Protesta/ SHBA thirrje opozitës: Dhuna është e papranueshme, tubimi të jetë paqësor

Dy ditë para protestës së opozitës në datë 16 shkurt ka reaguar ambasada e SHBA në Tiranë. Selia diplomatike kërkon nga liderët e opozitës shqiptare që të refuzojnë dhunën dhe tubimi të zhvillohet në mënyrë konstruktive. Për SHBA-të, dhuna është e papranueshme.

"E drejta e qytetarëve për t’u mbledhur, për t’i bërë kërkesa qeverisë dhe për të protestuar për ndryshim pozitiv janë simbole të një shoqërie demokratike të lirë dhe të shëndetshme. Është një e drejtë që ushtrohet shpesh në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, kjo e drejtë duhet ushtruar paqësisht. Dhuna kundër njerëzve ose pronës është e papranueshme.

Ne iu bëjmë thirrje të gjithë atyre që janë përfshirë në protestën e së shtunës, dhe të gjithë udhëheqësve politikë shqiptarë, të refuzojnë dhunën dhe të sigurohen që protestat të zhvillohen paqësisht dhe në mënyrë konstruktive" thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA.

Gjithashtu, ambasada e SHBA-ve në Tiranë paralajmëron qytetarët e saj të kenë kujdes gjatë protestës së opozitës dhe të shmangin zonat; Qytet Studenti, Stadiumi Selman Stermasi dhe Zogu i Zi, ku pritet që të grumbullohen protestuesit dhe bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' ku do të zhvillohet tubimi.

Edhe Bashkimi Europian përmes ambasadorit, Luigi Soreca në Tiranë apeloi për një manifestim paqësor, pa dhunë (lexo ketu). Ndërkohë që Policia e Shtetit pak ditë më parë shprehu shqetësimin se në protestë mund të përfshihen individë me precedent penal që kanë për qëllim destabilizimin e vendit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ekspertët: Qytetarët dhe policët e Kosovës nuk u ndaluan në kufirin serb, por u rrëmbyen! Veprimi hakmarrës ndesh me marrëveshjet! Beogradi bëri autogol

Ekspertët: Qytetarët dhe policët e Kosovës nuk u ndaluan në kufirin serb, por u rrëmbyen! Veprimi hakmarrës ndesh me marrëveshjet! Beogradi bëri autogol