Protesta kundër ndërtimit të HEC-it dhe fabrikës së ujit në Thirrë të Mirditës, 4 të arrestuar, mes tyre edhe organizatori! Ilir Meta: Të ndalet masakra ekologjike

4 persona janë arrestuar për zhvillimin e protestës së paligjshme në afërsi të tunelit të Kalimashit, në fshatin Thirrë, të Mirditës ditën e djeshme duke bllokuar Rrugën e Kombit për rreth 20 minuta. Në pranga ka rënë organizatori i protestës së paligjshme, Besnik Paci, 48 vjeç, banues në Lezhë dhe  Etnik Berisha, 22 vjeç, Endrit Bytyqi, 21 vjeç dhe Çlirim Gerbeshi, 22 vjeç, banues në Kosovë.

Ata janë shoqëruar ditën e djeshme, ndërsa sot u vendos masa e arrestimit, ndërsa 30 protestues të tjerë po ndiqen në gjendje të lirë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme në afërsi të tunelit të Kalimashit, në fshatin Thirrë, Mirditë, duke bllokuar lëvizjen e mjeteve në aksin Milot-Morinë, si dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, duke mos iu bindur urdhrit të tyre për të zhbllokuar qarkullimin e automjeteve.  Materialet në ngarkim të tyre do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme", “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik".

Pse po protestojnë? Banorët e fshatit Thirrë të Mirditës kanë zhvilluar disa prostata duke bllokuar dhe herë të tjera Rrugën e Kombit pasi kundërshtojnë ndërtimin një HEC-i dhe një fabrike uji në zonën e tyre. Ata shprehet se nuk janë dakord me ndërtimin pasi dëmtojnë mjedisin dhe shkatërrojnë burimet ujore të zonës, ndërsa hedhin akuza se firmat e tyre janë falsifikuar sikur ata kanë qenë dakord me ndërtimin e tyre. Banorët shprehen se kompania private vijon me hedhjen e betonin dhe ndërtimin e HEC-it dhe fabrikës së ujit pavarësisht protestave. Ata shprehen se i janë drejtuar edhe institucioneve përkatëse për të ndalur këtë gjë, por sipas banorëve si përgjigje kanë marrë vetëm heshtjen.

Ditën e djeshme ata bllokuan rrugën e Kombit për rreth 20 minuta duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve në aksin Milot-Morinë, ndërsa janë përplasur edhe me policë, e cila kishte krijuar një kordon për të mos lejuar bllokimin e rrugës. Në këtë protestë  janë bashkuar edhe aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, të cilët kërkonin anulimin e këtyre projekteve pasi dëmtohen burimet ujore.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:54
4 të arrestuar pas protestës kundër ndërtimit të HEC-it, aktivistë të LVV-së mblidhen para policisë së Lezhës dhe kërkojnë lirimin e të ndaluarve

 

Arrestimi i 4 personave pas protestës së një dite më parë në Thirre të Mirditës, ka ngritur në protestë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje. Me thirrje lironi aktivistet ata janë mbledhur para komisariatit të policisë në Lezhë.

Në lidhje me protestën kundër ndërtimit të HEC-it dhe fabrikës së ujit një ditë më parë në Thirre të Mirditës, policia ka arrestuar organizatorin e protestës së paligjshme Besnik Paci, 48 vjeç, banues në Lezhë si dhe 3 aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje Etnik Berisha, 22 vjeç, Endrit Bytyqi, 21 vjeç dhe Çlirim Gerbeshi, 22 vjeç, që të tre banues në Kosovë. Ata pritet të dalin në gjykatë për t'u njohur me masën e sigurisë.

Ora 12:10
Protesta kundër ndërtimit të HEC-it në Thirrë të Mirditës, Mark Marku: PD në mbështetje të banorëve

Drejtuesi i politik i PD në Qarkun e Lezhës, Mark Marku ka dalë në mbështetje të banorëve të fshatit Thirrë të Mirditës, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e HEC-it dhe fabrikës së ujit, pasi do të sjellë shkatërrim mjedisor dhe të burimeve ujore të zonës. Mark Marku tha se burimet natyrore të zonës duhet të shfrytëzohen nga vetë banorët dhe në rast ndërtimi duhet të bëhet me konsensusin e tyre.  

“Burimet natyrore duhet të shfrytëzohen nga banorët e zonës ose me konsensus të tyre. Personalisht, si drejtues politik i qarkut Lezhë dhe gjithë kandidatët e Partisë Demokratike janë plotësisht në mbështetje të banorëve të zonës”, tha Marku

Banorët e fshatit Thirrë të Mirditës kanë zhvilluar disa prostata duke bllokuar Rrugën e Kombit pasi kundërshtojnë ndërtimin një HEC-i dhe një fabrike uji në zonën e tyre. Ata shprehet se nuk janë dakord me ndërtimin pasi dëmtojnë mjedisin dhe shkatërrojnë burimet ujore të zonës, ndërsa hedhin akuza se firmat e tyre janë falsifikuar sikur ata kanë qenë dakord me ndërtimin e tyre. Për protestën e zhvilluar ditën e djeshme u arrestuan 4 persona, mes tyre edhe organizatori i protestës, ndërsa 30 të tjerë po ndiqen në gjendje të lirë.

Ora 09:32
Protesta kundër ndërtimit të HEC-it në Thirrë të Mirditës, Meta në mbështetje të banorëve: Të ndalet menjëherë kjo masakër ekologjike! Prokuroria të nisë hetimet

Presidenti Ilir Meta ka dalë në mbështetje të banorëve në Thirrë të Mirditës, të cilët u ngritën dje në protestë duke kundërshtuar ndërtimin e një HEC-i në zonë dhe të një fabrike uji.

Me një postim në Facebook, Meta bën thirrje që të ndalet ndërtimi i HEC-it, duke e konsideruar masakër ekologjike, ndërsa i kërkon Prokurorisë nisjen e hetimeve për dhënien e lejeve.

"Mbështes plotësisht protestën e banorëve të Zall Gjocajt në mbrojtje të pasurive të çmuara natyrore të Parkut Kombëtar Lurë - Mali i Dejës dhe të burimeve ujore jetësore për këtë komunitet.

Të ndalet menjëherë kjo masakër ekologjike!

I bëj thirrje Prokurorisë të hetojë abuzimet flagrante në dhënien e lejeve të shfrytëzimit të këtyre pasurive kombëtare me vlera të jashtëzakonshme, në shkelje kriminale të ekuilibrave ekologjike dhe interesave të komunitetit.

Përgjegjësit duhet të dalin pa vonesë para ligjit! 25 Prilli, është referendum edhe për ndalimin e krimit mjedisor", shkruan Meta.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • zen: 12/04/2021 09:32

    terroristet kosovare .....mbylleni kufirin

    Përgjigju
    • Visi: 12/04/2021 21:32

      Duhet hetim i plote kater kosovare qe protestojne ne mirdite

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

I riu nga Kosova arrestohet në Tiranë, dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur! I shpërndau videon në rrjete sociale

I riu nga Kosova arrestohet në Tiranë, dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur! I shpërndau videon në rrjete sociale