Protesta që duhej të ishte po nuk qe...

Protesta që duhej të ishte po nuk qe...

Skënder Minxhozi

Sonte Edi Rama është sërish kryeministër i Shqipërisë. Opozita dështoi pas pesë orësh proteste, në provën më serioze të viteve të fundit, për të rrëzuar kryeministrin. Megjithëse kishin deklaruar në mënyrë të përsëritur se protesta do ta mbante të bllokuar kryeministrinë derisa Rama të ikte, Basha, Kryemadhi dhe Berisha u detyruan të bëjnë një “prapakthehu” të fortë nga premtimi i tyre, duke e bërë faktikisht që të dështojë një protestë, e cila në fakt kishte pjesëmarrje masive.

Pak ditë më parë shkruanim se sfida kryesore e protestës nuk ishte data 16 shkurt, por dita pas saj, data 17 shkurt. Dhe 16 shkurti, duhet thënë, nëse shihet thjesht si një manifestim proteste i popullit opozitar, nuk është një dështim. Ajo që e klasifikon si të tillë protestën është ajo çka pasoi pas pesë orësh konfrontimi me policinë. Është mosarritja e qartë e objektivave politike të protestës, është premtimi i pambajtur për të provokuar largimin e kryeministrit dhe zgjedhjen e një qeveria teknike. Eshtë fakti që në 17 shkurt Shqipëria do të gdhihet me të njëjtën qeveri dhe sheshin para saj të boshatisur.

Protesta duhej të rrethonte kryeministrinë, por si e tillë kjo gjë u realizua vetëm në fotot e trukuara që qarkulluan në rrjetin social. Protesta premtoi të qëndrojë e palëvizshme para zyrave të Ramës, për të penguar hyrjen e tij në godinë, por edhe kjo dështoi në mënyrë flagrante. Pas kthimit nga Vlora, Edi Rama ka luksin të hyjë i qetë në zyrën e tij, kurse opozita mund të shohë edhe një herë me pezmatim sesi dështoi në ndërmarrjen e saj njëmujore për të bindur përkrahësit që të vijnë nga të katër anët e vendit “për të shporrur Edi Ramën”!

Si e tillë, protesta është edhe një provë tjetër serioze se mes retorikës së opozitës dhe pozitave të saj elektorale, përkrahjes reale që ka në popull, ka sot një hendek që vjen e thellohet. Është kjo mospërputhje që i bën liderët e opozitës rregullisht, që të shkojnë pak më larg me kërcënime e deklarata, sesa ç’janë realisht mundësitë konkrete që kanë për të destabilizuar qeverinë aktuale.

Nga ana tjetër, një notë e lartë vlerësimi i duhet dhënë sot policisë shqiptare dhe ministrit Lleshaj, të cilët bënë të mundur kontrollin ligjor të një eventi shumë delikat, duke kursyer jetët dhe shëndetin e të gjithëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ETHEM LALAJ: 18/02/2019 12:18

    Z.MINXHOZI.SI USHTARAK MADHOR PO JU THEM SE ME 16.02 MUND TE ISHIN VRARE MBI 10 VETA.DHE SB,LB,MK KETE PRISTE.POR RAMA UA DOGJI LETRAT PER NJE 21 JANAR TE DYTE.KY ESHTE TURPI PD+LSI & DREJTUESVE TE TYRE PERFSHI EDHE MEDJET KAZAN QE I MBESHTESIN ATO. -PUSHTETI MERRET ME VOT E JO ME DHUNE SIÇ VEPROI SALIMORTJA NE 97,98..NE 28 VITE. -RAMA KA GJITGE TE DREJTEN E ZOTIT QE TA DETYROI QE PD TE REFORMOHET PA SB,LB,MULIN,PALOQEN,STRAZON,BALLIUN E VOGEL..!ETJ.

    Përgjigju
  • TE: 17/02/2019 11:58

    Rrespekt per kete analist serioz.Me pelqeu shume etiketimi i avokat Ngjeles per protesten e djeshme,protestuan korrupsioni kunder korrupsionit.Ne po presim nje qeverisje te re ku gjithcka te zerohet dhe te filloje nga e para ku keta emrat e vjeter tju nderpritet mundesia per gjithe jeten nga politika dhe nga qeverisja e ketij populli me dekret.Shpresen e fundit e kemi tek Amerika per ne dhe femijet tane.

    Përgjigju
  • lela: 17/02/2019 07:22

    Nuk e di se pse nuk e propozojne per president zotin Minxhozi. Jane vene presidenta lloj e soj rrycash dhe nuk vihen njerez me vizion e me personalitet si zoti Minxhozi.

    Përgjigju
  • atdhetari: 17/02/2019 00:45

    ne kemi nje problem shume te madh ne shqiperi. kemi trafiqe dhe korrupsion, kemi kriminele qe vendosin fatin e vendit dhe popull qe vdes urie, klientelizem dhe nje pabarazi sociale te tejskajshme. Pra arsyet per te rrezuar nje qeveri jane te teperta. Problemi eshte se ato qe pretendojne te marrin pushtetin jane njlloj si ata qe jane ne pushtet por me njerzit e tyre. kane klientat e vet, kriminelet e vet te korruptuarit e vet etj etj. Ajo qe nuk kuptoj eshte se si ka mundesi qe gazetaret qe duhet te analizojne dhe te jene te paanshem dhe me etike opinioni dhe analize, sulmojne kriminelet e njerit krah dhe ngrisin ne qiell kriminelet e te korruptuarit e krahut tjeter. Pra duke pasur klase politike te qelbur, te korruptuar dhe kriminale i vetmi ze qe mund te jete drita e farit ne detin e trazuar, pra gazetaret cfare bejne? I bejne karshillek pales kriminale qe fiton konfliktin. Dhe kjo vlen edhe per ata gazetare qe sikur quhen te pavarur por qe te pavarur nuk kane as qenin e shtepise. Keshtuqe popull mjeran: nqs ke lindur i mjere do vdesesh i tille. Protesto sa te dush se ne fund te fundit je vetem vegel pa dinjitet i kriminelit te rradhes dhe qe blihesh shume me lire se gazetaret qe sikur jane zeri i popullit.

    Përgjigju
  • Robshi: 16/02/2019 21:38

    U versulen cakejte dhe lepiresit e oborrit me ANALizat e tyre...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Hyri në konsullatën iraniane dhe kërcënoi se do shpërthente veten me eksploziv, ja momenti i arrestimit të atentatorit

VIDEO/ Hyri në konsullatën iraniane dhe kërcënoi se do shpërthente veten me eksploziv, ja momenti i arrestimit të atentatorit