Protesta në Lungo Mare, Meta: Dhuna e papranueshme, dialogu ofron mundësi për arritjen e një zgjidhjeje

Protesta në Lungo Mare, Meta: Dhuna e papranueshme, dialogu ofron mundësi për arritjen e një zgjidhjeje

Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas protestës së mbajtur nga biznesmenët në Vlorë të cilët kanë kërkuar heqjen shtyrjen e orarit të muzikës dhe heqjen e orës policore. Nëpërmjet një postimi në 'Facebook', Meta ka shpërndarë një video ku shihet një admininstratore lokali e cila u shoqërua nga forcat e policisë.

Presidenti Meta shkruan se dhuna është e papranueshme dhe e dënueshme, sidomos dhuna ndaj femrave teksa thekson se protesta paqësore garantohet nga Kushtetuta. Sipas tij, dialogu i sinqertë dhe bashkëpunimi me shtetin është mundësia për të arritur një zgjidhje.

Për të njëjtën video ka reaguar edhe Policia që është shprehur se gruaja në video ka ndërhyrë gjatë arrestimit të një administratori të një lokali duke fyer, kundërshtuar policët, por ka kafshuar edhe në dorë një nga efektivët. Për këtë arsye ajo është proceduar penalisht për kundërshtim të forcave të policisë.

"Duke ndjekur me vëmendje dhe vlerësuar situatën shqetësuese të krijuar mbrëmë në Vlorë, i bëj thirrje Policisë së Shtetit, autoriteteve dhe institucioneve përgjegjëse të dëshmojnë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e çështjeve, që shqetësojnë biznesin në përputhje me kuadrin ligjor.

Protestat paqësore janë një e drejtë, që garantohet nga Kushtetuta.

Dhuna e pajustifikuar dhe shporporcionale ndaj sipërmarrësve dhe qytetarëve, në veçanti ndaj grave dhe vajzave është e papranueshme dhe e dënueshme.

Jo arroganca dhe arbitrariteti, por dialogu i sinqertë dhe bashkëpunimi i ofruar nga shteti ofrojnë patjetër mundësi për arritjen e një zgjidhjeje të pranueshme.

Kurrsesi Vlora nuk e meriton një trajtim të tillë", shkruan Meta.

Video e postuar nga Presidenti Ilir Meta:

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet