Pas disa ditësh protestash të dhunshme në kryeqytet, Qeveria e Gjeorgjisë njoftoi të enjten se do të tërheqë nga parlamenti projektligjin për kufizimin e mundshëm të lirisë së medias dhe shoqërisë civile.
Partia Ëndrra Gjeorgjiane dhe aleatët e saj përmendën "ndarjet në shoqëri" të shkaktuara nga ligji i propozuar si arsye për tërheqjen.
Projektligji, i cili kërkonte që mediat dhe organizatat joqeveritare që marrin mbi 20% të financimit të tyre nga burime të huaja, të regjistroheshin si "agjentë të ndikimit të huaj", nxiti protesta masive në Tbilisi, të cilat u shpërndanë me dhunë nga policia.
Anëtarët e Parlamentit Evropian Maria Kaljurand dhe Sven Mikser, të dy figura kyçe në marrëdhëniet me Gjeorgjinë, kritikuan ligjin e propozuar.
Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, ishtë zotuar se do të vendoste veto ndaj projektligjit.
Kritikët thanë se ky ligj pasqyronte legjislacionin rus që ka kufizuar punën e gazetarëve të pavarur dhe institucioneve demokratike atje.
Ndikimi rus është një çështje e ndjeshme në Gjeorgji. Rusia pushtoi Gjeorgjinë në vitin 2008, pas së cilës Moska njohu Osetinë e Jugut dhe një rajon tjetër, Abkhazinë, si vende të pavarura dhe vendosi mijëra ushtarë të saj në ato zona.
Më shumë se 60 media dhe grupe të shoqërisë civile u zotuan muajin e kaluar se nuk do ta respektojnë këtë ligj, nëse ai do të miratohej./ REL
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
11.4%
-
Të gabuar
83.7%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 3067
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Plas grushti mes deputetëve në Parlamentin e Gjeorgjisë
16 Prill, 07:21
-
VIDEO/ Luleshtrydhja e Fierit nën 50 lekë/kg! Fermerët në protestë, derdhin arkat në rrugë
30 Mars, 10:17
-
Brukseli në kaos, fermerët hedhin pleh organik në rrugë
29 Mars, 10:32
-
Fermerët grekë pushtojnë Athinën: “Pa ne, çfarë do të hani?”
20 Shkurt, 15:21
-
Mero Baze ironizon Berishën: Po i kërkojnë të marrë kallashin, por leje ka të shkojë deri në WC
20 Shkurt, 10:12
-
Rithemelimi thërret protetë nesër para kryeministrisë, mbi 1 mijë policë në gatishmëri, rrugët që do të bllokohen
19 Shkurt, 13:14
-
Protestat e ardhshme të PD-së, si ëndrrat tona kibernetike
4 Shkurt, 19:50
-
Qindra persona protestojnë në republikën ruse Bashkortostan, shkak dënimi 'i padrejtë' i një aktivisti
19 Janar, 21:37
-
VIDEO/ Protesta kundër masave ekonomike, mijëra protestues marshojnë në Argjentinë
28 Dhjetor 2023, 09:35
-
Report Tv sjell pamjet ekskluzive me dron, pak militantë në protestën e Berishës
27 Dhjetor 2023, 10:18
-
Seanca për vulën, Berisha protestë para Gjykatës së Lartë! Militantët bllokojnë e rrugën! Mbajnë ‘1 minutë heshtje’ para selisë së PS-së
27 Dhjetor 2023, 09:45
-
Vuçiç informon ambasadorin rus për protestën në Beograd
25 Dhjetor 2023, 11:12