Protestat e opozitës nisin në janar/ Dashamir Shehi në '45 minuta': Të rrëzojmë Ramën, zgjedhje të parakohshme

Protestat e opozitës nisin në janar/ Dashamir Shehi në '45 minuta': Të rrëzojmë Ramën, zgjedhje të parakohshme

Dashamir Shehi, kryetar i LZHK

Kryetari i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi është i ftuar në emisionin "45 minuta" në Report Tv me gazetarin Denis Minga. Shehi ka thënë se opozita do të nisë protestat në janar për të bërë që zgjedhjet të jenë të lira e të ndershme. Shehi tha se protestat që do të nisin kanë për qëllim organizimin e zgjedhjeve të parakohshme në vend. Shehi tha se kësaj here opozita do të tregojë se nuk ka nevojë për pushtet. I pyetur nëse opozita do të afrohet sërish tek skenari i një cadre në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, si në vitin 2017, Shehi tha se ky është një formalitet. Shehi foli edhe për raportet e tensionuara mes qeverisë dhe presidentit. Shehi tha se Meta nuk duhet të marrë flamurin e opozitës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:53
Ngërçi qeveri-presidencë/ Shehi: Meta, jo flamur i opozitës. Rama, ministër i Jashtëm, më mirë se Gent Cakaj

Dashamir Shehi ka një tjetër qëndrim në raport me ngërçin qeveri-presidencë. Shehi tha se kryeministri dhe presidenti kanë patur gjithnjë hatërmbetje, por sipas tij, Meta nuk mund të bëhet flamur i opozitës. “Meta dhe Rama kanë patur hatërmbetje. Uroj që t’i dalë për zot kushtetutës. Nuk mund të bëjmë flamur t opozitës presidentin. Nëse se ka dekretuar Cakajn duhet të ketë motive të tjera përtej atyre opozitare.  Kemi përfunduar në situatë groteske. Dje erdhi ministri italian dhe e priti ministri në largim. Nga ana politike, unë jam dakord që Rama të jetë ministër i jashtëm, shumë herë më mirë sesa Gent Cakaj. Zgjidhje politike dhe morale. Nga ana kushtetuese unë nuk e di. E kanë prodhuar, Rama me arrogancë por edhe pala tjetër mund të ketë gjynahet e veta.”-tha Shehi.

Ora 16:24
Shehi: Qeveria kalimtare mund të jetë teknike dhe politike

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi tha se opozita do të kërkojë një qeveri tranzitore që mund të jetë teknike dhe e përzierë me politikë. “Qeveria kalimtare, mund të jetë teknike dhe e përzierë me politikë. Jemi për sistem proporcional rajonal, por s’janë të gjithë dakord. Por jemi dakord të gjithë që të largohet Rama.”-tha Shehi.

Ora 16:23
A do të përsëritet skenari i çadrës së 2017? Shehi: Protesta do largojë Ramën, kemi dështuar një herë por nuk thyhemi

Dashamir Shehi, kryetar i LZHK, tha se opozita nuk thyhet se ka dështuar njëherë me largimin e kryeministrit Edi Rama në 2017 me krijimin e çadrës. Shehi tha se opozita “bie dhe ngrihet”, pasi kjo është jeta politike. Për modalitetet e protestës, dhe se a do të ketë sërish një çadër në Bulevard, Shehi tha: “Kjo protestë duhet të përfundojë me rezultatin e largimit të Ramës. Se kemi dështuar njëherë, s’thyhemi ne si opozitarë. Edhe po u thyem dy herë, kemi për detyrë të ngrihemi. Kjo është jeta opozitare, të biesh të ngrihesh derisa të japim alternativë. Kjo është jeta politike. Kjo është detyra e opozitës. Kjo i takon Bashës, atij i përket. Formula e protestës është modalitet. A do të ketë çadër apo jo, këto janë detaje.”-tha Shehi.

Ora 16:11
Shehi: Zgjedhje të parakohshme, duam qeveri tranzitore derisa të vihet normaliteti në vend

Aleati i Lulzim Bashës, Dashamir Shehi, tha se opozita do të nisë protestat për të arritur që të zhvillohen zgjedhje të parakohshme. “Efikase është protesta. Nuk ka më armë tjetër opozita. Ky parlament s’ka ndërmend të ndalë. Të huajt s’ndiejnë më shqetësim për kurrizin e shqiptarëve. Duan stabilitetin para demokracisë. S’po kërkojmë të bëjmë revolucion por të dalim në shesh si në Rumani, por që të kemi zgjedhje të lira e të ndershme. Kërkojmë një qeveri tranzitore, nuk themi që zgjedhjet e parakohshme të jenë nesër. Është në qasje tjetër. S’themi ngrihur prift të ulet hoxha. Do bojkotohen shumë gjëra, protestë që do të zgjasë. Protesta do të nisë në Janar. Nëse ishim të zotë do t’a ccojmë deri në fund. S’kemi pse na sqarojnë ambasadorët. Opozita nuk po kërkon pushtet në tavolinë.”-tha Shehi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 18/01/2019 07:11

    Me raki, salcë kosi dhe qepë do ta rrëzojë ky derdimeni..

    Përgjigju
  • Tironc: 17/01/2019 22:34

    Te dija pak me te zgjuar se luli mor derdimen. Ja e rezuat po pastaj do dali Edi dhe do tju rrezoje juve. Pse o pall cari me ju do merremi ne gjith jeten. Na iku jeta per shalesh me pislliqet tuaja or trap i lulit. Do me bo ner popullit ik e mos u duk mo tu dhon me. Jeni bo me keq se m*ti pas kepuce.

    Përgjigju
  • Erik: 17/01/2019 17:42

    Ju do beni te njejtin film qe bete me cadren kur Shqiperia priste hapjen e negociatave me BE-ne. Rames i hani mun ju, por inatin e keni me shqiptaret, s'doni t'u hapet drita jeshile per ne Europe se ju pelqen te jetoni ne kete gjirizin 30 vjecar kur beni c'te doni e s'ju prek kush me dore. Vota o derdimen vota vendos.

    Përgjigju
  • Tata: 17/01/2019 17:18

    Dasho thot nje fjal e popullit ..keni mesu si dhelpra mos topave te dashit .JO TE TUAT SE TE TUAT JANE THARE .PO DASHI I KOPES .

    Përgjigju
  • Marko: 17/01/2019 16:48

    Ramen duhet ta rrezojne ata qe jane me te mire se ai dhe jo ti me Saliun qe ka krime mbi kurriz. Duhen politikane te paster e me talent politikani. Ju te vjeterit me mire mos e nxirrni me fytyren se na I keni shpifur 28 vjet.

    Përgjigju
  • Tirona: 17/01/2019 16:43

    Te kom thon mos pi o toc, jo ti e kom qef rakin.O pallosh groshe po kush je ti qe do zgjedhje?Kur te vij data o toc prit nje her ke koh sa te dush vazhdo jepi me faqore rakije.Dasho mos harro mer nji brisk dhe shkum dhe jepi por kur te jesh esell se i pret bolet e di vet ti.SPAKU lale SPAKU do ti shkosh me cigare ne Rec Lulit Sales Mo es dhe 7%.

    Përgjigju
  • Delinquenti: 17/01/2019 16:29

    O dasho ik e futi nai pjat corb e è nji teke raki e masnej shofim è bojm

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sulmet e Metës ndaj Dumanit, Wisner: Shqetësuese, s'kanë vend këtu! Shqiptarët duan drejtësi dhe kjo është e qartë! Nuk angazhohemi me non-grata

Sulmet e Metës ndaj Dumanit, Wisner: Shqetësuese, s'kanë vend këtu! Shqiptarët duan drejtësi dhe kjo është e qartë! Nuk angazhohemi me non-grata