Protesta e dhunshme para Kuvendit, reagon Prokuroria: Po identifikojmë organizatorët, sonte priten arrestime

Pas protestës së dhunshme para Kuvendit të banorëve të "Unazës së Re", ka reaguar Prokuroria e Tiranës. Në deklaratën e prokurorisë theksohet se po hetohen organizatorët e protestës për plagosje të rëndë me dashje. Hetime do të ketë edhe për grumbullim e tubime të paligjshme, për prishje të qetësisë publike etj. Sipas prokurorisë, në protestë mbetën të lënduar 16 punonjës policie dhe tre protestues. 

Prokuroria thekson gjithashtu se ka marrë në dorë pamjet filmike dhe po identifikohen protestuesit e dhunshëm, ndërsa ka marrë në pyetje të lënduarit. Burime për Report Tv nga prokuroria e Tiranës bëjnë me dije se priten arrestime për organizatorët e dhunës në protestë. 

Deklarata e prokurorisë së Tiranës:

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë me juridiksion të Përgjithshëm, me datën 22.11.2018 ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr.9146, për veprat penale të:

1.    Plagosja e rëndë me dashje, e parshikuar dhe e dënueshme nga nenei 88/1 i K.Penal.

2.    “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, e parashikuar dhe e dënueshme nga neni 278/1 i K.Penal (i ndryshuar).

3.    “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, e kryer me dhunë dhe në bashkëpunim, e parashikuar dhe e dënueshme nga neni 236/2 i K.Penal.

4.    “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, e parashikuar dhe  edënueshme nga neni 262 i K.Penal.

5.    “Prishja e qetësisë publike” e kryer në bashkëpunim, eparashikuar dhe e dënueshme  nga nenet 274-25  të K.Penal.
Pas regjistrimit të procedimit penal është krijuar grupi hetimor në përbërje të të cilit janë prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore. Në drejtimin e prokurorëve janë kryer veprimet e para proceduriale, që kanë të bëjnë me kqyrjen e vendit të ngjarjes, fiksimin e provave materiale, pyetjen e të dëmtuarve, në Spitalin e Traumës në Tiranë, identifkimin nëpërmjet pamjeve filmike, si dhe në bashkëpunim me punonjësit e policisë, të personave që kanë kryer veprime konkrete, me qëllim kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë së tyre. 

Nga veprimet e kryera deri tani rezulton se janë dëmtuar 15 punonës policie, mes tyre dhe shtetësja I. M, me dëmtime të rënda të shëndetit, punonjëse policie e repartit special “Shqiponja”. Po ashtu në Spitalin e traumës janë paraqitur për ndihmë mjekësore dhe tre qytetarë, pjesmarrës në protestë. 

Veprimet në lidhje me këtë çështje penale vazhdojnë deri në dokumentimin  e plotë të veprave të kryera, si dhe arrestimin e personave përgjegjës dhe dërgimin e tyre para Drejtësisë. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Tiranë, siguron publikun, se në zbatim të detyrës tonë kushtetuese ka patur dhe do të ketë përkushtim maksimal për zbardhjen e shpejtë të ngjarjes, si dhe kërkon bashkëpunimin e tyre në përmushje të rregullt të kësaj detyre.

 

Shoqërimi i personave në Drejtorinë e Policisë

Nga ana tjetër, burime për Report Tv theksuan se policia ka shoqëruar 25 protestues. Të shoqëruarit ndodhen në ambienten e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Mbrëmjen e sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu zhvilloi një takim urgjent në policinë e kryeqytetit. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:26
Përplasja te Parlamenti, Avokati i Popullit: Po hetojmë, dhuna nuk është mjet për zgjidhje

Pas dhunës para Kuvendit nga banorët e "Unazës së Re", ka reaguar edhe Avokati i Popullit. Në një deklarate të shpërndarë për mediat thuhet se Avokati i Popullit po e ndjek në vazhdimësi situatën e krijuar si pasojë e kundërshtimeve për projektin e Unazës së Re, ndërsa referuar përplasjes së dhunshme mes banorëve dhe policisë sot para Kuvendit, thekson se dhuna nuk është mjet për zgjidhje. Zgjidhja, sipas institucionit të Avokatit të Popullit, duhet të vijë përmes rrugës ligjore.  

Deklarata e Avokatit të Popullit:

Ndërkohë që prej të paktën dy javësh Institucioni i Avokatit të Popullit ka nisur një hetim për të verifikuar ligjshmërinë e procedurave të implementimit të këtij projekti të kontestuar nga një numër qytetarësh, si dhe garantimin e të drejtave të personave që preken nga ky projekt infrastrukutor, përplasjet midis këtyre të fundit dhe forcave të policisë ditën e sotme vendosin në fokus nevojën e përsëritur nga ana jonë për një debat gjithëpërfshirës rreth këtij projekti.

Avokati i Popullit këmbëngul se vetëm rruga institucionale dhe ligjore mund të jetë ajo që prodhon një rezultat të gjithëpranuar dhe koherent me interesat e publikut dhe rregullave mbi të cilat kemi ngritur shtetin tonë të përbashkët.

Dhuna nuk mund të jetë një mjet me anë të të cilit duhen kërkuar zgjidhje dhe nga ana tjetër po kaq e kritikueshme është intransigjenca e atyre autoriteteve që i bëjnë qytetarët të ndjehen të shpërfillur, pa mundësi për të dialoguar e aq më keq, të pasigurtë në jetën e tyre.

Ruajtja dhe garantimi i dinjitetit njerëzor duhet të qëndrojë në themelin e çdo vendimarrjeje e politike zhvillimi.

Mirëqeverisja si vlerë thelbësore e shtetit të së drejtës nuk mund të realizohet pa u zbatuar ligji si i vetmi burim i sigurisë për jetën, nga secili prej nesh - e nga organet e administratës shtetërore përpara të tjerëve.

Institucioni i Avokatit të Popullit shpreh keqardhjen për situatën e krijuar si rezultat i së cilës nuk u arrit të shmangeshin dot lëndime nga radhët e punonjësve të policisë e të qytetarëve, si dhe u uron shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve duke garantuar se një hetim paralel ka nisur të zhvillohet për të parë nëse ka pasur tejkalime të kompentencave nga ana e institucioneve.

Me shpresën se situata të tilla prej të cilëve të gjithë si shoqëri dalim humbës do të evitohen, Avokati i Popullit bën thirrje për ulje të menjëhershme të tensioneve dhe nisjen sa më parë të një procesi të hapur, të ndershëm dhe të sinqertë komunikimi midis palëve deri në gjetjen e një zgjidhjeje të kënaqshme dhe ligjore.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zydiu: 23/11/2018 00:02

    O fahri spiuni do te KAPI ligji antishpifje i ed Rames

    Përgjigju
  • Justice: 22/11/2018 23:26

    Kapeni ate qe hodhi kapsoll futjani gishtat ne b...

    Përgjigju
  • lola: 22/11/2018 22:50

    Prokuroria duhet te veproi sepse ne kete vend po nuk funksionoi shteti perseritet viti 97 sepse dihet strumbullari eshte krimineli Saliluli.

    Përgjigju
  • Fahri Spiuni: 22/11/2018 19:35

    Demostrate e dhuneshme?21 janar 2011 asnje polic i plagosur vetem nje polic i bere makiazh ne konferenc per shtyp perkrah banditit Berisha!22 Nentor 2018 13 polic te plagosur nga banditet e PD.ky eshte bilanci i dy mitingjeve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës