njëherësh kryetar i Prishtinës. Ahmeti tha se protestuesit do të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe do të marshojnë drejt KEDS-it pastaj pranë Gjykatës Kushtetuese për të përfunduar te televizioni publik.

"Çmimi i shtrenjtë i energjisë elektrike, vendimet e gjykatës kushtetuese të marruara mbi interesa personale e politike si dhe ngjarjet e fundit në RTK, kanë bërë që përmes protestës t'ju thuhet institucioneve të vendit, mjaft më këto politika", është shprehur Ahmeti.

Ahmeti tha se gjatë javës do të ketë edhe dy takime midis krerëve të Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nismës në mënyrë që të dakordohen sa më mirë për mbarëvajtjen e protestës. Ai tha se protesta do të jetë paqësore, ndërsa tha se organet e rendit, kanë mundur të njoftohen përmes mediave se do të ketë protestë. 


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Kishte vjedhur makinën e një institucioni shtetëror në Kosovë me qëllim trafikimin në Shqipëri, ekstradohet 45-vjeçari

Kishte vjedhur makinën e një institucioni shtetëror në Kosovë me qëllim trafikimin në Shqipëri, ekstradohet 45-vjeçari