Kryetari i partisë “Shqipëria BëhetAdriatik Lapaj që prej mbrëmjes së djeshme ka nisur përpara kryeministrisë një protestë 24 orë pa ndalim, por jo si kryetar partie, por si një qytetar i thjeshtë.

Në një lidhje direkte për emisionin ‘Studion Live’ me gazetarin Ermal Qori, Lapaj tha se kjo protestë erdhi si pasojë e moreagimit të qytetarëve ditën e djeshme në “Ditën e Rinisë”. Në një kohë, thotë Lapaj, që shoqëria dhe rinia është drejt një dëmtimi të pakthyeshëm.

Qëllimi i kësaj proteste është largimi i Edi Ramës nga posti i kryeministrit dhe gjithashtu largimi i Belinda Ballukut.

“Jam mirë dhe jam për rrugë të gjatë këtu në shesh dhe sigurisht unë vij nga protestat, e njoh mirë protestën dhe besoj se do e menaxhoj në mënyrën e duhur për të pasur sa më shumë jetëgjatësi. Dje në 10 të darkës, pasi pashë që nuk kishte reagim për 8 dhjetorin përballë një gjendje që është dramatike për rininë tonë dhe që është jo frymëzuese, përkundrazi. Jemi në kufijtë e një dëmtimi të pakthyeshëm të rinisë tonë, vendosa të dal dhe të protestoj.

Nuk asgjë për të festuar këtë fundit në një vend ku qeveria i është turrur GJK për ta imponuar dhe shoqërisë për të detyruar të gjithë që të mbajë në funksione Ballukun. Një qasje ndryshe kjo që ka bërë Rama me të tjerët. Kjo të bën qartë të mendosh që nuk është një kryeministër i lirë, që nuk vendos vetë dhe për këtë duhet të hapi krahun”, tha Lapaj.

Lapaj tha se kjo protestë është nevojë e shoqërisë për të kuptuar që ka reagim ndaj padrejtësive. Ndër të tjera ai tha se qeveria e Ramës ka vjedhur nga taksat e qytetarëve dhe se këto para janë përdorur për të deformuar vullnetin politik të vendit dhe për të mbajtur veten në pushtet.

“Jemi në kushtet ku shoqëria kërkon impuls që ka një reagim ndaj një mbipushteti të një njeriu që si kanceri në tru ka vrarë çdo qelizë të lirë të këtij vendi. Ky pushtet çdo gjë e ka vendosur në funksion të mbajtjes së vetes në drejtimin e vendit, këta e vjedhin republikën me një mesazh 53 milionë euro, më një të rënë të lapsit 100 milionë euro dhe i përdorur këto para për të deformuar vullnetin politik të vendit. Unë e nisa vetëm për të parë mundësinë sesi qytetarët reagojnë. Protestës time do ti bashkohen dhe 9 të tjerë sot dhe do ta vazhdojmë pa ndalim. Uroj që çdo qytetar të mund të ndjejë nevojën të ballafaqohet”, tha Lapaj.

Adriatik Lapaj gjithashtu komentoi dhe atë çka Arlind Qori tha pak më parë për Report Tv, duke thënë se në vend që të merren me të, duhet të merren me Edi Ramën dhe se çdo kush është i lirë të protestojë në mënyrën e tij.