Protesta e Rithemelimit, Balla: Fraksioni i Berishës duhet të kuptojë që koha kur sulmoheshin institucionet ka mbaruar! Prokuroria të japë ndëshkim të merituar

Protestat e Rithemelimit dhe partisë së Lirisë përpara bashkisë së Tiranës po shoqërohen dhe me episode dhune duke rrezikuar sërish jetën e uniformave blu në detyrë. Ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaroi se rastet janë referuar në Prokurorinë e Tiranës dhe pret nga kjo e fundit të bëjë detyrën e saj duke i dhënë ndëshkim të merituar atyre që guxojnë të dhunojnë ligjin.

Ministri kërkoi nga Prokuroria të hetojë çdo rast të referuar nga policia e shtetit pasi dhuna është e papranueshme.

'E them shpesh, e papranueshme dhuna ndaj institucioneve dhe mbi të gjitha dhuna ndaj policisë së shteti. Çdo akt dhune dënohet ashpër dhe përfitoj nga rasti t’i kërkoj prokurorisë që të gjitha rastet e referuar nga policia të ndiqen më vëmendje dhe ndëshkimi i çdokujt që dhunon. Punonjësi i policisë është personifikimi i shtetit dhe kryen detyrën. Ky fraksion i opozitës duhet të kuptoj se koha kur dhunoheshin institucionet ka mbaruar. Policia e shtetit do të respektoj ligjin dhe vetëm ligjin', tha Balla.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe Rithemelimi organizuan ditën e martë, protestën e pestë para bashkisë së Tiranës, ku edhe kësaj here nuk munguan molotovët ndaj institucionit dhe përplasjet me policinë.

Në përfundim të protestës policia arrestoi 3 persona për hedhje të molotovëve dhe prishje të qetësisë publike si dhe për kundërshtim të forcave të rendit. Policia arriti të shpërndajë protestuesit pas 3 orëve protestë duke hedhur dhe gaz lotsjellës

Lajmi ne perditesim... 

G.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

'Mirror': Shqipëria, destinacioni i ri mesdhetar me plazhet më të bukura në Evropë

'Mirror': Shqipëria, destinacioni i ri mesdhetar me plazhet më të bukura në Evropë