Protesta/ Përplasja e studentëve me efektivët, Kryemadhi: Policët harrojnë që paguhen me paratë e qytetarëve

Duke marr shkas nga tensionet e protestës së studentëve në Fakultetin Ekonomik e Juridik, Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i bëri thirrje Policisë së Shtetit dhe dekanateve të fakulteteve që të distancohen nga korrupsioni i qeverisë Rama dhe të ndalen së ushtruari dhunë mbi studentët. Ajo u shpreh se sjellja e sotme e policëve karshi studentëve demonstroi se në të vërtetë ata po paguhen me paratë e drogës.

Kryemadhi iu drejtua ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj që të mos lejojë policët që të ushtrojnë dhunë mbi studentët, që fare mirë në moshë mund të jenë fëmijët e tyre.

"Këta policë po harrojnë që po paguhen me paratë e qytetarëve, harrojnë që një ditë fëmijët e tyre do të goditen nga një tjetër polic. Sjellja e tyre tregon se në të vërtetë ata po paguhen me paratë e drogës.I bëj thirrje ministrit të Brendshëm, si praktikant i Kishës Katolike, që të mos lejojë policët të vendosin dorë mbi studentët. Z.Lleshaj lëshime është që të mos veprosh ndaj këtyre kriminelëve”, iu drejtua Kryemadhi Sandër Lleshajt.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim i i bëri thirrje edhe dekanatit që të mos bëhen bashkëpunëtorë me qeverinë “e korruptuar” të Ramës.

“Dekanati të mos bëhet bashkëpunëtor sepse nesër do të jenë viktimat e parë të thertores së Edi Ramës. Do të humbasin pensionin e profesorit ose më keq akoma, do të përfundojnë me një pension social, në mos me një përballje penale”, u shpreh Kryemadhi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rruqja: 11/01/2019 14:42

    Hall i madh e ka pushtu familjen presidencjale si grupumin e hajdutris L.S.I. jane ne kembe te dy burr e gru per te mbrojt veten e tyre por gjoja ju keput shpirti per studentet apo kushtetuten ketyre sheikeve provincjal qe e lane popullin pa brek tani kane nje vit qe skan ku te hane dhe jane bere si hjena e zgjebosura qe per te mbrojt studentet apo kushtetuten po pasurin prrallore gje zoterojn .po mos harroni o ju te merakosuret e halleve te popullit se populli ju ka bo lanet me mac e me mi dhe sa me shum ju te cirreni ac me shume zbuloheni para popullit .Drejtedia e re do bjere bi ju se shpejti .

    Përgjigju
    • Robi: 11/01/2019 20:19

      Nafije Dybeku Ba***lla plagjiatura Hijena Hundederrja në aksion, sa e uritur për gjak dhe e urryer kjo hijene politike që tremb fëmijët kur del para ekranit dhe bën thirrje për revolucion baxhellian të projektuar në Haremin Veror të Jales nga Nafije Dybeku Baxh***es që ka plagjiature diplomë

    • lsmailim: 11/01/2019 16:45

      Mbeshtes qind per qind parfolesin.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet