Protesta e Rithemelimit, ish-kreu i PD-së në Kukës: E vogël, s’mund të bëhesha lolo e të shkoja! Meçe: Qëllim neutralizimi i fraksionit anti-berishist

Protesta e Rithemelimit që përshkallëzoi edhe në përdorimin e molotovëve drejt kryeministrisë gjatë mbrëmjes së sotme, ishte në qendër të diskutimeve në studion e emisionit ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv.

Analisti Arben Meçe u shpreh se qëllimi i protestës sipas tij është eleminimi i fraksionit anti-berishisht në PD. Ndërsa teksa foli për faktin që Gazment Bardhi dhe Ervin Salianji qëndronin në krye të protestës, tha se të 2 deputetët kanë qenë të infiltruar të Sali Berishës për t’i marrë Lulzim Bashës drejtimin e PD-së.

“Bardhi nuk është shkëputur asnjëherë nga Berisha. Në zgjedhjet e 14 majit, Bardhi ka qenë me anëtarët e Rithemelimit dhe dilte në fushatë për Berishën. Ai që e akuzonte si përçarës u hodh në aksion në krah të Berishës. Më tej kemi 2 lëvizje, njëra me në krye Salianjin dhe tjetra me në krye Gaz Bardhin. Të dy këto lëvizje kishin synim të neutralizonin çdo lloj fraksioni anti-berishian në PD. Të dy, Salianji dhe Bardhi, Salianji asokohe godiste me hu në dorë kundërshtarët, sot ishte një nga personat që mbante fjalim. E njëjta gjë me Gazin. Të dy këta persona kanë qenë të infiltruar nga Berisha për t’i marrë partinë Bashës. Përdorën të gjitha skemat e mundshme”- tha Meçe.

Mes të tjerash, ish-deputeti bëri edhe një deklaratëtë fortë duke thënë se Sali Berisha dhe PD kanë lidhje të hershme me agjenturën sekrete sovjetike KGB-në dhe me atë jugosllave UDB. Sipas tij, Berisha ka qenë agjent i dyfishtë i këtyre dy strukturave që bënë shkatërrimin e arritjeve të vendit pas rrëzimit të komunizmit. 

Ndërsa, ish-kreu i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi e cilësoi si protestë të vogël duke u shprehur se nuk pranonte të bëhej pjesë e një organizimi të tillë. 

“Protesta ishte kundër Edi Ramës. Ajo thirrja “o sot o kurrë” si duhet përkthyer? Berisha ka filluar gënjen demokratët në mënyrë sistematike duke u thënë hajde të mblidhemi se do bëjmë namin. Sesi do rrëzohet Edi Rama me një protestë, nuk e kuptoj si mund të ndodhë. Është pyetje për ata njerëz. Mund të quhet protestë e madhe duke parë derexhenë ku kishte rënë opozitë. Por në kushte normale kjo është protestë e vogël. Nuk mund të bëhem unë lolo e të shkoj kur më thërret Gazment Bardhi në protestë”- tha Elezi.

Avokati Përparim Çaça tha se protesta e sotme u bë për Sali Berishën dhe jo për problemet e qytetarëve. Sipas tij, Berisha ka si qëllim, jo rrëzimin e Ramës por mbajtjen e monopolit të opozitës rreth tij.

"Ata janë aty për Berishën, në mënyrë absolute.  Këto lloj lëvizjesh janë jashtë kohe sot. Berisha synon thjesht që minimalisht të mbajë ndezur monopolin këtë lloj opozite rreth tij duke mos pasur kundërshtarët e tjerë brenda llojit."- tha Çaça. 

Nga ana tjetër, kreu i partisë 'Lëvizja e Re', Arian Galdini, tha se me protestën e sotme, Berisha kërkon të përcaktojë të ardhmen e opozitës duke e kthyer në 'tokë të djegur'. 

Gjatë protestës, u përdor edhe dhunë, ku disa prej militantëve të Berishës hodhën molotov drejt shkallëve të kryeministrisë dhe gurë ndaj forcave të policisë. Për pasojë, u shoqëruan në polici disa persona. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:02
Deklaratë e fortë e ish-deputetit të PD-së Arben Meçe: Berisha, agjent i dyfishtë, Partia Demokratike lidhje të hershme me agjenturën serbe

 

Ish-deputeti i PD-së, Arben Meçe i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv ka bërë një deklaratë të fortë për Sali Berishën dhe PD-në sa i takon lidhjeve me agjenturat jugosllave dhe sovjektike.

Meçe tha se PD ka pasur lidhje të hershme me shërbimin sekret jugosllav dhe se Berisha ka qenë agjent i dyfishtë i strukturave sekrete si UDB dhe KGB.

“PD ka qenë infrasktrukturë që kishte lidhje të forta me shërbimin jugosllav. Sali Berisha ka qenë agjent i dyfishte i UBD-së dhe KGB-së. Kur ne i themi të gjitha këto, njerëzit qeshin dhe thonë janë artikulime mediatike. Në këto momente që po flasim Basha po ngre me të madhe hapjen e këtyre dosjeve. Këto janë problemi i sigurisë kombëtare. Mua më kanë ardhur dosje, por zëri im ishte hiç kur e thoja unë”- tha Meçe.

Ai tha se ka disa persona që e kanë dosjen që e provon një deklaratë të tillë. Meçe i doli në krah Lulzim Bashës për nismën e ndërmarrë së fundmi ku kërkon hapjen e dosjeve për zbulimin e agjentëve KGB-së sovjetike dhe UDB-së jugosllave.

Ora 22:36
‘Berisha ka qëllim krijimin e një partie të re’, Ibsen Elezi: Çështja e vulës së PD, një lojë! Ja për çfarë e ka përdorur që prej fillimit

Ish kreu i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi zbuloi një skenar që sipas tij po ndiqet nga Sali Berisha për të formuar një parti të re politike. I ftuar në studion e ‘Repolitix’ në Report Tv, Elezi tha se Berisha e ka çuar qëllimisht në këtë situatë PD-në sa i takon çështjes së vulës me qëllim që të ketë arsye të fortë për krijimin e një partie të re.

Ai tha se qëllimi i Berishës është që të ketë një parti të tillë që të mund të bëjë çfarë të dojë dhe e vetmja arsye e fortë që mund të ketë është të shtiret sikur po persekutohet nga gjykata.

“Berisha dhe këta të tjerët po mashtrojnë demokratët duke thënë se do mundin Ramën. Kur të humbin thonë na vodhi zgjedhjet. Por do arrijnë të garantojnë mbijetesën e tyre politike.  Loja e vulës ka filluar sepse Berisha nuk ka dorëzuar një kërkesë zyrtare në PD për kuvendin e tij. Pse budalla e di ti Berishën mos ta bëjë këtë kërkesë? Është e qëllimshme, do të tregojë

Gjithë lëvizja e tij është për të formuar partinë e vetë ku të mund të bëjë gjithçka. Do një arsye të fortë për ta formuar një parti të tillë, duke thënë se nuk ia dha gjykata. Kur ka argumentin e fortë se po persekutohet nga gjykatat e Edi Ramës atëherë njerëzit do ta votojnë”- tha Elezi.

Ora 22:24
‘Do ta bëjë tokë të djegur opozitën’, Galdini për protestën e Rithemelimit: Sot Berisha u gjunjëzua para Fredi Belerit me pankartat pro tij

 

Kreu i partisë ‘Lëvizja e Re’, Arian Galdini i ftuar në Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv tha se me protestën e ditës së sotme Sali Berisha kërkon ta kthejë opozitën në ‘tokë të djegur’ duke i përcaktuar të ardhmen.

“Do e bëjë tokë të djegur opozitën derisa ai të përcaktojë të ardhmen e opozitës nën kontrollin e tij. Vendimi i gjykatës është ende një kalkulim i Sali Berishës. Blinken i dha një mesazh që amerikanët janë duke e marrë në konsideratë që Lulzim Basha nuk është në fakt ai që thotë se është”- tha Galdini.

Ai tha se me pankartat për lirimin e Fredi Belerit, Sali Berisha i është gjunjëzuar këtij të fundit, me shpresën se do të ketë ndihmë nga Greqia.

“Sali Berisha sot iu gjunjëzua Fredis Beleris. Po kërkon ura komunikimi. Do i bie kokës se më kanë rënë aty ku nuk mban më. Ra në 97-ën nga Fredi Beleris dhe të tjerët dhe sot bie në gjunjë para tij për të gjetur rrugën për të komunikuar me SHBA-të. E ka të kotë, as Bardhi, as Mediu, as Tabaku e as të tjerë nuk do ia hapin telefonin e ‘uncle Semit’. Sot Berisha ka bërë protestën e Tokës së Zanun. Nuk lejon që në Shqipëri njerëzit të mendojnë se ka një rrugë tjetër për të mposhtur Edi Ramën”- shtoi Galdini.

Ora 22:13
Avokati Përparim Çaça: Protesta sot u bë për Berishën, tenton të mbajë ndezur monopolin e opozitës rreth tij

 

Avokati Përparim Çaça, i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv tha se protesta e sotme e Rithemelimit u bë për Sali Berishën dhe jo për shqetësimet e qytetarëve. Sipas tij, lëvizje të tilla të Berishës i cili proklamon edhe mosbindje civile, janë jashtë kohe dhe nuk mund të realizohen kurrsesi.

“Unë isha sot në protestë dhe pashë gjithë ata persona. Ata persona që i kam parë në ’97-ën janë pothuajse po ai shtrat njerëzish, nuk kanë ndryshuar. Ata janë aty për Berishën, në mënyrë absolute.  Këto lloj lëvizjesh janë jashtë kohe sot. Berisha synon thjesht që minimalisht të mbajë ndezur monopolin këtë lloj opozite rreth tij duke mos pasur kundërshtarët e tjerë brenda llojit. Duke joshur këto oficerët e rinj që kanë dalë që janë të shkollës së Bashës faktikisht.  Nuk mund të rrekemi me këto gjëra, sot është e pamundur të krijohet fryma e mosbindjes civile, me aq njerëz sa kanë ngelur”- tha Çaça.

B.V/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hodhën molotovë në protestën e të PL-së dhe Rithemelimit para bashkisë, arrestohet 31-vjeçari, në hetim një tjetër

Hodhën molotovë në protestën e të PL-së dhe Rithemelimit para bashkisë, arrestohet 31-vjeçari, në hetim një tjetër