TIRANË- Vetëm një ditë pasi nga protesta qytetare pa flamuj partiak kundër klasës së vjetër politike, u artikulua për herë të parë në emër të Shqipërisë së Re, nevoja për krijimin e një force politike që mund t’i ofrohej si alternativë vendit, Sali Berisha shfaqi ndikimin e tij. Këtë radhë, jo i fshehur dhe as për së largu me deklarata publike, kinse e mbështet kauzën e tyre, por me infiltrime nga ana e PD për t’i përçarë e për të tentuar ndarjen e tyre.
Pasi doli publikisht në mbështetje të protestës, me ëndrrën për ta shfrytëzuar dhe për tu futur në qeveri teknike, në ditën e nëntë të protestë në Tiranë kundër investimit të familjes Trump në Zvërnec, Berisha zgjodhi të vrasë zërin qytetar që bërtiste pakënaqësitë ndaj të njëjtëve aktorë që dominojnë prej dekadash skenën politike në vend.
Ai arriti që t’iu mbyllë fjalimet qytetarëve duke i kontrolluar përmes gazetarit të emisionit Piranja, pranë televizionit të familjes së tij Syri Tv. Pas disa fjalimeve të pakta në numër, gazetari i Syri Tv u ngjit në podium me thirrjen poshtë mikrofoni.
“Unë jam këtu sot për të thënë që jam kundër këtij mikrofoni”, tha gazetari i Piranjas, ndërsa një pjesë e turmës brohoriti "fike mikrofonin".
Të tjerët, shumica qytetare, ishin në udhëkryq, se përse skenari po ndryshonte. Në fakt, dilema nisi sapo protesta nxori në skenë edhe aktivistin Andi Tepelena, i cili dirigjoi mbylljen e fjalimeve. Që në fillim të protestës Tepelena deklaroi se ndryshe nga herët e tjera, kur fjalimet kanë zgjatur gati nga 4 orë, sot do të mbaheshin më pak fjalime nga personalitete të shkencës, arsimit dhe kulturës, të cilat dukshëm ishin më të shkurtra se zakonisht.
“Sot s’do të mbahen fjalime të gjata. Kanë ardhur ankesa të panumërta, sa më pak fjalime, slogane dhe parulla: dorëheqje! Pas 5 fjalimeve shumë të shkurtra, sheshi është i qytetarëve!”, tha Andi Tepelena.
Ndryshe nga tubimet e tjera, për herë të parë, podiumi ishte hequr, bashkë me korridorin metalik ku qytetarët tërhiqnin numra radhe për të mbajtur fjalë. Pranë disa bokseve para kryeministrisë, pa një skenë, mikrofonin e mori aktivisti Tepelena, i cili shpjegoi përse kjo protestë nuk do të kishte më fjalime si më parë: "na kanë dërguar shumë mesazhe dhe fjalimet ngjajnë me mitingje politike, kështu që sdo bëjmë shumë fjalime."
Mes personave që ai zgjodhi vetë e i prezantoi një më një para se të merrnin fjalën, Andi Tepelena shfaqi të parën si artiste të njohur, Dojna Memën, e cila në fakt është bashkëmoderatore e “Piranjave” në televizionin e Berishës.
Aktivisti që mori në dorë menaxhimin e atyre pak fjalimeve të përzgjedhura, ftoi qytetarët disa herë në marshime nëpër rrugët e Tiranës. Xhiro të cilat Berisha i ka provuar, dhe ende se ka mbërritur dot kilometrin e fundit.
Provokimet, Berisha i nisi që nisje të tubimit, kur çoi të tijët në shesh, mes turmës. Përplasjet verbale nisën sapo të rinj të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, u vetëidentifikuan mes qytetarëve, duke shfaqur shqetësim ndaj korit të turmës, që veç Ramës, përmend edhe emrin e liderit të tyre, “Berisha në burg”. Qytetarët kërkuan largimin e tyre, kur thirrën një zëri: opozitë e shitur, PD jashtë, opozita jemi ne.
Anëtarja e FRPD, Desada Xhetani pretendoi se u provokuan nga aktivistët e Arlind Qorit, i cili ishte po ashtu ishte në protestë.
“Të rinjtë e FRPD-së u provokuan nga aktivistët e Arlind Qorrit, të cilët erdhën aty me megafona duke na etiketuar: Këta janë të rinjtë e FRPD-së dhe të largohen nga këtu”, tha Desada Xhetani.
Qëndresa me fjalime para kryeministrisë zgjati më pak, ndërsa marshimi, u mbyll sërish poshtë godinës qeveritare.

Qytetarët janë rikthyer në pikënisjen e përditshme të protestës, në sheshin “Skënderbej” pas marshimit në rrugët e kryeqytetit. Disa prej tyre hipën edhe në statujën e Heroit Kombëtar.
Me premtimin “Nesër më shumë” dhe “Nesër ora 18:00”, ata kanë përmbyllur protestën, e cila u zhvillua me 2 orë tubim para kryeministrisë dhe 3 orë marshim.

Vijon ende marshimi i protestuesve nëpër rrugët e kryeqytetit. Pas nisjes nga kryeministria, ata u drejtuan për në fillim të bulevardit "Dëshmorët e Kombit", pranë ministrive. Protestuesit hynë në Unazën e Vogël rreth sheshit "Skënderbej" dhe dolën te Shallvaret.
Nga aty marshimi vijoi në ish-Bllok, deri te Garda e Republikës dhe më pas hynë sërish në bulevard duke e përshkuar sërish. Nga bashkia dolën te përpara parlamentit dhe te “Rruga e Elbasanit” deri te ambasada amerikane.
Pasi u kthyen te rruga e stadiumit "Air Albania", përshkuan rrugën para RTSH, deri te Piramida. Nga aty i janë drejtuar Rrugës së Elbasanit, ndërsa për momentin janë te ura e së njëjtës rrugë.
Anëtarja e Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës dhe zëvendëskryetarja e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Desada Xhetani, ka dalë në një deklaratë publike për lajmin e konfrontimit të disa të rinjve demokratë në protestën e mbajtur sot në Tiranë kundër ndërtimit të resortit luksoz në Zvërnec.
Xhetani thotë se të rinjtë e FRPD-së nuk debatuan me qytetarë të thjeshtë në protestë, por me anëtarë të Lëvizjes Bashkë së Arlind Qorit, pasi, sipas saj, këta të fundit i sulmuan të acaruar nga thirrja: Poshtë komunizmi!
“Të rnjtë e FRPD-së u provokuan nga aktivistët e Arlind Qorrit, të cilët erdhën aty me megafona duke na etiketuar: Këta janë të rinjtë e FRPD-së dhe të largohen nga këtu. Ju them të gjithëve, se kjo është protestë për Shqipërinë. Kjo është protestë për Kombin. Kjo është protestë për Zvërnecin, për Nartën, për gjithë Shqipërinë. Kjo është protestë për Onkologjikun dhe për gjithë shqetësimet që e trazojnë kombin tonë dhe Shqipërinë tonë. E vetmja thirrje që i shqetësoi aktivistët dhe Arlind Qorin ishte thirrja: Poshtë komunizmi”,- deklaron Xhetani.
Është zhvilluar pasditen e sotme protesta qytetare kundër investimeve në Zvërnec edhe në Elbasan. Prej 4 ditësh, qytetarë të shumtë kanë zgjedhur t’i bashkohen protestës me pankarta e thirrje kundrejt qeverisë. Ata ftojnë të gjithë qytetarët t’u bashkohen protestave që do të vijojnë në ditët e ardhshme.
Qytetarët u nisën nga sheshi drejt stadiumit “Elbasan Arena” duke marshuar në bulevardin kryesor.
Ndërsa vijojnë marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit, protestuesit u janë drejtuar qytetarëve me thirrjen e njohur tashmë, “çohuni nga kafja!”
Ironia e fundit e kryeministrit Rama me blogerët ka nxitur ide të reja në pankartat e protestuesve. Në ditën e nëntë të protestës, u vunë re disa pankarta që kanë vënë në qendër momentin e një dite më parë gjatë fjalimit të Ramës në Elbasan ku imitonte influencerët.
Të tjera pankarta vijuan me sloganet kundër qeverisë, ndërsa burim kryesor frymëzimi duket se mbeten ‘meme’-t.
Pas përplasjes verbale mes militantëve të PD dhe qytetarëve, ‘dora’ e Sali Berishës u shfaq edhe në një tjetër moment gjatë protestës. Një punonjës i Syri Tv u shfaq në protestë duke mbyllur fjalimet e qytetarëve.
“Unë jam këtu sot për të thënë që jam kundër këtij mikrofoni! Nëse duhet të hedhim 100 vjet komunistë, s’mund të flasim tek e tek, por të gjithë një zë dhe t’u themi shporruni! Kjo është protestë e popullit dhe vetëm e popullit, të largohen të gjithë ata që duan të hapin probleme! Kur t’ju teket juve, ikni, mos t’iu tregojë njeri ikni këtej e andej! Poshtë ky mikrofoni, të gjithë bashkë!”, tha protestuesi.
Ndërkohë, fjalimet menaxhohen nga aktivisti i njohur Andi Tepelena.
Avokatja dhe notarja shqiptaro-australiane Eva Buzo mori pjesë sot në protestën qytetare të mbajtur në Korçë kundër projektit të resortit në Zvërnec, ku mbajti edhe një fjalim para protestuesve.
"Shqipëri, po të flas në anglisht sepse nuk flas shqip, pasi familja ime ishte shkëputur nga atdheu im për dekada të tëra, sepse gjyshi im nuk mundi të kthehej në shtëpi. Por tani unë jam kthyer në shtëpi. Jam këtu për të luftuar për të drejtat e njeriut të popullit shqiptar dhe do të bëj gjithçka që është e nevojshme për t'u siguruar që populli i Shqipërisë të gëzojë të drejtën e tij për të pasur një qeveri që e dëgjon dhe që mund të mbahet përgjegjëse. Rezistenca paqësore është ajo që sjell ndryshime në këtë botë dhe, për sa kohë që ju qëndroni në rezistencë paqësore, do të jeni zëri i popullit. Shqipëri, ju po frymëzoni tani, sepse po e mbani familjen Trump para përgjegjësisë. Ju keni dalë në rrugë dhe po e bëni zërin tuaj të dëgjohet. Bota po sheh guximin tuaj, zërin tuaj, marshimin tuaj dhe ne jemi përkrah jush në çdo hap të rrugës. Sigurohuni që zëri juaj të dëgjohet. Shqipëri, bota po ju vështron", tha Buzo.
Një nga momentet më emocionuese të protestës së mbajtur në Korçë kundër projektit në Zvërnec ishte fjala e një vajze 12-vjeçare, e cila iu drejtua qytetarëve me një mesazh për të ardhmen e brezit të saj.
"Shumë prej jush mund të jeni duke menduar që jam shumë e vogël për të qenë këtu. Mund të jetë e vërtetë, por nuk jam aq e vogël sa për të mos kuptuar gjërat që po ndodhin rreth e rrotull meje, se si kjo tokë, për të cilën kanë luftuar parardhësit tanë, po shitet pa dy mendje. Jam 12 vjecc, dua të ëndërroj për shkollën time dhe të plotësojë ëndrrat e mia, por është shumë e vështirë për mua, sepse po mendoj për të gjitha gjërat që shqetësojnë familjen time dhe shumë familje shqiptare. Shikoj të rinj të stresuar për situatën ekonomike, të moshuar me lot në sy nga malli për fëmijët e tyre. Më vjen shumë keq kur shoh motrën time ekselente që do të shkojë jashtë shtetit. Unë e dua Shqipërinë dhe dua të jetoj këtu. Dua shumë që të kem një shkollim këtu, e prindërit e mi një punë. Ne jemi fëmijët e këtij vendi, e ardhmja e Shqipërisë. Na jpeni arsye të qëndrojmë, mësojmë dhe ëndërrojmë pa pasur frikën se do na dëbojnë nga vendi ynë. Unë nuk do kem frikë se frika është ajo që po na dëbon nga ky vend" tha ajo
Një protestues ka bërë thirrje për qeveri teknike nga protesta para Kryeministrisë. Mesazhin e kishte kundër të gjithë klasës politike, ndërsa përveç thirrjes për dorëheqjen e Ramës, i kërkoi edhe Sali Berishës që të largohet nga drejtimi i opozitës. Ai i bëri SPAK që të hetojë dosjet e masakrës së 21 janarit e Gërdecit.
“Kasta e korruptuar politike e kuptoi se i ka ardhur fundi, Zvërneci u çlirua dhe zëri i popullit u çlirua, ka ardhur koha që lëvizjen tonë ta çojmë në shkallë tjetër kam krijuar këtë manifest. I bëjmë thirrje SPAK të hetojë Ramën për çdo ndikim politik, ekonomik apo administrativ mbi përdorimin e pasurive publike. Veprimet dhe deklaratat e këtij njeriu janë të Esat Pashës.
Duhet të hetohen Berisha dhe familje tij, të hapjen dosjet për non gratën nga SHBA, partneri jonë më i madh strategjik. Ky uzurpator ish-sekretar partie, non grata duhet të lerë postin e opozitës. Opozita është këtu. ‘Shqipëria nuk është e shqiptarëve’ sepse ‘shtëpia e shqiptarëve është zotit dhe e miku’, tha kryepalaçoja dje. Si guxon ky? Ai ju thërret juve delirantë. Saliu nga ana tjetër thotë të qajmë ne Sazanin, unë them që Rama dhe Saliu të qajnë lirinë. Largimi i tyre është i panegociueshëm. Populli të bojkotojë selitë e PS dhe PD, të ashtuquajturës opozitë që është bashkëpunëtore me të. Populli duhet të protestojë para selive të tyre dhe SPAK, që të ndiqen penalisht ndryshe populli shqiptar do e shohë drejtësinë palë me krimin. Sovrani të kërkojë qeveri teknike tranzitore të votuar nga populli. Ministrat duhet të jenë ajka e popullit shqiptar.
Ti japë mbështetje të plotë SPAK dhe BKH në hetimin e tyre, të hapjen dosjet e 21 janarit gërdecit, sterilizimit dhe të gjithë grabitjet që kanë bërë. Kjo qeveri (teknikja) të zbatojë nenin 8 të kushtetutës shqiptare, të mbrojë të drejtat e shqiptarëve, të ngrejë ministrinë e diasporës, të krijojë kartën për shqiptarët kudo që ndodhën. Kjo qeveri teknike duhet të ushqehet nga dashuria për atdheun. Shqipëria e shqiptarëve, Shqipëria e shqiptarëve”, tha ai.
Një student bëri thirrje për anulimin e projektit të Zvërnecit, ndërsa për kryeministrin Rama kërkoi që të dorëhiqet dhe të kërkojë falje.
“Zonat e mbrojtura dhe zonat e mbrojtjes kanë mbetur të pambrojtura nga qeveria. Kur mbesin të pambrojtura nga qeveria, i mbron rinia! Rinia që sot nuk ka asnjë gram mangësi nga djali i Charlsit apo vajza e Donaldit. Sot ka ardhur djali i Petros dhe vajza e Dhimitrit, fëmijët e Sokolit dhe Kushtrimit, për t’i dhënë ndal pushtimit. Dua ta përdor këtë fjalë për të çuar një mesazh të qartë për ambasadorin e BE në Tiranë dhe për 27 ambasadorët: shikojeni këtë rini dhe hapni derën të fryjë era, nuk lihen fllamingot te dera! Anulo projektin, korpusin e ligjeve që kanë shpartalluar tokën publike dhe e kanë bërë tokën shqiptare si unazë diamanti në duar, nga gishtat e të cilëve jepen urdhra për të blerë rripa toke, për t’i bombarduar. Jep dorëheqjen, por përpara kërko falje! Unë e di që s’do të ta falin, por vazhdo të dorëhiqesh!”, tha studenti.
Mes qytetarëve në protestën e radhës në Korçë kundër projektit në Zvërnec është edhe një turist nga Zvicra, i cili vjen në Shqipëri prej 15 vitesh.
Për mikrofonin e Report TV, ai tha se ka ardhur në vendin tonë për pushime, se i pëlqen të vizitojë Shqipërinë nga veriu në jug dhe dëshiron të mbështesë qytetarët e Korçës në protestën e tyre. Turisti shtoi se shpreson që qytetarët të kenë mundësi të shprehin mendimin e tyre për projektin dhe që çdo proces të zhvillohet në përputhje me ligjin
"Unë u informova nga lajmet dhe gazetat. Unë jam këtu për pushim dhe jam në Korçë, dhe kam lexuar që ka protestë. Unë jam nga Zvicra.
Për mua është dita e tretë që jam në Korçë. Unë nuk kam të drejtë të protestojë në një shtet të huaj, por unë jam këtu për të mbështetur njerëzit këtu. Dje unë isha në liqenin e Prespës së Vogël, dhe dje kam parë duke fluturuar pelikanët, dhe ishte diçka jashtëzakonisht shumë e bukur. Dhe vitin e kaluar unë isha në Zvërnec dhe atje unë kam parë pelikanët. Dhe është një natyrë shumë, shumë e bukur, ka shumë vende në Shqipëri që janë shumë të bukura.
Dhe për këtë arsye, edhe për këtë që njerëzit këtu kanë një zemër shumë të mirë, unë jam këtu për pushim. Unë shpresoj që njerëzit kanë mundësi të thonë diçka kundër këtij projekti në Zvërnec, sepse në Zvicer ne kemi mësuar që zhvillimi ekonomik dhe mbrojtja e natyrës duhet të shkojnë dorë për dore, dhe në një nivel që të dyja nuk duhet të jenë të kundërta, se të dyja janë shumë të rëndësishme. Për këtë arsye unë shpresoj që Shqipëria ka mundësi të shkojë me ligj dhe ndoshta ky projekt të shkojë me ligj. Nesër unë shkoj në bregdet, e ndoshta unë do të jem në vende të tjera, ose në Tiranë. Mua më pëlqen Shqipëria shumë. Është një vend shumë i bukur dhe mua më pëlqen shumë të jem këtu. Unë jam vetëm për pushim këtu, unë jam një turist i vërtetë! Unë kam mësuar gjuhën shqipe në kohën e Covid-it, dhe deri tani, kjo është hera e 15-të në Shqipëri, dhe udhëtoj në të gjitha vendet, në male dhe në bregdet."
Iliri, një emigrant nga Londra, i bëri thirrje diasporës për t’u gjendur krah protestuesve për të rrëzuar qeverinë.
“Unë vij nga Londra, një emigrant prej 23 vitesh, i larguar nga qeveria. Sot Shqipëria na do këtu, përkrah jush, në mbështetjen tuaj! Atë që nuk bëmë dot atëherë, ta bëjmë sot dhe të jemi me ju, për Shqipërinë dhe shqiptarët! Boll më! Rama dhe Berisha duhet të shkojnë në burg dhe t’i japin përgjigje këtij populli! Kjo protestë nuk ka fund derisa ky të largohet!”, tha Iliri.
Gjatë takimit me socialistë të Shkodrës me rastin e 35-vjetorit të Partisë Socialiste, kryesocialisti dhe kryeministri Edi Rama ndau me shkodranët një bisedë të tij me një influencer.
"I thashë një personi: më hiq një kuriozitet, pse dole, çfarë shqetësimi ke? Hajde më trego çfarë shqetësimi ke?
“Po jo, o burrë”, tha, “aty nuk është puna vetëm për ambientin, ata kanë shqetësime”.
Ore mirë, i thashë, ata kuptoj, po ti çfarë ke?
“Kam Instagramin”, tha, “bëhet nami me like dhe me folloëer”.
Këta dalin për like dhe follower. Se është konkurrencë atje, shkojnë për të mbledhur misra.
Të gjithë ata që e kanë seriozisht shqetësimin për mjedisin, për Zvërnecin, për mënyrën se do zhvillohet Shqipëria nesër, ju them bujrum dëgjoni argumentat, urdhëroni të ndajmë bashkë faktet. Ju nuk mund të thoni anuloni projektin kur është duke u punuar.
Projektin nuk po e punojnë influencerat me blogerët dhe ca të tjerët që bëjnë sikur dinë të gjithë dhe nuk dinë asgjë. Po e punon një grup i madh njerëzish",- tha Rama.
Po mbahet në Korçë dita e 4 e protestet qytetare kundër investimit 4 miliard dollarësh në Zvërnec.
Qytetarët janë mbledhur pranë pedonales së qytetit dhe kanë nisur marshimin në bulevardin kryesor të Korçës
Dojna Mema i është bashkuar protestës kundër investimeve në Zvërnec duke iu drejtuar qytetarëve se janë shpresa e një Shqipërie të re. Moderatorja,e cila gjithashtu punon pranë Syri Tv, televizionit të familjes Berisha, shprehet se nuk ka dorëzim dhe tha se protesta vjen edhe në emër të emigrantëve e atyre që përballen me probleme të jetesës e shëndetit çdo ditë, ndërsa kërkoi të demonstrojnë qytetari.
“Jeni absolutisht njerëzit më frymëzues që kam parë ndonjëherë dhe shpresa e një Shqipërie të re! Ne nuk heshtim, ne nuk dorëzohemi dhe mbi të gjitha, ne nuk luajmë investimesh me të ardhmen tonë! Zëri ynë është më i fortë se kurrë sepse kur shqiptarët bëhen bashkë, nuk ka para, pushtet që ua mbyll gojën! Ne jemi këtu për të gjithë shqiptarët që u mungon toka e tyre dhe nuk e shohin dot, të shitet si mall tregu. Ne jemi këtu për të gjithë ata që u detyruan të linin vendin e tyre. Ne jemi këtu për të gjithë ata studentë që shkuan gjetkë për të marrë arsim e të ardhme më të mirë. Ne jemi këtu për të gjithë ata që duan të jetojnë në një shtet normal, ku ujë e drita 24 orë nuk është luks, të kurohesh brenda vendit tënd pa t’u dashur të shesësh shtëpinë nuk është luks! Të tregojmë qytetari, siç kemi bërë nga dita e parë në këtë protestë, sepse vetëm kështu do të ndërtojmë Shqipërinë e shqiptarëve, Shqipërinë e re!”, tha moderatorja.
Një protestues ka zgjedhur një objekt ndryshe për ta përdorur në protestë.
Në vend të një pankarte, banderole apo flamingoje siç janë parë deri më tani, ai ka marrë një çadër plazhi, mbi të cilën ka bërë disa shkrime.
Çadrën e rrotullon vazhdimisht mbi kokat e qytetarëve.
Tensione në protestën kundër investimeve në Zvërnec. Ndërsa thërrisnin “Berisha në burg”, protestuesit u përballën me reagime nga një grup të rinjsh që mbështesnin Berishën.
Si përgjigje, morën thirrje të tjera nga protestuesit që thanë “PD jashtë” dhe “opozitë e shitur”. Vijoi edhe fraza “poshtë patronazhistët.”
“Opozita jemi ne!”, dëgjohet të thonë qytetarët.

Kreu i partisë Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ka marrë pjesë në protestën kundër investimeve në Zvërnec.
Protestuesit janë shprehur kundër afrimit të subjekteve politike. Një ditë më parë ata artikuluan formimin e një partie të re, ndërsa sot dëgjohet thirrja “Shqipëri e re” që po shihet edhe si një emër i mundshëm, ndonëse nuk ka ende asgjë konkrete.
Komente









Larg Andi Tepelena ose Andi Mahmutaj nga Elbasani eshte me origjine familje ish super spiunesh te komunizmit!!
PërgjigjuBRAVO EVA BUZO..JE NJE GRUA E MREKULLUESHME...TI DUHET TE JESH KRYEMINISTRE E SHQIPERISE.......SA SHQIPTARE TE MIRE KA NE BOTE.....O ZOT JEPI PUSHTETIN NJEREZVE TE MIRE SI EVA BUZO....
PërgjigjuTani esht Bo tamon protest koti fare po fare fare.
PërgjigjuKUSH FUTET NGA ATA TE PD..KAPINI DHE RRIHINI ATY NE BULEVARD......MOS I LEJONI NE MESIN TUAJ..ATA JANE GJARPRI NE FJO....
PërgjigjuShpellaret perplasen me Ambient-haleistët.Dy grupe anti-shqiptaresh luftojne njeri tjetrin.
PërgjigjuPo ik o emigranti karit ,provoje te jetosh ne shqiperi dhe do e shikosh si jeton,te flasësh nga aty ku jeton ti eshte e lehte .
PërgjigjuVoto o shpellar. Voto ate qe te pelqen qe te ta beje jeten parajse. Edhe emigranti ka te drejte vote ashtu si ti. 810 mije votues te PS kunder 8 mije njerezve ne proteste qe nuk e dine as vete se per cfare po protestojne. E filluan proteste per pelikanin kacurrel e tani po protestojne per kacurrelat e Argites.
Me sa duket protestiesit e flamingove eshte merzitur jeta nga investimet miliarda dollareshe qe sjell Rama ne dshqiperi.E duan shqiperine vend te periudhes feudale.Fqinjet pereth sh
Përgjigju