Protesta e opozitës, 2 mijë policë rreth Kuvendit! Makina me ujë për shpërndarjen e turmës

Të enjten para Parlamentit të Shqipërisë, opozita e bashkuar do të mbajë protestën e radhës kundër qeverisë, pas asaj të 16 shkurtit para kryeministrisë. Policia e Shtetit ka marrë masat për mbarëvajtjen dhe garantimin e sigurisë në protestë. Do të jenë rreth 2 mijë forca të policisë në protestë, një numër më i lartë efektivësh se ai i tubimit të 16 shkurtit. gazi lotsjellës që u hodh ndaj protestuesve që të shtunën thyen disa herë kordonin e policisë dhe ushtruan dhunë duke shkatërruar derën e godinës dhe kërpudhën jashtë kryeministrisë, do të hidhet vetëm nëse do të lindë nevoja dhe do të shpërthejë sërish dhunë edhe para Kuvendit.

Report Tv mëson se të enjten do të përdoren makinat e mëdha për të hedhur ujë mes turmës. Po ashtu,jo zyrtarisht garda e republikës ka këshilluar edhe gazetarët, të bëjnë kujdes duke qëndruar larg.

Një kordon me efektivë do të jetë përgjatë gjithë rrethimit të Parlamentit, ndërsa forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë do të jenë në gatishmëri në bulevardin “Zhan Dark” dhe brenda rrethimit të xhamisë së Namazgjasë.

Në gatishmëri pranë ambienteve të Parlamentit do të jenë dhe zjarrfikëset dhe ambulancat. Kufizime për qarkullimin rrugor do të ketë tek “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark”.

 

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 20/02/2019 15:16

    Mos e zgjateni shume se na cate Koken por te arrestohen menjehere Saliun Lulashin Monen etjere

    Përgjigju
  • Berti: 20/02/2019 13:51

    Nderkohe qe lekurkuqte e Astirit nen udheheqjen e Balli Junior vijne per te goditur parlamentin, qe eriw t'ju prishe ndertimet pa leje. Rat,e te mire nuk ka. Deputetet e mazhorances nuk jane jetime, votueesit duhet te vihen ne mbrojtje te perfaqesuesve te tyre. Nuk duhet qe rrugacet e PD te bejne ligjin mbi shumicen e popullit. Me bandat ka vetem nje gjuhe per tu pergjigjur.

    Përgjigju
  • Alba Borreale: 20/02/2019 12:39

    kapjani ‘zverkun’ ProtoSerbit Sali, pra njehere e mire, me rend dite te plote, Parlamenti Shqiptar te mblidhet te Ambasada USA .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor