Protesta/ Grupet nga 6 universitetet e Tiranës në bojkot, një pjesë kthehen për të vijuar mësimin, tek ‘Ekonomiku’ bllokohet dera

TIRANË- Një grup i vogël studentësh nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, Historisë dhe Filologjisë, Ekonomikut, Mjekësisë dhe Shkencave Sociale vijojnë  të ngujohen brenda ambjenteve të shkollës duke mos lejuar pjesën tjetër që të zhvillojë mësimin.

Në fakultetin e Ekonomisë, një pjesë e studentëve janë rikthyer në shkollë por janë penguar nga një tjetër grup studentësh, të cilët janë ngujuar prej disa ditësh brenda ambienteve universitare.

Dera kryesore e fakultetit është bllokuar me karrige e tavolina nga grupi i studentëve të ngujuar, duke e bërë të pamundur zhvillimin normalisht të mësimit.

Në një prononcim për Report Tv, një studente e cila është pro mësimit u shpreh se: Jemi për mësim, jemi një grup shumë i madh. Na është bllokuar dera. Nuk na lënë të futemi as ne dhe as administratën. Ne nuk kemi hequr dorë nga kërkesat, por kemi kuptuar që ato duan kohë që të plotësohen. Nëse nuk ndodh kjo sërish ngrihemi në protestë. 

Dera e bllokuar te Fakulteti Ekonomik 

Në një pyetsor të zhvilluar brenda fakultetit, 85 % e studentëve të ekonomikut janë përgjigjur me pro rinisjes së mësimit. (LEXO KËTU)  Edhe në Shkodër, një grup studentësh pas një debati me rekotorin në hollin e universitetit kanë paralajmëruar ngujimin. (LEXO KËTU)

Në fakultetit në Drejtësisë në Tiranë, disa protestues kanë bllokuar sekretaritë mësimore, duke e bërë të pamundur për ekselentët që të tërheqin dokumentacionin e nevojshëm për aplikimin në portal, ku 1 mijë studentë ekseklentë do të punësohen. (LEXO KËTU)  Më paqësore është situata në fakultetin Filologjik, ku studentët e ngujuar ia kanë nisur këngës dhe valles. (LEXO KËTU)

Prej datës 7 janar grupe studentësh vazhdojnë të qëndrojnë të ngujuar brenda fakulteteve të Ekonomisë, Mjekësisë, Drejtësisë, Shkencave sociale dhe Inxhinierisë së Ndërtimit që prej disa ditësh, ndërsa pjesa tjetër kanë vazhduar procedurat për dokumentacionet e nevojshme që të përfitojnë nga uljet e tarifave dhe bursat. (LEXO KËTU) 

Ata kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen, derisa të plotësohen kërkesat e tyre, edhe pse një ditë më parë kryeministri Edi Rama deklaroi se nëpër sekretariatet e fakulteteve do të ketë dy përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Ministria e Financave që do të sqarojnë për pagesën e tarifave  të studentëve. (LEXO KËTU)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:44
Filologjiku kthehet në ‘Universitetin e Arteve’, grupi i studentëve të ngujuar kalojnë kohën me këngë e valle (VIDEO)

Grupi i studentëve të ngujuar brenda fakultetit të Historisë dhe Filologjisë kanë vendosur që ta ‘kalojnë mërzinë’ duke kënduar dhe kërcyer.

Njëra prej studenteve ka kënduar këngën “Mama knows best” nga këngëtarja britanike Jessie J. Ndërsa disa të tjerë kanë kërcyer vallen e Kukësit.

Ora 11:38
‘Nuk na janë pranuar kërkesat’, një grup studentësh në Shkodër paralajmërojnë ngujimin

Një grup studentësh të universitetit ‘Luigj Gurakuqi’ në Shkodër kanë paralajmëruar ngujimin njësoj si grupi i studentëve në Tiranë. Gjatë një bashkëbisedimi me rektorin në hollin e universitetit, ata u shprehën se nuk u janë pranuar kërkesat për uljen e krediteve dhe shkrirjen e Këshillit Studentor. 

Ora 11:03
Kundër bllokimit, 85% e studentëve të ekonomikut shprehen pro mësimit

Studentët e Universitetit të Tiranës shprehen masivisht pro zhvillimit të mësimit në auditore dhe kundër bllokimit nga një grup i vogël të rinjsh të lidhura me forumet politike. Së fundmi, 85 % e studentëve të ekonomikut janë përgjigjur me pro mësimit në fakultetin e tyre, nga një pyetësor i zhvilluar brenda fakultetit.

Me sa duket, pasi kanë marrë përgjigje për shqetësimet që adresuan në protestën e dhjetorit, studentët janë tanimë të bindur që të vijojnë normalisht mësimin, ndërkohë që një grup i vogël përpiqet të mbajë të bllokuara hapësirat universitare./ lexo.al

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Avokat Beqiri: Berisha po lobon për të hequr arrestin, pazaret bëhen në Milano! Në dispozicion 1 miliardë dollarë! I përfshirë edhe Meta

Avokat Beqiri: Berisha po lobon për të hequr arrestin, pazaret bëhen në Milano! Në dispozicion 1 miliardë dollarë! I përfshirë edhe Meta